• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE: 160 milionë euro për Ukrainën nga pasuritë e bllokuara ruse

16:02 : 19/09/2024
në BOTA

Shefja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen do të udhëtojë në Ukrainë të premten pas vendimit të Brukselit për ndarjen e një ndihme të re prej 160 milionë eurosh, kryesisht për energjinë. Bashkimi Evropian vlerëson se rreth gjysma e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është shkatërruar nga sulmet ruse. Zonja von der Leyen thotë se shumica e fondeve do të sigurohen nga pasuritë ruse në BE që janë bllokuar për shkak të agresionit të Moskës. Shkatërrimet nga bombardimet e vazhdueshme ruse kanë dëmtuar sistemet e ngrohjes së shtëpive, spitaleve dhe shkollave, ndërsa temperaturat po ulen përpara dimrit të tretë të luftës.

Bashkimi Evropian thotë se Rusia duhet të paguajë për shkatërrimet që po shkakton në Ukrainë. Presidentja e Komisionit Evropian Urusula von der Leyen njoftoi sot në Bruksel se do të vizitojë Ukrainën të premten me zotimin e një ndihme të re prej rreth 160 milionë eurosh. Shumica e kësaj ndihme, sipas zonjës von der Leyen, vjen nga pasuritë ruse që mbahen të bllokuara në BE.

“Kjo përfshin 60 milionë euro ndihma humanitare për strehimore dhe ngrohëse, ndër të tjera. Vendimi gjithashtu përfshin rreth 100 milionë euro për riparime dhe energji të rinovueshme. Këto 100 milionë euro vijnë nga pasuritë ruse në Bashkimin Evropian”, tha zonja von der Leyen.

Me sulmet e vazhdueshme ajrore, Rusia ka nxjerrë jashtë funksionimit rreth 9 gigavat nga infrastruktura energjetike e Ukrainës, për të cilën zonja von der Leyen tha se ishte e barabartë me nevojat energjetike të tri shteteve baltike.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, një organizatë ndërqeveritare që vepron në mënyrë autonome me bazë në Paris, tha të enjten se Ukraina mund të përballet me një mungesë prej 6 gigavatësh këtë dimër pasi kërkesa maksimale për energji elektrike rritet.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 30 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

“Për shkak të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, dy të tretat e kapaciteteve të prodhimit të energjisë në Ukrainë u humbën. Ne po i afrohemi dimrit. Siç e dini, kur temperaturat ulen, kërkesa për energji rritet dhe kjo mund të jetë çështje kryesore për energjinë elektrike dhe ngrohjen në Ukrainë”, tha Fatih Birol, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Një e treta e hidrocentraleve të Ukrainës gjithashtu nuk funksionojnë. Gjatë konferencës së sotme shefja e BE-së gjithashtu njoftoi se një termocentral me karburant po çmontohet në Lituani për t’u dërguar në Ukrainë.

“Ndërsa flasim, një termocentral i plotë po çmontohet në Lituani dhe po dërgohet pjesë-pjesë në Ukrainë, me mbështetjen tonë. Ai do të rindërtohet më pas në Ukrainë. Kjo tregon gatishmërinë e shteteve anëtare për të mbështetur Ukrainën”, tha zonja von der Leyen.

Bashkimi Evropian gjithashtu njoftoi se do të rrisë eksportet për të furnizuar Ukrainën me energji elektrike./ VOA

Etiketa: euromilionaRusiUkrine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 30 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 30/10/2025
BOTA

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

15:15 : 29/10/2025
BOTA

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

08:20 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 29 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 29/10/2025
BOTA

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 28 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:06 : 28/10/2025
Para

Kur do të tërhiqet nga futbolli CR7? E zbulon Georgina

TË GJITHA

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com