• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

DW: Pse Scholz doli nga vetja gjatë prezantimit në Bundestag

22:49 : 12/09/2024
në BOTA

Olaf Scholz është një njeri i qetë, të cilin është e vështirë ta nevrikosësh. A mundet ai të dalë jashtë kontrollit, të ngrejë zërin apo të jetë emocional? Ndodh shumë rrallë, që kancelari socialdemokrat të devijojë nga linja e tij e qetë, profesionale dhe e arsyeshme.

Krejt ndryshe ishte prezantimi i tij në Bundestag (11.09.2024) gjatë të ashtuquaturit debati i përgjithshëm. Ky debat zhvillohet gjithmonë javën e diskutimit të buxhetit, kur parlamenti mblidhet të konsultohet për buxhetin e vitit pasues. Qeveria dhe opozita e shfrytëzojnë këtë seancë për debate të përgjithshme edhe lidhur me punën e qeverisë.

Sulme të ashpra verbale
Bilanci nga këndvështrimi i opozitës, sikurse edhe pritej, ishte mizerabël. “Eshtë Gjermania sot më e sigurtë se më 2021? Jo. Eshtë Gjermania sot më e aftë për konkurrencën se më 2021? Jo. Eshtë Gjermania sot politikishht më e qëndrueshme se më 2021? Jo”. Kështu e hapi debatin Alexander Dobrindt, kryetari i grupit parlamentar të konservatorëve bavarezë të partisë kristiansociale (CSU). “Koalicioni nuk është koalicion i përparimit, por i rrënimit të këtij vendi.”

Tema qendrore e debatit ishte politika përazilin dhe refugjatët. Pas dështimit të bisedimeve për migracionin ndërmjet qeverisë dhe kristiandemokratëve/kristiansocialëve (CDU dhe CSU) në opozitë, kancelari dhe kryetari i CDU-së, Friedrich Merz, shkëmbyen replika të forta duke sulmuar ashpër verbalisht njeri-tjetrin. Ata i ngarkojnë reciprokisht njeri-tjetrit përgjegjësinë për dështimin e përpjekjeve për gjetjen bashkarisht të një zgjidhjeje ndaj problemit të migracionit të parregullt.

Planet për politikën e azilit janë të pamjaftueshme sipas CDU-së

Lexo edhe:

Gjermani/ DW: Si qëndron Merz pas marrjes së pushtetit?

Gjermani, rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani

Pas atentatit me thikë në Solingen në mes të gushtit, qeveria paraqiti propozimet për ashpërsimin e ligjeve të migracionit dhe të sigurisë. Në thelb synohet, që qysh në kufi të kryhen procese të përshpejtuara për aplikimet për azil. Refugjatët, të cilëve u refuzohet kërkesa duhet të mbahen në afërsi të kufirit derisa të shqyrtohet aplikimi i tyre për azil.

Këto plane janë “tepër larg asaj që është e domosdoshme” kritikoi Merz në Bundestag. CDU/CSU do që të kthehen qysh në kufi refugjatët, sepse Gjermania ndërkohë është e mbingarkuar me pranimin dhe integrimin e tyre. Njerëzit duhet të paraqesin kërkesën për azil, sipas rregullores së Dublinit, në vendin ku kanë shkelur për herë të parë kufirin e BE-së.

Pushteti i Gjermanisë përfundon në kufirin e Gjermanisë

Merz përsëriti në Bundestag qartazi: “Sipas bindjes sonë janë dhe mbeten ligjërisht të lejueshme kthimet e refugjatëve në kufijtë shtetëror të Gjermanisë, në sfondin e gjendjes aktuale, kjo është praktikisht e mundshme dhe madje politikisht domoshmëri.”

Por qeveria duke iu referuar ligjeve europiane e hedh poshtë këtë. “Disa prej jush janë tani krejt të habitur, që vendet fqinjë janë ende aty ku janë, e na thonë, se ne nuk e pranojmë këtë”, tha kancelari i indinjuar duke iu adresuar grupit parlamentar të konservatorëve. “Meqënëse ka kaq shumë gra e burra me një hubris të madh, po jua them shprehimisht: Pushteti i Republikës Federale të Gjermanisë mbaron në kufijtë e Republikës Federale të Gjermanisë.”

E ka pasur me seriozitet opozita bashkëpunimin?

Scholz e vuri në dyshim, që unioni konsrvator vërtetë e ka pasur seriozisht bashkëpunimin. Ai e quajti këtë si një “shfaqje teatrale” dhe mungesë vullneti për ta zgjidhur vërtetë problemin e migracionit. Unioni konservator qysh në fillim nuk ka synuar arritjen e marrëvshejs dhe më pas “u zhduk”.

Duke iu drejtuar Merz-it, Scholz thirri: “Ju jeni tipi i politikanit, që beson, në një intervistë me gazetën ‘Bild am Sonntag’ se e ka zgjidhur çështjen e migracionit. Por pa dalë mirë nga redaksia, harron se çfarë ka propozuar, sepse asnjëherë nuk e ke pasur në plan të kujdesesh për këtë.”

CDU/CSU nuk është ksenofobe

Ishin sulme personale të pazakonta, toni i fjalimeve ishte pjesërisht i acaruar. Merz u indinjua më shumë nga akuza, se unioni ka synuar qysh në fillim dështimin e bisedimeve për migracionin. Ky hamendësim, se bisedimet “ishin një inskenim”, është “infam”, tha shefi i CDU-së.

Ai hodhi poshtë gjithashtu akuzën, se unioni është ksenofob. “Gjermania duhet të jetë dhe të mbetet një vend i hapur dhe dashamirës ndaj të huajve.” Unioni është “tërësisht dhe pamëdyshje kundër çdo forme të urrejtjes ndaj të huajve dhe ksenofobisë”.

AfD kryeson edhe në Brandenburg

Gjatë fjalimit të tij Merz më tej kritikoi politikën e qeverisë. Një “shumicë dërmuese e qytetarëve të federatës” nuk u beson më SPD, Të Gjelbërve dhe FDP-së, “se po e sjellin vendin në kursin e duhur”, e shprehu përmbledhtas frymën në vend kreu i CDU-së. Sipas sondazheve aktuale tre të katërtat e gjermanëve janë të pakënaqur me punën e qeverisë.

Zgjedhjet në Saksoni dhe Tyringji ishin një katastrofë për partitë e koalicionit qeverisë. Partia pjesërisht e ekstremit të djathtë, AfD ka fituar dy herë më shumë vota se SPD, Ekologjistët dhe FDP së bashku. Më 22 shtator janë zgjedhjet parlamentare në landin e Brandenburgut. Edhe atje AfD kryeson.

Porta duhet të mbetet e hapur për bisedime

Ndryshimet në politikën e azilit dhe migracionit kërkohen nga një shumicë e qytetarëve. Kancelari Scholz bëri të qartë në Bundestag, se është i hapur për bashkëpunim me unionin konservator. “Të drejtosh nuk do të thotë të ngjitesh në barrikada duke bërë gjeste të egra”, tha ai duke iu adresuar Merz-it. “Drejtim do të thotë, të vesh në lëvizje njerëzit e tu për një kompromis.”/ DW

Etiketa: cducholzGjermani

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermani/ DW: Si qëndron Merz pas marrjes së pushtetit?

08:31 : 09/05/2025
BOTA

Gjermani, rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani

08:28 : 07/05/2025
BOTA

Friedrich Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit

16:35 : 06/05/2025
AKTUALITET

Postoi në TikTok fletën e votimit të plotësuar, e “pëson” i riu shqiptar në Gjermani

11:27 : 06/05/2025
BOTA

Friedrich Merz dështon për tu zgjedhur kancelar

10:57 : 06/05/2025
BOTA

Nga mbrojtja deri te emigracioni: Çfarë premton Qeveria e re gjermane?

08:20 : 06/05/2025
Para

Rroga dhe shpërblime të papaguara, Mbappe-PSG vijojnë betejën në gjykatë

TË GJITHA

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

13:15 : 10/05/2025

Vrasja në Has, avokatja e Ylber Jakut: Babai i autorit i kërkoi policisë të shmangte krimin

12:55 : 10/05/2025

SPAK, një flluskë elektorale

12:48 : 10/05/2025

Analiza e DW: Retorika politike heq vëmendjen nga programet

12:43 : 10/05/2025

Drejton bandën nga mensa e burgut! Kush është ‘Mondi’, shqiptari që po ‘çmend’ autoritetet greke!

12:36 : 10/05/2025

VIDEO/ LaCivita krahason mitingjet e PD dhe PS: Njëri fitues, tjetri humbës

12:31 : 10/05/2025

Vota e diasporës, zarfet do të hapen kur të nisë numërimi për çdo qark

12:13 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com