• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Disiplina i mbyll stadiumin dhe gjobit Laçin, e pëson edhe Elbasani

17:11 : 18/09/2024
në SPORT

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka ndëshkuar me 3 milionë lekë gjobë ekipin e Laçit, pas dhunës në ndeshjen ndaj Partizanit. Gjithashtu ekipi kurbinas do luajë 4 ndeshje pa tifozë ndërsa presidenti i klubit, Pashk Laska u dënua me 4 ndeshje pezullim.

Ndërkohë Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezje flakadanësh dhe mjeteve të tjera piroteknike si dhe kore dhe mesazhe fyese në përballjen kundër Tiranës, është gjobitur me 4 milionë lekë.

Nuk i kanë shpëtuar ndëshkimit edhe bardheblutë, të cilët janëgjobitur me një milionë lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

Në zbatim të nenit 58 të Rregullores së Aktivitetit, KF Laçi urdhërohet të dërgojë për miratim listën e zyrtarëve të cilët do të qëndrojnë në tribunë, tek delegati i ndeshjes, të paktën 48 orë përpara fillimit të çdo ndeshje deri në përfundim të dënimit.

Lexo edhe:

“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës

“Uria urbane ishte e madhe…”/ Dëshmia e Rulit për “Partizanin”: Ja biseda në zyrë me Albert Xhanin

Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 

Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezje flakadanësh dhe mjeteve të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezje flakadanësh dhe mjeteve të tjera piroteknike si dhe kore dhe mesazhe fyese, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë.

AF Elbasani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

KF Burreli, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos marrjes së masave për zbatimin e rregullave të lojës duke shkaktuar vonesa, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

Zyrtari i FK Pogradeci, Anesti Lipo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve, pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

FK Kukësi, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e ndeshjes, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur mjete piroteknike, në bazë të neneve 17/1/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Aleks Dedgjonaj të KF Burreli si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit Andrit Bici të KF Gramshi si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Etiketa: Komisioni i DisiplinesLaçiPartizani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës

10:06 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Uria urbane ishte e madhe…”/ Dëshmia e Rulit për “Partizanin”: Ja biseda në zyrë me Albert Xhanin

14:13 : 08/06/2026
AKTUALITET

“Disa prona nuk ishin regjistruar…”/ Gjyqi për “Partizanin”, zbardhet dëshmia e Violeta Shqevit

11:36 : 08/06/2026
SPORT

Përplasja mes ultrasve, dënohen me ndeshje pa tifozë dhe gjobë Elbasani dhe Tirana

12:09 : 12/05/2026
AKTUALITET

Ish-drejtori i klubit “Partizani” dëshmitar në gjyqin ndaj Berishës: Nuk mbaj mend gjë!

14:42 : 11/05/2026
SPORT

Tirana mund Partizanin dhe shpallet kampion, plas grushti në derbin e 18-vjeçarëve (VIDEO)

21:54 : 09/05/2026
Para

E konfirmuar/ Kiara Tito do të jetë moderatore e "Portokallisë": Një dëshirë e shprehur vite më parë

TË GJITHA

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026

Makina përfshihet nga flakët gjatë ecjes në Llogara

14:00 : 24/06/2026

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

13:33 : 24/06/2026

“Laertin e kam shok fëmijërie”/ Cllevio në GJKKO: Nuk kam dijeni për tritolin në lokalin e Noizyt

13:26 : 24/06/2026

Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen motër e vëlla

13:04 : 24/06/2026

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş