• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Preket Delta e Palasës/ Qeveria i fal 22 mijë metra katrorë të tjera tokë shtetërore kompanisë Gjikuria

20:39 : 19/09/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Qeveria ka zyrtarizuar dhënien edhe të një sipërfaqe shtesë prej 22 mijë metrave katrorë tokë shtetërore falas në bregdetin e Palasës për kompaninë Gjikuria, me qëllim ndërtimin e hotelit White Roads. Në korrik të vitit 2022, përmes një vendimi të posaçëm qeveria i kishte dhënë 9 mijë metra katrorë tokë shtetërore kësaj kompanie për realizimin e projektit. Por në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka ndryshuar vendimin e vitit 2022 duke shtuar dhe 22 mijë metra katrorë të tjera në të njëjtin vendit.

“Në fund të pikës 1 shtohen fjalët “… si dhe të disa pronave të llojit “kullotë”, me sipërfaqe totale 21 979.4 (njëzet e një mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë pikë katër) m2, në të njëjtën vendndodhje, në zonën kadastrale nr. 1739, me numra pasurie 68/49, 68/50, 68/51/3, 68/119/1, dhe në zonën kadastrale nr. 2863, me numër pasurie 30/158, sipas aneksit 1/1 dhe dokumentacionit të pronësisë, që i bashkëlidhen këtij vendimi,” thuhet në vendimin e qeverisë.

Në fakt vendimi për të shtuar sipërfaqen e tokës shtetërore që i falet kompanisë Gjikuria ishte marrë më parë në Komitetin e Investimeve Strategjike. Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave ka zyrtarizuar dorëzimin e sipërfaqes shtesë prej 22 mijë metrash. Kjo e çon në total sipërfaqen e tokës që kompania merr falas nga shteti nqë 3 hektarë ose 30 mijë metra katrorë.

Në zonën e Palasës kompania Gjikuria po realizon një resort turistik i konceptuar si një strukturë multidimensionale në tipologjitë e akomodimit dhe faciliteteve. Projekti parashikon ndërtimin e një hoteli me 190 dhoma, njësi për biznes & evente, sera me lule, ambiente sportive, hapësira për fëmijë, SPA, beach bar, kazino dhe njësi të tjera shërbimi. Qeveria thotë se me shtesën e re të sipërfaqes investimi total i kompanisë do të rritet nga 10 milionë euro në 21.3 milionë euro.

Lexo edhe:

Thyen xhamat e Bashkisë, i riu kundër lirimit të hapësirave publike në Korçë

Drafti i ri i Kodit Penal/ Vokshi: Manovër e Ramës për të kufizuar lirinë e fjalës

Tokë në zonë të mbrojtur?

Në prill të vitit 2022, kush e shpalli investimin si strategjik, Komiteti i Investimeve Strategjike theksonte se projekti i hotelit shtrihet në afërsi të monumentit natyror Delta e Përroit të Palasës. “Duke qenë se zona e plazhit që ka kërkuar subjekti ka tjetër formë menaxhimi pasi ndodhet në kufi të Monumentit Natyror “Delta e Përroit të Palasës”, masa mbështetëse e lejimit të përdorimit të brigjeve të detit si dhe zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit nuk mund të miratohet me vendim të veçantë nga Këshilli i Ministrave,” thuhej në vendim.

Por tashmë që shtohen dhe 22 mijë metra katrorë të tjera sipërfaqe, situata duket se ka ndryshuar. Në vendimin e qershorit të vitit të kaluar, Komiteti i Investimeve Strategjike shkruan: “Duke qenë se sipërfaqja ku do te zhvillohet investimi ndodhet në afërsi të Monumentit Natyror “Delta e Përroit të Palasës”, kategoria e III e zonave të mbrojtura, kërkohet që projekti i investimit:

1-Të mos prekë dhe cënojë MN “Delta e Përroit të Palasës”, por të zbatohen me kushtet e lejes mjedisore;
2-linjat elektrike, të ujësjellësit, të kanalizimeve dhe çdo linjë tjetër nuk duhet të shtrihen dhe prekin në sipërfaqen e Monumentit Natyror;
3-përgjatë kufirit me Monumentin, zhvilluesi të kryejë punime duke krijuar një brez të gjelbër miqësor me mjedisin (mbjellje pemësh e bordura me bare antieroziv);
4-punimet që do të kryhen në këtë zonë, do të monitorohen vazhdimisht nga AdZM-ja Vlorë duke bashkëpunuar me subjektin zhvillues.”

Ndërsa për përdorimin e brigjeve të detit dhe zonës përkatëse të plazhit, qeveria ja ka lënë topin në dorë Ministrisë së Turizmit.

“Duke qenë se koordinatat e përdorimit të bregut të detit që i referohen projektit, i përkasin formave të ndryshme të menaxhimit, autorizohet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me institucionet kompetente të përcaktojë sipërfaqet e mundshme të cilat mund të vihen në dispozicion të këtij projekti investimi si dhe regjimin ligjor respektiv sipas formave të menaxhimit apo rregullime të tjera ligjore,” shkruhet në vendimin e ri.

Pra, qeveria duket se autorizon Ministrinë e Turizmit që të gjejë rrugët për të anashkaluar problemin e monumentit natyror për t’i dhënë kompanisë akses në brigjet e detit dhe zonën e plazhit./ Kapitali.al

Etiketa: DeltaEdi Ramafal tokeGjikuriakompaniapreketqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Thyen xhamat e Bashkisë, i riu kundër lirimit të hapësirave publike në Korçë

19:17 : 02/08/2025
AKTUALITET

Drafti i ri i Kodit Penal/ Vokshi: Manovër e Ramës për të kufizuar lirinë e fjalës

18:24 : 02/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025
AKTUALITET

Ironia e Dervishit: Nuk është krim të tallesh me udhëheqjen, krim është ta marrësh seriozisht

20:52 : 01/08/2025
AKTUALITET

Reformat e Gonxhes/ Qeveria i heq taksat magazinave të Sokol Krajës me VKM të personalizuar

17:32 : 01/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Rama mbron Ulsiun: S’ka marrë pjesë në hartimin e draftit

13:24 : 01/08/2025
Para

Liga e Kampioneve/ Leverkusen turpëron Feyenoord, 4 gola në Holandë

TË GJITHA

Analiza e REL: Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

19:50 : 02/08/2025

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

19:27 : 02/08/2025

Thyen xhamat e Bashkisë, i riu kundër lirimit të hapësirave publike në Korçë

19:17 : 02/08/2025

Aksident në Korçë, një i plagosur

19:03 : 02/08/2025

Shkelet sërish afati, prej 3 vitesh Muzeu Arkeologjik në Durrës i mbyllur

18:54 : 02/08/2025

Kjo është drejtoresha e shkollës që u plagos nga djali i saj në Maqellarë

18:37 : 02/08/2025

“Nuk do e mbys, ka mbaruar Big-u”, Xheneta: Gjesti kur më sheh, ka frikë

18:26 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com