• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Godinat e ministrive do të kthehen në kulla? Rama njofton ngritjen e kompleksit qeveritar

11:37 : 17/09/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në hapjen e një konkursi ndërkombëtar, ku 10 studio arkitekturore do të paraqesin idetë për 4 projekte te reja, që do të shërbejnë për zyrat e reja të administratës shtetërore.

Gjatë deklaratës së tij, Rama njoftoi ngritjen e një kompleksi qeveritar, teksa sipas kreut të qeverisë, disa nga godinat aktuale të institucioneve kërkojnë kosto të mëdha mirëmbajtjeje dhe miliona euro qira vjetore.

Rama deklaroi se disa prej godinave, ku me shumë mundësi iu referua godinave të ministrive në qendër të Tiranës, nuk ofrojnë ambiente të përshtatshme për ambiciet e tyre, pasi janë të vjetra.

Ndërkohë, Rama tha më tej se paguan miliona euro qira vjetore për godinat e institucioneve shtetërore, ku u duk si një justifikim absurd, pasi godinat e ministrive janë prona shtetëtore, ndërkohë që paguan për pika të tjera të shpërndara në të gjithë Shqipërinë për shërbimet ndaj qytetarëve, siç janë pikat e Postës, por ato nuk ka se si t’i mbledhë në një godinë të vetme.

Ky projekt i ri i qeverisë duket se do të marrë nga buxheti i shtetit qindra miliona euro, ndërkohë që nuk dihet se çfarë do të bëhet me godinat që janë aktualisht në funksion të administratës shtetërore.

Lexo edhe:

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

Me shumë mundësi, godinat e ministrive të cilat ndodhen në qendër, do të shemben për t’u kthyer në kulla, duke iu referuar edhe deklaratës së kryeministrit pak kohë më parë se do të shtojë kullat në kryeqytet.

“Janë 10 finalistë të ndarë në 2 grupe, 5 për çdo grup, që përballë jurisë ndërkombëtare do të prezantojnë projekt idetë e tyre lidhur me 4 zhvillime të rëndësishme, të cilat janë 4 zhvillime që i hapin rrugë një faze të re, një qasje të re dhe pa diskutim edhe një roli të ri të shtetit në raport me pronën publike.

Aktualisht sot për ta bërë të qartë për të gjithë ata që nuk janë të informuar në brendësi lidhur me këtë nisëm, institucionet publike paguajnë disa miliona euro në vit qera, për të ushtruar aktivitetin e tyre në mjedise që janë larg së qeni të denja për ambicien tonë të Shqipërisë 2030, janë larg së qenit të denja për atë çka meritojnë qytetarët të cilët shërbehen nga këto institucione, janë larg së qenit të denja për  kushtet në të cilat në fakt duhet të punojnë shërbëtorët e shtetit. E përveçse janë miliona e miliona euro që shkojnë çdo vit për qera, janë një sërë institucionesh që vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre në godinat të cilat nuk kanë asnjë lloj vlere të asnjë natyre. Jo vetëm që nuk kanë asnjë vlerë arkitektonike, por paraqesin edhe probleme te vazhdueshme mirëmbajtje si rezultat i të qenit godina të vjetra të trashëguara nga periudha komuniste dhe njëkohësisht të përdorura për qëllime të reja që nuk përshtaten fare me ato mjedise.

Faktikisht sot arkitektet janë thirrur të në ofrojnë idetë dhe projektet e tyre për të na dhënë mundësinë të ndërtojmë një kompleks të madh qeveritar, i cili do të akomodojë një numër të konsiderueshëm institucionesh dhe nga ana tjetër edhe një tjetër godinë publike ku do të akomodohen të tjera institucione që janë sot në nevojë të madhe për të pasur një vend të denjë për të gjitha kërkesat e tyre. Faktikisht ajo që do të ndodhë falë agjencisë në fjalë, pra Korporatës Shqiptare të Investimeve është që shteti nuk do të dorëzojë më prona ashtu siç i ka dorëzuar në të shkuarën tek privatët, por do të futet në një rol po aq aktiv si përfaqësues i pronës së vet përmes AIC për të nxjerrë nga shfrytëzimi i pronave publike, të mira publike dhe natyrisht edhe për të nxjerrë përfitime financiare për vetë shtetin që do të shërbejnë për investime të mëtejshme.

Shteti vendos në dispozicion pronat publike dhe më pas fton në konkurs investitorë vendas e të huaj për ndërtimin e projekteve, nga ku shteti do të përfitojë si pronar i truallit një infrastrukturë të re për institucione publike që ende rrinë në mjedise me qira apo ende nuk e kanë selinë e tyre të shekullit të ri, si për shembull Biblioteka Kombëtare.”, – tha Rama.

Studiot pjesëmarrëse në konkurs:

ANDREA CAPUTO (Itali) dhe SO-IL (USA)
COLDEFY (Francë)
EMBT Architects (Spanjë)
SNOHETTA (Norvegji)
ZAHA HADID Architects (UK)
ARCHI-TECTONICS (USA)
ARCHITECTURE STUDIO (Francë)
BAUKUH (Itali)
COOK RESEARCH (Angli)
MAD Office (SHBA)

Etiketa: Edi Ramakompleks qeveritarkullaministrite

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

18:27 : 25/10/2025
AKTUALITET

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025
AKTUALITET

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

14:02 : 25/10/2025
Para

Von der Leyen zgjedh sllovenen Marta Kos komisionere të Zgjerimit

TË GJITHA

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025

EMRAT/ Albin Kurti prezanton kabinetin qeveritar

12:05 : 26/10/2025

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

11:33 : 26/10/2025

Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, ja zonat më të rrezikuara

11:23 : 26/10/2025

Aksident tragjik/ 19-vjeçari përplas për vdekje me automjet një grua në Kavajë

11:06 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com