• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Protesta, kritika dhe thirrje! Analiza: Çfarë po ndodh me Ligjin e Punës në Kosovë?

19:27 : 17/09/2024
në Lajmet e Dites

“Qeveria e Kosovës po mbështet drejtpërdrejt vazhdimin e shkeljeve të të drejtave të grave dhe burrave”, tha Brikena Hoxha, drejtoreshë e Iniciativës Kosovare për Stabilitet. Më 16 shtator, Hoxha lexoi këtë deklaratë të përbashkët të Forumit Ekonomik të Grave gjatë protestës së thirrur kundër mospërfshirjes së Ligjit të Punës në kalendarin legjislativ për vitin 2024.

Nevoja për miratimin e ndryshimeve në Ligjin aktual të Punës është theksuar disa herë nga organizatat joqeveritare. Këtë vit, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi një raport, ku thuhet se nevoja për ndryshimin e ligjit është urgjente, pasi që “rastet e shkeljeve të të drejtave të punës vazhdojnë me një ritëm alarmues”.

Largime arbitrare nga puna, mungesa e kushteve dhe sigurisë në punë, mospagesa e kontributeve pensionale, ekonomia joformale, korrupsioni, mungesa e inspektimeve në terren… Këto listohen si disa nga problemet e shumta që ndikojnë në shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë, ku çdo vit ka disa raste të lëndimeve dhe vdekjeve në vendin e punës.

Por, me gjithë tentimet e shumta për ndryshim të Ligjit të Punës, ky ndryshim nuk është përfshirë në programin legjislativ të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për vitin 2024. Ligji aktual i Punës ishte miratuar në vitin 2010, prej kur Qeveria e Kosovës nisi t’i rregullonte marrëdhëniet e punës që më parë menaxhoheshin nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Që nga fillimi ka pasur kritika të shumta për përmbajtjen e këtij ligji. Dy herë ai ishte tërhequr nga rendet ditore të Kuvendit të Kosovës, me arsyetimin se kishte kosto të lartë buxhetore. Ndërsa, herën e tretë ka kaluar pak kohë pasi sindikalistët kanë kërcënuar me mospjesëmarrje në zgjedhje.

Lexo edhe:

Kosova ngre aktakuzë ndaj një burri të dyshuar për spiunazh për Serbinë

LVV i kërkon Kushtetueses ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe për nënkryetarin serb

Instituti GAP ka publikuar një analizë të Ligjit të miratuar të Punës qysh në qershor të vitit 2011, ku ka listuar disa probleme. Pushimi i lehonisë ka ngjallur reagimet më të shumta – për shkak të formës dhe buxhetit të ndarë për të – ndjekur nga puna e paraparë për Inspektoratin e Punës, i cili kishte numër të pamjaftueshëm inspektorësh.

Pushimi i lehonisë konsiderohej si problem kryesor i këtij ligji qysh në fillimet e tij. Në vitin 2012, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka formuar një grup punues për ta rishikuar pushimin e lehonisë, mirëpo në fund kjo iniciativë ka dështuar.

Qeveritë pasardhëse kanë premtuar gjithashtu ndryshime në Ligjin e Punës – përfshirë në vitin 2019, kur Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj e ka çuar atë në Kuvend. Atëkohë është propozuar që pushimi i lehonisë dhe ai prindëror të rregulloheshin me ligj të veçantë.

Por, rrëzimi i Qeverisë dhe procesi vijues zgjedhor kanë bërë që as këtë herë ligji të mos ndryshohej. Pastaj, në vitin 2020, kur Lëvizja Vetëvendosje ka marrë pushtetin për herë të parë, Ligji i Punës është përfshirë në agjendën legjislative dhe është krijuar një grup punues. Por, sërish rrëzimi i Qeverisë dhe procesi zgjedhor e kanë ndërprerë këtë proces.

Lëvizja Vetëvendosje fitoi sërish zgjedhjet në vitin 2021 dhe këtë herë mori pushtetin e vetme, pa pasur nevojë të bëjë koalicion me ndonjë nga partitë e tjera të mëdha politike. Ajo sërish e përfshiu Ligjin e Punës në agjendën legjislative të viteve 2021, 2022 dhe 2023. Madje, në vitin 2022, përveç një Ligji të ri të Punës ishte synuar edhe ndryshimi i Ligjit për Inspektoratin e Punës dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Në tetor të vitit 2022, Vesel Zhinipotoku, drejtor i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore në Inspektoratin e Punës, i ka thënë REL-it se “drafti i Ligjit të Punës tashmë është në ministri për të kaluar në procedurat e tjera ligjore”. Por, premtimet për ndryshimin e ligjit apo inicimin e një Ligji plotësisht të ri të Punës nuk u konkretizuan as në vitin 2024.

Sipas raportit të KDI-së për Ligjin e Punës, më 2 nëntor të vitit 2023 – gjatë një takimi me Kurtin dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) – Forumit Ekonomik të Grave i ishte thënë se projektligji i punës do të ishte i gatshëm për diskutim publik brenda pak javëve.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Qeverinë e Kosovës se pse në fund nuk u përfshi ky projektligj në agjendën legjislative për vitin 2024, por nuk mori përgjigje. Problemi kryesor shihet te barra që bie mbi shpatullat e bizneseve kosovare për pagesën e pushimit të lehonisë. Punëdhënësi parashihet ta paguajë 70 për qind të pagës së punëtorit për gjashtë muajt e parë, ndërsa Qeveria i mbulon tre muajt e ardhshëm në vlerën prej 50 për qind të pagës mesatare. Tre muajt e fundit të pushimit të lehonisë janë pa pagesë.

Përveç barrës mbi punëdhënësit, strukturimi i pushimit të lehonisë është kritikuar edhe pasi që nuk jep mundësi që edhe babai të ketë pushim prindëror. Aktualisht, ligji parasheh që babai t’i ketë dy ditë pushim me pagesë dhe e ka opsionin t’i marrë edhe dy javë pushim pa pagesë.

KDI-ja liston edhe disa probleme të tjera në këtë ligj, përfshirë: mbrojtjen e pamjaftueshme për punëtorët me orar të pjesshëm, mungesën e ndëshkimeve për punëdhënësit që nuk regjistrojnë punëtorët qysh në ditën e parë të punës dhe mundësitë që punëdhënësi t’i japë punëtorit kontratë të përkohshme në mënyrë të përsëritur për deri në dhjetë vjet.

Ligji kritikohet edhe si i “stërvjetërsuar”, pasi që nuk parasheh trende të reja, si puna nga shtëpia, puna hibride (nga shtëpia dhe nga zyra) dhe çështja e kontratave të punës për punëtorët e kompanive jashtë shtetit.

Ndryshime në këtë ligj ka rekomanduar edhe Bashkimi Evropian në Raportin e fundit të Progresit, të publikuar në fund të vitit 2023, në mënyrë që ky ligj të jetë në linjë me direktivat e BE-së. BE-ja specifikoi veçanërisht Direktivën për Balancimin mes Punës dhe Jetës, që synon ta përmirësojnë pushimin familjar dhe mundëson kushte më fleksibile të punës. Forumi Ekonomik i Grave ka paralajmëruar që, nëse kërkesat e tij nuk marrin vëmendjen e Qeverisë së Kosovës, “do të reagojë edhe me metoda të tjera”, por pa specifikuar se me çfarë./ REL

Etiketa: kosovendertim

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova ngre aktakuzë ndaj një burri të dyshuar për spiunazh për Serbinë

10:38 : 11/09/2025
RAJONI

LVV i kërkon Kushtetueses ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe për nënkryetarin serb

14:18 : 10/09/2025
RAJONI

Komplikime gjatë lindjes, 31-vjeçarja vdes në QKUK disa ditë pasi humbi foshnjën

18:36 : 09/09/2025
RAJONI

Osmani: Kuvendi nuk mund të bllokohet për një nënkryetar

12:59 : 09/09/2025
RAJONI

Lëvizja Vetëvendosje propozon sërish Albin Kurtin për kryeministër

12:31 : 07/09/2025
RAJONI

Vrasje me armë zjarri në Kosovë, viktima dhe autori ndodheshin brenda një makine (EMRAT)

21:52 : 06/09/2025
Para

Elon Musk drejt rrugës për t’u bërë së shpejti trilioneri i parë në botë

TË GJITHA

Horoskopi/ Ky është parashikimi i yjeve për ditën e premte, 12 shtator 2025

22:58 : 11/09/2025

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

22:56 : 11/09/2025

Shqipëria me një ministër robot/ Reuters: Rama nuk sqaroi rreziqet nga manipulimi

22:46 : 11/09/2025

Arrestimi i Veliajt/ Kristaq Kume: Këshilli Bashkiak nuk e kreu detyrën e tij sipas ligjit

22:33 : 11/09/2025

Polonia dislokon 40,000 trupa në kufirin me Bjellorusinë dhe Rusinë

22:29 : 11/09/2025

Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi

22:18 : 11/09/2025

Emërimet e ministrave të rinj, Lubonja: Kriteri i Ramës, ‘kush është më i binduri’!

22:09 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com