• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hendeku në prodhim, eksportet e ushqimeve në rënie, importet në rritje

11:19 : 19/09/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Deficiti tregtar në grupin e ushqimeve ka pësuar përkeqësim të fortë këtë teksa eksportet në vlerë kanë shënuar ulje të lartë dhe importet po rriten shpejt.

Të dhënat nga tregtia me jashtë tregojnë se sektori bujqësor po ndeshet me vështirësi për të plotësuar kërkesën e brendshme dhe të jashtme.

Të dhënat zyrtare nga tregtia e jashtme referojnë se eksporti i ushqimeve dhe pijeve alkoolike në vlerë shënoi rënie me 8.8% në janar -gusht 2024 dhe në të njëjtën periudhe importet u rritën me 9.1%.

Për 8 mujorin e këtij viti ekonomia humbi rreth 33 milionë euro të ardhura nga eksporti i ushqimeve dhe pijeve në raport me një vit më parë dhe gjithashtu ekonomia shqiptare nxori jashtë vendim më 1.4 miliardë euro për importin e ushqimeve 91 milionë më shumë se në 8 mujorin e vitit të kaluar.

Lexo edhe:

2.2 mln dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump

Këmbimi valutor 25 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Deficiti tregtar në grupin e ushqimeve dhe pijeve u zgjerua me 18 për qind në 8 mujor. Importet e ushqimeve ishin 3 herë më të lartë se eksportet. Ky raport në 8 mujorin 2023 ishte 2.5.

Rritja e importeve po kthehet në trend. Vitin e kaluar, Shqipëria importoi 1,1 milionë tonë ushqime, ose 102 mijë tonë më shumë se në vitin 2022, me rritje vjetore 10%. Të dhënat më të detajuara tregojnë se, rritja më e madhe e importeve gjatë vitit 2023 në sasi ishte për drithërat, ndërsa këtë vit për zarzavatet.

Importet po rriten nga zhvillimet në turizëm dhe nga reduktimi i prodhimit vendas, por sektori i turizmit nuk po ndikon pozitivisht në prodhimin vendas, pasi një pjesë e mirë e vlerave monetare po ikën sërish jashtë vendit për importin e lëndës së parë. Turizmi është në shans i mirë për bujqësinë nëse konsumi i tij lidhet me prodhimin.

Drejtuesit e njësive të agro-turizmit në vend vënë në dukje se oferta ushqimore ndaj turistëve duhet të jetë me prodhim vendas, pasi edhe kërkesa e tyre është e tillë. Turistët ndër të tjera kërkojnë receta tradicionale të bazuara në prodhim vendas. Por është e qartë se me zhvillimet aktuale në bujqësi, prodhimet tona nuk arrijnë të përmbushin kërkesën e turistëve, duke bërë që këta të fundit të bëhen shkak për rritjen e importeve.

Shqipërisë iu deshën gati dy dekada për të konsoliduar markën “Made in Albania”, e cila po shkatërrohet shumë më shpejt se sa u ngrit.

Kanalet e importit të ushqimeve janë rizgjuar dhe po intensifikohen, duke dekurajuar edhe më tepër fermerët dhe blegtorët të ushtrojnë profesionin e tyre. Zbrazja e fshatrave nga popullsia po tkurr sipërfaqet e mbjella në fusha në disa kultura dhe, nga ana tjetër, turizmi po nxit rritjen e kërkesës për produkte ushqimore. Për të plotësuar nevojat ushqimore, vendi po i drejtohet importit, i cili po rritet me shpejtësi kohët e fundit./Monitor

Etiketa: ekonomieksporteimporteturizemushqime

Lajme të lidhura

BOTA

2.2 mln dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump

09:03 : 25/07/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 25 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

08:18 : 25/07/2026
AKTUALITET

Bilanci i hidhur i investimeve strategjike

22:17 : 24/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

17:24 : 24/07/2026
AKTUALITET

“Flamingot” apo mungesa e vizionit, çfarë po e dëmton turizmin në Shqipëri?

16:00 : 24/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria, rekord në Europë për peshën e bar-kafeneve në ekonomi, e treta në raport me popullsinë

09:34 : 24/07/2026
Para

Liri Berisha homazhe në nder të Gerti Bogdanit: Në pozicionin e nënës dua të ngushëlloj prindërit...

TË GJITHA

10 vjet pas/ Reforma rehatoi vetëm Ekspertët e “Drejtësisë së Re”, gjyqet zgjasin “një jetë”

09:11 : 25/07/2026

2.2 mln dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump

09:03 : 25/07/2026

Fshihej në një ndërtesë të braktisur, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e gazetarit italian

08:44 : 25/07/2026

Sazani, Zvërneci, protestat dhe pushteti: Kush fiton, kush humbet dhe kush paguan faturën?

08:29 : 25/07/2026

Këmbimi valutor 25 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

08:18 : 25/07/2026

E shtuna me kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do të shkojnë temperaturat

08:09 : 25/07/2026

Horoskopi 25 korrik/ Një ditë me surpriza, mundësi dhe sfida për shenjat e zodiakut

23:08 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş