• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kompania e Armand Lilos përfundon në GJKKO! Kërkon të heqë sekuestrot e SPAK për 5 apartamente

16:53 : 17/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Kompania “Arlis Shpk”, e cila rezulton të jetë në emër të Armand Lilos, i njohur si kunati i Fatmir Xhafajt, ka përfunduar në dyert e Gjykatës së Posaçme.

Sipas burimeve të “Ora News”, Arils ndërtim kërkon të marrë 5 apartamente, të cilët janë sekuestruar ish-shefit të Operacionales Oltion Bistri.

Sipas argumentimit, kontrata e blerjes me Bistrin ka qenë prishur përpara se ai të binte në prangat e policisë.

Në argument shtohet se kompania “Arlis Ndërtim” pretendon se Bistri kishte porositur 5 apartamente në ndërtim, madje kishte bërë edhe pagesën, por që pas disa kohësh pretendoi përfaqësuesi ligjor i kompanisë, kërkoi prishjen e kontratës pasi nuk donte t’i blinte apartamentet dhe kontrata ishte zgjidhur.

Zbulimi i këtyre apartamenteve u bë nga SPAK gjatë gjurmimit të pronave të ish-drejtuesit të Policisë së Shtetit.

Lexo edhe:

Emërimet e ministrave të rinj, Lubonja: Kriteri i Ramës, ‘kush është më i binduri’!

Abilekaj: Kabineti i Ramës, një tufë papagajsh, sekretarë të bindur e pa profil politik

Seanca në GJKKO u shty këtë të martë për më 1 tetor në orën 12:00, pas kërkesës së përfaqësuesve të kompanisë për t’u njohur me aktet, ndërkohë që pretenduan se sekuestrot e SPAK-ut janë vënë gabimisht dhe se duhet të hiqen.

  • Kush është Oltion Bistri

Oltion Bistri sipas dosjes hetimore ishte drejtuesi i strukturës më të rëndësishme të përgjimeve në Policinë e Shtetit, ndërkohë që bashkëpunonte me grupet kriminale.

Emri i tij u zbulua falë deshifrimit nga ana e autoriteteve të drejtësisë belge dhe hollandeze, të komunikimeve të realizuara përmes shërbimit të koduar Sky EncroChat, të cilat iu dorëzuan Prokurorisë së Posaçme. Në njoftimin zyrtar, prokuroria bëri të ditur se “nga hetimet e kryera dhe provat e administruara është evidentuar se që nga viti 2015 e në vijim i hetuari Oltion Bistri dhe familjarët e afërm të tij kanë kryer disa transaksione të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme”.

Ish oficeri i lartë i policisë, Bistri ka një eksperiencë të gjatë në polici, ku ka mbajtur disa poste me rëndësi. Forcat operacionale të cilat ai drejtoi deri pak ditë përpara arrestimit janë ndër strukturat më të rëndësishme të cilat kryejnë mes të tjerash dhe përgjime ambientale për llogari të prokurorisë. Bistri dyshohet se u ka ofruar elementëve kriminalë, informacione të cilat ai i siguronte për shkak të detyrës.

Gjatë operacionit që çoi në arrestimin e tij, në pranga përfundoi dhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Xhevair Lita, ish punonjës policie, emra të njohur të botës së krimit si dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka. Ky i fundit dyshohet të jetë përfshirë në një vrasje.

Emri i biznesmenit Gjoka, është lakuar shpesh në mjediset politike, pasi opozita e ka akuzuar atë si një person të përfshirë në blerje votash në favor të partisë socialiste. I angazhuar më parë në lojërat e fatit, në korrik të vitit 2021 kompanisë së tij Imperial Group, iu dha statusi i investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti turistik në Velipojë, me një vlerë prej 52 milion eurosh. Investim i cili nuk rezulton të ketë nisur ende.

  • Përgjimet dhe komunikimet me Ervis Martinajn

Panorama ka siguruar detaje nga dosja e SPAK, që çoi në pranga biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-drejtorin e Forcave Operacionale, Oltion Bistri, prokurorin Xhevahir Lita dhe ish-shefi i Krimit të Organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbega.

Burime për Panorama bëjnë me dije se Oltion Bistrit, sipas dosjes së SPAK, i janë zbuluar komunikime me Ervis Martinajn. Ish-drejtori i Lezhës dhe Durrësit i jepte Martinajt informacione, edhe për aksionet që bëheshin për kapjen e tij.

Ndërkohë për sa i përket vrasjes së Gjin Ndojt rezulton se Pëllumb Gjoka ka komunikuar me Ardit Hasanbega duke e pyetur nëse ka prova.

Pëllumb Gjoka: Çfarë ishte ajo që ndodhi mbrëmë?

Ardit Hasanbega: Ja po hetojmë…

Pëllumb Gjoka: keni gjetur prova.?

Ardit Hasanbega: Po disa, të vogla…

Pëllumb Gjoka: Lëre mos u merr më me të.

Ndërkohë për sa i përket Prokurorit të Kukësit, Xhevahir Lika mësohet se Pëllumb Gjoka komunikonte me të. Prokurori mësohet se ndërhynte në proceset ndaj Bajrajve duke u pushuar akuzat apo mbyllur hetimet. Gjithashtu ndërhynte edhe tek procese të tjera që nuk i kishte vetë.

Etiketa: apartamenteArmand LilosEdi Ramandertimqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Emërimet e ministrave të rinj, Lubonja: Kriteri i Ramës, ‘kush është më i binduri’!

22:09 : 11/09/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Kabineti i Ramës, një tufë papagajsh, sekretarë të bindur e pa profil politik

22:00 : 11/09/2025
AKTUALITET

Bardhi: Balluku kërcënon me një grup të fuqishëm kriminal Ramën dhe SPAK-un

21:33 : 11/09/2025
AKTUALITET

Nesho kritikon kabinetin e Ramës: Shmang SHBA-në dhe rikthen axhendën Soros

21:30 : 11/09/2025
AKTUALITET

“Kjo është qeveria personale e Ramës, jo e PS-së”/ Bushati: Fituesja e madhe, Belinda Balluku!

21:17 : 11/09/2025
AKTUALITET

Burimi: Rama masakroi live dy ministra, Balluku është në qeveri prej Dubait

19:15 : 11/09/2025
Para
SEANCE E KOMISIONI TE LIGJEVE - Kryetarja e komisionit parlamentar per Ceshtjet Ligjore, Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka duke folur gjate nje seance te te njejtit komision ku eshte disktuar ku eshte disktuar mbi marreveshjen e qeverise me kompanine Eagle Hills Real Estate Development ne lidhje me projektin e investimit strategjik "Marina & Jahtet e Durresit"./r/n/r/nSESSION OF THE LAWS COMMITTEE - The chairwoman of the parliamentary committee for Legal Affairs, Public Administration and Human Rights, Klotilda Bushka, speaking during a session of the same committee where the government's agreement with the Eagle Hills Real Estate Development company regarding the strategic investment project "Marina & Yachts of Durres" was discussed.

Shorti nxjerr një kandidat për KLGJ, gara për KLP futet në ngërç

TË GJITHA

Horoskopi/ Ky është parashikimi i yjeve për ditën e premte, 12 shtator 2025

22:58 : 11/09/2025

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

22:56 : 11/09/2025

Shqipëria me një ministër robot/ Reuters: Rama nuk sqaroi rreziqet nga manipulimi

22:46 : 11/09/2025

Arrestimi i Veliajt/ Kristaq Kume: Këshilli Bashkiak nuk e kreu detyrën e tij sipas ligjit

22:33 : 11/09/2025

Polonia dislokon 40,000 trupa në kufirin me Bjellorusinë dhe Rusinë

22:29 : 11/09/2025

Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi

22:18 : 11/09/2025

Emërimet e ministrave të rinj, Lubonja: Kriteri i Ramës, ‘kush është më i binduri’!

22:09 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com