• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rikthehet projekti për ndërtimin e dy HEC-eve në Gurë të Bardhë, banorët e kundërshtojnë

17:25 : 14/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Banorët e fshatit Guri i Bardhë në njësisë administrative Xibër të Klosit u mblodhën dje për të marrë pjesë në një dëgjesë publike të njoftuar nga kompania ‘Gealb Energy”.

Kompania planifikon të ndërtojë dy hidrocentrale të vegjël me përrenjtë e zallit të Gujës dhe të Dishit.

Mirëpo, edhe pse njoftimi publik ishte kryer në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, përveç banorëve, asnjë përfaqësues nga kompania apo nga institucionet përkatëse nuk u paraqit në dëgjesë.

“Për këtë duhet të ishin njoftuar kryepleqtë e fshatit, duhet të ishte njoftuar njësia bashkiake, duhet të kishte marrë pjesë koncensionari, bashkë me ekspertët që kanë bërë studimin për ndërhyrjet në mjedis. Sikur e shihni këtu s’ka asgjë. Jemi 100% kundër. I bëjmë thirrje koncensionarit, le të tërhiqen, mos të vijnë këtu të na shqetësojnë më. Mendimin tonë e kanë shumë të pastër. Me peticion, me firma me të gjitha. Ju lutem na lini rehat në punën tonë, ne kemi qejf ta bëjmë këtë vend turistik, jo industrial”,- u shpreh Astrit Laçi, banor i fshatit.

Resul Baleta, kryetar i fshatit u shpreh se nuk kanë marrë asnjë informacion zyrtar nga bashkia se do të ketë dëgjesë publike. Ndërsa theksoi se do të kundërshtojnë gjithmonë ndërtimin e HEC-eve në këtë zonë.

Lexo edhe:

Ndërpritet numërimi në Klos/ Largohen komisionerët e PD: Ka shkelje

Shtruan asfalt elektoral, shpallen në kërkim administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa”

“Ne jemi mbledhur për t’u kundërpërgjigjur, nuk na hyjnë në punë HEC-et. Shumë njerëz thonë ti lemë të bëhen HEC-et se na rregullohen rrugët. Ne nuk po i duam fare ato. Më mirë po rrimë në këtë mizerje qe jemi se sa të bëjmë ndërhyrje në eko mjedis dhe nipërit tonë, mbesat tona të na mallkojnë brez pas brezi”,-deklaroi Resul Baleta.  

Kompania “Gealb Energy” i ka nisur planet për të ndërtuar HEC-e në këtë zonë që prej vitit 2020, pas marrjes së lejes nga Ministria e Infrastrukturës. Mirëpo, nuk arriti të marrë dot leje mjedisore pasi ishte në shkelje të procedurave.

“Ministria e Mjedisit ka dhënë opinion negativ, pra nuk ka dhënë leje, pasi janë konstatuar shkelje edhe në procedurë të zhvillimit të dëgjesave, por edhe me pasojat që mund të ketë në mjedis. Çfarëdo që ti bëni kësaj zone këtu, kjo është një zonë pothuajse e virgjër. Çdo ndërhyrje aty do të jetë një disekuilibrim i mjedisit. Është terren mjaft i pjerrët, mjaft i vështirë dhe jo vetëm fadromat, por aty do të jetë nevojë për eksploziv, për hapjen e rrugëve të aksesit në hidrocentral, nuk është e thënë aty ku vendoset turbina”,- deklaroi Olsi Nika nga organizata mjedisore “Eco Albania”.

Sipas tij, nga historiku se si janë ndërtuar hidrocentralet e tjera në Shqipëri, nuk është çudi që dëgjesa publike e planifikuar me banorët e Gurit të Bardhë të jetë duke u zhvilluar gjëkund tjetër.

“Të jeni të bindur që kjo dëgjesë publike është duke u zhvilluar diku gjetkë, ndoshta edhe në Tiranë. Edhe me banorë që nuk janë fare banorë. Edhe me persona që mund të mos jenë fare në këtë jetë. Edhe pastaj firmosen letrat ashtu siç firmosen. Kjo na detyron pastaj që të ndjekim rrugën e gjatë, siç ne si Eco Albania e kemi bërë dri në hallkat e procesit të ankimimit gjyqësor”,- u shpreh Olsi Nika.

Guri i Bardhë, Klos

Fshati Guri i Bardhë është klasifikuar edhe si një nga 100 fshatrat turistikë dhe sipas banorëve dëmet në mjedis do të jenë të pariparueshme nëse HEC-et ndërtohen.

“Gjëja kryesore është erozioni që do të shkaktojë shkatërrim të pronave, të tokave dhe komplet shkatërrimi i natyrës. Unë besoj se gjithë ky gjelbërim i Gurit të Bardhë s’do të jetë më sepse do të mbulohet nga mjegulla. Po ta shikosh nga mënyra e strukturës së luginës i bie që të gjithë erërat e aHEC-i të parë të kthehen në këtë drejtim ku janë edhe vendbanimet e Gurit të Bardhë, që do të krijonte një kalbje komplet të vendit”,- u shpreh Isa Lila banor dhe njëkohësisht inxhinier gjeolog.

Për Lavdrim Xirën, mohimi i lejes mjedisore ka edhe një tjetër arsye.

“Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit kur bënë refuzimin e lejes mjedisore, në përshkrim thuhet se HEC-i 1 e merr ujin 15 metra brenda zonës së mbrojtur, peizazh i mbrojtur Bizë-Martanesh. I gjithë uji që është në zonën e mbrojtur në krahun tjetër devijohet. Pas devijimit normalisht do hapen me eskavatorë gjithçka. Kjo është çmenduria më e madhe që unë shoh në një strukturë të tillë”,- tha Lavdrim Xira, banor dhe aktivist mjedisor.

Më shumë se katër vite më parë, kur banorët kundërshtuan prej fillimit ndërtimin e HEC-eve në këtë zonë ata iu drejtuan me një peticion institucioneve përkatëse, ndërsa mblodhën më shumë se 300 firma kundërshtuese nga banorët e fshatit Guri i Bardhë dhe Petralbë.

“Ne do të ngujohemi, do të izolohemi sepse ne në fshat nuk kemi industri, jetojmë me bujqësi dhe blegtori. Që do të thotë se banorët e Gurit të Bardhë shkojnë me bagëtitë e imta lart dhe duhet ta marrin kovën e ujit dhe kalin me vete. Sepse atje nuk ka ku të pijë ujë më bagëtia. Kjo do të thotë që ne të certifikojmë veten refugjat në vendin tonë. Dhe të jesh refugjat në vendin tënd kur ky premton 100 fshatra turistikë dhe aktualisht kemi 100 qirinj me drita fikur”,- u shpreh Haxhi Llupa, një tjetër banor i fshatit.

Ata mbeten të vendosur për ta kundërshtuar këtë projekt, ndërsa kërkojnë investime infrastrukturore sikurse asfaltimi i rrugës me qëllim që ti shërbejë turizmit.

/Erisa Kryeziu/ Citizens

Etiketa: banoretGealb EnergyGuri i BardhëHECKloskompania

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndërpritet numërimi në Klos/ Largohen komisionerët e PD: Ka shkelje

15:12 : 12/05/2025
AKTUALITET

Shtruan asfalt elektoral, shpallen në kërkim administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa”

17:45 : 10/05/2025
AKTUALITET

Banorët e Lenies në Gramsh në protestë: Punimet për hidrocentralet na lanë pa rrugë dhe ujë!

22:16 : 09/05/2025
AKTUALITET

Ende asnjë gjurmë nga Ardit Beshiri, vijnë në ndihmë Forcat e Sigurisë së Kosovës

10:43 : 07/05/2025
AKTUALITET

PSD: Benet Beci do t’i japë administrimin e plazhit të Velipojës kompanisë së lidhur me gruan e tij

17:14 : 06/05/2025
AKTUALITET

Humbi jetën teksa po punonte me fadromë, ende asnjë shenjë nga trupi i 29-vjeçarit në Klos

10:19 : 06/05/2025
Para

Leverkusen bën detyrën ndaj Hoffenheim, kampionët rikthehen te fitorja

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com