• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi i PD: Stadiumi ‘Selman Stërmasi’ nga tempull sportiv do kthehet në kullë betoni

12:30 : 10/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, me anë të një deklarate për mediat, ka denoncuar se nuk po bëhet transparencë në lidhej me një projekt për ndërtimin e kullave, që sipas tij do të jenë të lokalizuara në zonën e stadiumit ”Selman Stërmasi”.

Ai u shpreh se detaje si rijetëzimi apo rienergjizim, përdoren si mënyra për të fshehur të vërtetën, teksa publikut i serviren vetëm pak copëza informacionit.

Muçollari thotë se Erion Veliaj ka mësuar nga kolegët e SPAK dhe kësaj radhe ka bërë kujdes që të fshihet pas Këshillit Bashkiak, ndryshe nga inceneratori ku me firmën dhe urdhërin e tij eklipsoi institucionet.

“Këshilli duket se e ka marrë vendimin, është ky dokumenti këtu, vetëm pret rastin ta kalojë për votim, aty ku do të ngrihen kartonat që këtë pronë publike, këtë stadium të qytetit, ta kthejnë në domen të Edi Ramës.”- deklaron Muçollari.

Lexo edhe:

Foltorja 2/ Opozita protestë para Kryeministrisë: Të largohet “Palloshi i gjatë” dhe Lubi Balluku

Këlliçi: Aksioni jonë mbaron kur të dërgojmë Ballukun dhe Ramën tek Erion Veliaj

Ai shton më tej se askush nuk përfiton asgjë, përveç Edi Ramës, Erion Veliajt dhe mikut të tyre ndërtues që ndërkohë i është bërë kjo dhuratë.

Deklarata e plotë:

Ndodhemi këtu pranë Stadiumit, që e njihni të gjithë, ‘Selman Stërmasi’ apo ish-stadiumi ‘Dinamo’, ku luan skuadra e zemrës së shumë shqiptarëve, Tirona, së shpejti do të varroset nën projektin e radhës ‘kullë me biznese’, me beton, por pa gjelbërim.

Si përherë bashkëautorët e kësaj maskarade janë dyshja famëkeqe, lubitë e betonit dhe korrupsionit, Erion Veliaj dhe Edi Rama.

Në këtë vendim që kanë bërë gati dhe në relacionin shoqërues që kemi arritur të sigurojme për këtë projekt të ri të gllabërimit të hapësirave publike, flitet gjithë kohës për të ardhura, për përfitim ekonomik, për zonë me interes të lartë, për qira të majme etj.

Asnjë fjalë për park, gjelbërim, mjedis shplodhës, hapësirë urbane etj.

Në planin që ka Erion Veliaj me Edi Ramën për këtë stadium emblematik të qytetit të Tiranës, pak ose aspak flitet për sport, për futboll, për përmirësim të kushteve, për rritje të cilësisë, për nxitje të të rinjve.

Thjesht, e gjitha shihet si një mundësi e artë për Kullë.

Për një, për disa, për shumë kulla ndoshta, në një truall prej 27 446 m2.

Projekti nuk është bërë publik.

Padyshim që ai projekt ekziston, është vendosur ndërkohë në ndonjë paradhomë të errët, apo në ndonjë drekë a darkë. Me siguri është caktuar dhe fituesi.

Publikut i jepen tani disa copëza informacioni.

Dhe djalli fshihet në detaje si këto: rijetëzim, rienergjizim.

Sa herë që Rama dhe Veliaj përdorin këto fjalë, aty do të shfaqet një kullë. Kanë përdorur argumentin e degradimit të pronës. Po pse kush e la këtë pronë te degradojë? Pikerisht te njejtet njerez qe do ta kthejne ne kulla.

Erion Veliaj mesa duket ka mësuar nga kolegët e SPAK dhe kësaj radhe ka bërë kujdes që të fshihet pas Këshillit Bashkiak, ndryshe nga inceneratori ku me firmën dhe urdhërin e tij eklipsoi institucionet.

Këshilli duket se e ka marrë vendimin, është ky dokumenti këtu, vetëm pret rastin ta kalojë për votim, aty ku do të ngrihen kartonat që këtë pronë publike, këtë stadium të qytetit, ta kthejnë në domen të Edi Ramës.

Ku është interesi publik këtu?

A janë dakord qytetarët e Tiranës që këtë aset të kryeqytetit t’ja kalojnë Edi Ramës, i cili do ja japë një miku të tij, i cili do të ndërtojë një kullë, një biznes qindra miliionë eurosh.

Çfarë përfiton kjo zonë, e cila është e mbytur nga betoni?

Çfarë përfitojnë këtu fëmijët, të rinjtë, të moshuarit.

Çfarë përfiton futbolli, tifozët, dashamirësit e ekipit të Tiranës?

Askush nuk përfiton asgjë, përveç Edi Ramës, Erion Veliajt dhe mikut të tyre ndërtues që ndërkohë i është bërë kjo dhuratë, vendimi është marrë.

Banorët e Tiranës dhe shqiptarët do ta mesojnë më vonë.

Kjo pra është ‘Shqipëria 2030’, që Edi Rama ju fton ju që ta votoni pas 6 muajsh.

Grabitje prone, përfitim personal, biznes, pasurim i një grushti njerëzish.

Betonizim, trafik i rënduar, ajër i rënduar.

Duhet të reagojmë kundër këtij gllabërimi!

O sot, o kurrë!

Etiketa: Edi RamaErion VeliajGrigels Muçollarikulaselman stermasi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Foltorja 2/ Opozita protestë para Kryeministrisë: Të largohet “Palloshi i gjatë” dhe Lubi Balluku

19:53 : 17/11/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Aksioni jonë mbaron kur të dërgojmë Ballukun dhe Ramën tek Erion Veliaj

19:11 : 17/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama i pamëshirë! Deklaroi se të sëmurët me kancer mbetën pa ilaçe se ishin shumë

18:52 : 17/11/2025
AKTUALITET

“Paqja fiskale”, Qeveria përgatitet të falë miliarda lekë borxhe ndaj tatimeve e doganave

17:17 : 17/11/2025
AKTUALITET

Qeveria ka gati pesë akte për lojërat e fatit

13:12 : 17/11/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca ndaj Veliajt, përplasja në GJKKO mes avokatëve dhe prokurorit të SPAK

13:02 : 17/11/2025
Para

Tjetërsimi i pronave në favor të burrit të Olta Xhaçkës, SPAK nis komunikimin e akuzave për Jorgo Goron

TË GJITHA

Troket “java e metamorfozës”, Meri Shehu: Ndryshime me përmbysje të mëdha, më të ndikuar…

20:14 : 17/11/2025

Ndryshime në sistemin e azilit në Britani, katërfishohet pritja për shtetësi

20:09 : 17/11/2025

Zbulohet gjendja e Armando Brojës pas dëmtimit të rëndë në këmbë

19:59 : 17/11/2025

Foltorja 2/ Opozita protestë para Kryeministrisë: Të largohet “Palloshi i gjatë” dhe Lubi Balluku

19:53 : 17/11/2025

Mbyllet protesta përpara Kryeministrisë, Berisha: Kjo foltore nuk ndalet!

19:45 : 17/11/2025

Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë

19:41 : 17/11/2025

Protesta përpara Kryeministrisë/ Hoti: Balluku vodhi miliona, qytetarët paguajnë pasojat

19:24 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com