• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Shqipëria, eksperimenti më tragjik i aplikimit të doktrinës së Soros! T’i ndalohet aktiviteti

19:19 : 10/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet lidhjes online në aktivitetin ‘Forumi për të Ardhmen e Shqipërisë – Rruga Konservatore’, organizuar nga ‘The Albanian Policy Center, The Heritage Foundation’ dhe ‘Nazione Futura.’

Ai ka hedhur akuza ndaj miliarderit George Soros. Sipas liderit demokrat, sot Shqipëria është eksperimenti më tragjik i aplikimit të doktrinës së Xhorxh Sorosit në mënyrën më të plotë se në çdo vend tjetër.

Berisha deklaroi se Soros është miliarderi i vetëm që përdor paratë së pari për të promovuar monizmin duke krijuar mijëra organizata të shoqërisë civile dhe vendosur ato nën ombrellën e të majtës dhe së dyti korruptori kryesor në planet.

Kreu i PD-së tha dhe se Soros është kryecensori i planetit, pasi sipas tij, nëse Xi Jinping dhe Vladimir Putin ushtrojnë censurën në territoret e vendeve të tyre, Sorosi me financimet që bën dhe diktimet, është kryecensor në botën e lirë dhe bën një dëm të jashtëzakonshëm të fjalës së lirë dhe mendimit të lirë.

Berisha bëri thirrje që Sorosit t’i ndalohet aktiviteti jashtë SHBA-së.

Lexo edhe:

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

Sali Berisha: Shqipëria vendi që kishte gjithses 204 dollarë për frymë në vit, arriti për katër vite ne 820 dollarë. Shpresa rritej nga viti në vit. Përsëri në pushtet në vitet 2005-2013, përsëri taksat e ulëta, qeveria e vogël. Morëm një qeveri prej 200 mijë punonjësish, zbritëm në 80 mijë punonjës. Hapëm garën dhe Shqipëria kaloi nga vendi me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Zbatimi i ligjit, e bëri vendin të sigurtë. Lufta kundër korrupsionit bëri që Shqipëria të jetë vendi i parë në botë që të vendosë sistemin e plotë digjital të prokurimeve dhe ky sistem u certefikua nga Banka Botërore dhe më pas u shpërnda si sistem i dobishëm. Mendoj se përsëri vlerat konservatore, parimet e konservatorizmit, duke vendosur në epiqendër individin, fuqinë e tij krijuese, gjeninë e tij krijuese, dhanë efektin e tyre të madh.

Por ndërrimi i pushtetit në mënyrë dramatike solli Shqipërinë në situatën që ndodhet sot. Një situatë që përsëri të kujton Ronald Reganin i cili shkruante se që liria të shuhet, mjafton një gjeneratë. Dhe në fakt sot Shqipëria është eksperimenti më tragjik i doktrinës, i aplikimit të doktrinës së Xhorxh Sorosit në mënyrën më të plotë se në çdo vend tjetër.

Në tetor të vitit 2017 ne u nderuam këtu me samitin e lirisë të Konservatorëve dhe Reformatorëve të Europës dhe botës. Në atë samit theksova dy momente. Sot konservatorizmi përballet me probleme më madhore, apo pluhurin toksik të komunizmit. Rënia e komunizmit në Europën ish-komuniste u shoqërua me shpërndarjen e toksinave të këtij sistemi, kudo në botë. Ishte qershori 1991, kur sekretari Bejker më pyeti mua: Sali, a ka rënë komunizmi në Shqipëri apo jo. Përgjigja ime ishte se; komunizmi ka rënë, por mbeturinat e tij janë shumë toksike. Dhe e vërteta, ato u përhapën, u fuqizuan edhe më shumë në botën akademike, në media, politikë dhe me emrat të ndryshëm sot mbrojnë pothuajse ato pikëpamje, natyrisht jo me burgje e kampe përqendrimi, por me të tjera.

Faktori i dytë madhor është Xhorxh Soros.

Xhorxh Soros është miliarderi i vetëm në mijëra miliardjerë, që përdor paratë së pari për të promovuar monizmin duke krijuar mijëra organizata të shoqërisë civile dhe vendosur ato nën ombrellën e të majtës, njëlloj si dikur nën ombrellën e partisë shtet. Por kjo është një goditje për demokracinë. Së dyti, dua ta pranojmë, Soros është korruptori kryesor në planet. Cilido që ka lexuar për perandoritë dhe trajtimin që u bënin ato kolonive, kanë pasur një tipar, përdornin paratë për të blerë lokalët, para se të dërgonin ushtritë. Xhorxh Soros është politikblerësi më i madh i të gjitha kohërave. Nuk po jap statistika, por kudo që të klikoni e gjeni. Për këtë arsye në mënyrë të përsëritur kam bërë thirrje që veprimtaria e tij politike jashtë SHBA të ndalohet. Përveç kësaj, mënyra se si këto miliarda disponohen dhe shpenzohen në vende të ndryshme është tipike praktikë korruptive. Spekulimi i Xhorxh Soros është spekulim i stimiluar. E kam thënë dhe e them përsëri, është krim i vërtetë kundër njerëzimit. Pse? Unë e di, spekulimi është një fenomen normal që shoqëron tregun financiar. Por nëse e stimulon atë, atëherë krijon drama të mëdha njerëzore. Në këtë kontekst, një gjykim i tij ndërkombëtar për këtë aktivitet do të ishte jashtëzakonisht i dobishëm. Xhorxh Soros është kryecensori i planetit. Nëse Xi Jinping dhe Vladimir Putin ushtrojnë censurën në territoret e vendeve të tyre, Sorosi me financimet që bën dhe diktimet, është kryecensor në botën e lirë dhe bën një dëm të jashtëzakonshëm të fjalës së lirë dhe mendimit të lirë.

Nuk është personale kjo që bëj, por dua të them të vërtetat. Qëndrimi i tij ndaj emigracionit, nxitja që i bën emigracionit është një nga politikat më ç’njerëzore të kohës, është një nga politikat më destabilizuese dhe për fat të keq, pavarësisht nga kjo, kjo politike e tij arrin të përkulë botën. Dhe kjo nxitje që i bëhet emigracionit është një faktor që nxit shumë të këqija të tjera. Nxit drama, racizma, fobira, dhe ai është promotor kryesor me miliardat e tij. Nuk është i vetëm. Qëndrimi i tij i globalizmit ndaj familjes është një qëndrim shkatërrimtar për shoqërinë njerëzore. Përpjekja për të imponuar njërin realitet ndaj tjetrit, është tipike marksiste. Së fundi, meqenëse sot vendi im është një narkoshtet dhe republikë sorosiane, qëndrimi i tij ndaj drogës, përpjekja e tij në OKB për të kaluar rezoluta që të ndërpritet lufta kundër drogës, përbën në vetvete një inkurajim të madh për përhapjen e drogës, trafikut etj. Shqipëria u bë vendi i parë që e shndërroi në pothuajse politikë zyrtare kanabizimin e plotë të vendit. Shqipëria është vend unik në botë, në Europë pa diskutim që emëron 4 ministra të lidhur kokë e xhep me drogën, publikisht. Shqipëria nxiti me të gjithë pushtetin e vet, invadimin e saj nga trafiqet dhe droga.

Etiketa: Sali BerishaShqiperiaSoros

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Me Ramën s’ka zgjedhje, por tek të Tiranës do futemi! Opozitës i duhet kandidat i përbashkët

21:54 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Njeriu i vetëm që s’kam kurrë keqardhje”, Berisha s’e fsheh gëzimin për shkarkimin e Veliajt

21:47 : 18/09/2025
Para

Nuk sqarohet letra serbe, BE kërkon zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com