• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali i diplomave në “Wisdom”, kolegji sfidon Ministrinë: Do të vijojmë mësimin!

15:49 : 18/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Hetimet e autoriteteve italiane të bëra publike nga mediat në Itali ishin një rrufe në qiell të pastër për kolegjin universitar “Wisdom” në Shqipëri, ku vetëm pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik kishin shpallur thirrje punësimi për staf akademik.

Me moton “Zgjidh Wisdom University”, Zgjidh të ardhmen”, ky institucion u ishte drejtuar edhe maturantëve për t’u regjistruar pranë tij gjatë fazës së aplikimit në universitete, duke i “joshur” me ofertat në të gjitha programet e studimit që ofron.

Ndërkohë, mbetet i paqartë ky proces i zhvilluar përgjatë muajve korrik-gusht 2024, pasi Ministria e Arsimit dhe Sportit, deklaroi të martën pas skandalit të shitjes së diplomave, se për vitin e ri akademik 2024-2025, nuk ka certifikuar kuota pranimi për “Wisdom”.

Lexo edhe:

Itali/ Trazira në burgun e Xhenovës! Dhjetëra të burgosur dalin jashtë qelive, dy oficerë të plagosur

Universiteti italian përfshihet nga flakët, nis me shpejtësi evakuimi i studentëve/ VIDEO

Një tjetër fakt që ngre hije dyshimi mbi aktivitetin e “Wisdom” lidhet me akreditimin e tij institucional. MAS deklaroi se “pas procedurave të ndjekura në kuadër të këtij procesi dhe verifikimeve të kryera përgjatë periudhës së kontrollit në këtë institucion, në përfundim të tij, grupi i punës, në korrik të këtij viti, ka përfunduar raportin final të kontrollit, duke konstatuar shkelje ligjore, gjatë ushtrimit të veprimtarisë akademike, administrative dhe financiare të Kolegjit Universitar Wisdom për periudhën e ushtrimit të kontrollit”, ndërkohë në një postim në faqen facebook të Kolegjit më 25 korrik 2024, shkruhet se ishte mbyllur me sukses vizita nga përfaqësuesit e ASCAL për akredimin e programeve master shkencor “Financë-Bankë”, Psikologji Klinike” dhe program profesional 2-vjeçar “Aistent social” .

Përmes një deklaratë për shtyp, Kolegji Universitar “Wisdom” sfidon Ministrinë e Arsimit, e cila paralajmëroi ndërmarrjen e veprimeve për mbylljen e tij.

“Kolegji Universitar Wisdom informon opinionin publik dhe mediatik se, që nga viti 2008, kur ka nisur veprimtarinë në fushën e arsimit, nuk ka shitur dhe nuk do të shesë kurrë diploma, as nuk ka prodhuar dokumente të falsifikuara.

Kolegji Universitar Wisdom vijon normalisht veprimtarinë akademike dhe i siguron të gjithë studentët e regjistruar në KU “Wisdom” se do ta ndjekin pa asnjë pengesë vitin akademik. Stafi akademik është plotësisht i përgatitur për një fillim cilësor të këtij viti akademik. Kolegji mbetet i përkushtuar ndaj standardeve më të larta të integritetit dhe arsimit cilësor”.

Kolegji Universitar “Wisdom”, ish Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Wisdom University” e ka filluar aktivitetin e tij në vitin 2006 bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 672, datë 27.09.2006. Në vitin 2008 u licencua si shkollë e lartë jo publike po me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.254, datë 27.02.2008, duke iu dhënë leja për zhvillimin e programeve të studimit të ciklit të parë me kohë të plotë në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Psikologjisë. Me Urdhër nr.412 datë 25.08.2011 të Ministrit të Arsimit është miratuar riorganizimi i Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Wisdom University” me dy fakultete, Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakulteti i Shkencave Ekonomike e Shoqërore.

Tre akredime

Akreditimi i parë institucional është bërë në vitin 2015 me urdhër të ministrit të Arsimit, Lindita Nikolla (2013-2017). Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrisë së Arsimit dhe Sportit akreditimin institucional me kusht të Shkollës së Lartë Universitare Private “Wisdom University”.

https://www.ascal.al/sq/bordi-i-akreditimit/vendimet-keshillit-te-akreditimit/vendim-nr-47-date-29-06-2015

Edhe pse ishin konstatuar problematika, në vitin 2017, “Wisdom” arrin të marrë akreditimin e dytë institucional me afat 3-vjeçar nga Bordi i Akreditimit që funksionon pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL).

Mes rekomandimeve të lëna nga ASCAL ishin: sigurimi i aksesit në të gjitha mjediset mësimore për studentët me aftësi të kufizuara; shtimi i sasisë së teksteve në bibliotekë për  stafin dhe studentët; përmirësimi i kurrikulave me qëllim lehtësimin e punësimit të studentëve; një strategji zyrtare për kërkimin shkencor, promovimi, koordinimi dhe menaxhimi i punës kërkimore shkencore; bashkëpunime me partnerë ndërkombëtarë si mundësi për të lehtësuar lëvizshmërinë e stafit dhe studentëve; programet e duhura softuerike për të mundësuar aksesin në të dhënat personale dhe burimet e duhura të mësimdhënies dhe mësimnxënies, dhe që ato të jenë të përshtatshme për çdo program studimi.

Vendimi i akredimit 2017

https://www.ascal.al/sq/bordi-i-akreditimit/vendimet/vendimet-e-mbledhjes-10-11-nentor-2017

Mes problemeve lidhur me standardet e cilësisë, në vitin 2020, Kolegji Universitar “Wisdom” merr akreditimin e radhës, këtë herë me afat 4-vjeçar, deri në datën 26.11.2024. Ekspertët e vlerësimit të cilësisë kishin konstatuar mungesën e një politike të qartë për të siguruar koherencë në programet e studimit duke ndërmarrë një vlerësim të përgjithshëm të treguesve cilësorë dhe sasiorë në lidhje me kapacitetet që kolegji disponon. Gjithashtu, në vendimin e akreditimit ishin lënë rekomandime për: përditësimin e strategjisë së kërkimit shkencor me fokus në shkëmbimin e stafit akdemik dhe studentëve, ndërkombëtarizimin e programeve të studimit (sidomos atyre të ciklit të dytë master i shkencave) dhe pjesëmarrje në projekte kërkimore ndërkombëtare; trajnimin e stafit akademik me metoda e reja në mësimdhënie, veçanërisht në lidhje me programet e studimit me karakter profesional; hartimin e një procedure të qartë për dhënien e bursave për studentët etj.

Vendimi i akredimit 2020

https://www.ascal.al/sq/bordi-i-akreditimit/vendimet/vendimet-e-mbledhjes-27-nentor-2020

Referuar të dhënave të publikuar anga vetë kolegji çdo vit pranë tij diplomoheshin 200 studentë. Ky kolegj ofron 14 programe të ndryshme studimi në bachelor, master shkencor dhe diploma profesionale në fushën e ekonomisë, drejtësisë dhe psikologjisë.

Etiketa: diplomat “Wisdom”Italikolegjimesimiministria e arsimitministrinësfidonskandali

Lajme të lidhura

BOTA

Itali/ Trazira në burgun e Xhenovës! Dhjetëra të burgosur dalin jashtë qelive, dy oficerë të plagosur

17:17 : 04/06/2025
BOTA

Universiteti italian përfshihet nga flakët, nis me shpejtësi evakuimi i studentëve/ VIDEO

13:15 : 04/06/2025
AKTUALITET

Punonjësi i postës në Itali nën akuzë për manipulim votash, bëri foto me fletët dhe e hodhi në FB

20:55 : 03/06/2025
AKTUALITET

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

13:05 : 03/06/2025
AKTUALITET

Teza e gjuhës së huaj u publikua pas nisjes së provimit, justifikohet Ministria e Arsimit: Nuk ndikon në proces

11:16 : 03/06/2025
AKTUALITET

Ndodh sërish! Publikohet në rrjete sociale teza e provimit të maturës

11:04 : 03/06/2025
Para

Partizani-Tirana, klubi i kuq publikon çmimet e biletave për derbin

TË GJITHA

Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë

08:06 : 05/06/2025

Temperatura të larta deri në 35 gradë, por priten edhe reshje shiu në disa zona

08:04 : 05/06/2025

Trump ndalon udhëtimet drejt SHBA për shtetasit nga 12 vende

08:02 : 05/06/2025

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

07:58 : 05/06/2025

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com