• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bankat vendase mbajnë gati 39% të borxhit publik

09:03 : 30/08/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Sektori bankar rriti më tej investimet në letrat me vlerë të qeverisë shqiptare vitin e kaluar.

Të dhënat nga Shoqata Shqiptare e bankave tregojnë se vlera e titujve qeveritarë në bilancin e sektorit bankar në fund të vitit 2023 arriti në vlerën e afërsisht 529 miliard lekëve, në rritje me 10.4% krahasuar me një vit më parë. Ekspozimi ndaj qeverisë shqiptare përbënte rreth 27% të vlerë totale të bilancit të sektorit bankar.

Bankat tregtare vendase janë njëkohësisht financuesit kryesorë të borxhit të qeverisë shqiptare. Në fund të vitit të kaluar, borxhi i mbajtur nga bankat tregtare vendase përbënte pothuajse 39% të stokut të përgjithshëm të borxhit publik të Shqipërisë.

Mes bankave tregtare, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) ishte financuesi kryesor i borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare edhe vitin e kaluar. Në fund të vitit të kaluar, BKT kishte investime në vlerën e afërsisht 155 miliard lekëve në titujt qeveritarë.

Kjo shumë përbënte 29.3% të investimeve të sektorit bankar në titujt e qeverisë shqiptare dhe afërsisht 11.3% të stokut total të borxhit të qeverisë shqiptare.

Lexo edhe:

Kryeson Tirana dhe Kavaja/ Borxhet e bashkive arritën 33 mln euro në 2024

“Ke 4 vjet që më çan…”/ Shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

Megjithatë, pjesa e mbajtur nga BKT në raport me bankat e tjera pësoi rënie nga niveli prej 29.9% i një viti më parë.

BKT ka një diferencë të ndjeshme me bankat e tjera në tregun e letrave me vlerë të qeverisë, edhe falë disponibilitetit të lartë të fondeve krahasuar me bankat e tjera. Në fund të vitit të kaluar, BKT zotëronte 25.4% të totalit të depozitave bankare.

Në vend të dytë renditet Intesa Sanpaolo, me një portofol prej 68.1 miliard lekësh ose sa rreth 12.9% e totalit të letrave me vlerë të qeverisë në bilancin e sektorit bankar.

E matur si peshë ndaj totalit të borxhit të brendshëm, përllogaritet se Intesa Sanpaolo në fund të vitit të kaluar financonte rreth 5% të borxhit publik.

Banka e tretë me pjesën më të lartë të tregut të titujve qeveritarë renditet Raiffeisen Bank Shqipëri, me një portofol prej 67.4 miliard lekësh ose 12.8% të totalit të investuar nga sektori bankar në këto instrumente. Në raport me vlerën totale të borxhit publik të vendit, Raiffeisen mban një pjesë prej rreth 4.9%.

Dikur financuesi kryesor i borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare, Raiffeisen nisi uljen e ekspozimeve në këto instrumente pas vitit 2011. Ky vendim u diktua nga grupi bankar zotërues, për shkak të vështirësive për shkak të rritjes së kërkesave për kapital në mbulim të aktiveve që grupi zotëronte në tregjet jashtë Eurozonës.

Vijon Credins Bank, që në fund të vitit të kaluar zotëronte rreth 12% të ekspozimeve të sektorit bankar në tituj të qeverisë shqiptare, për një vlerë totale prej rreth 63.7 miliard lekësh.

Historikisht, Credins ka qenë një bankë më e fokusuar te huadhënia për sektorin privat dhe është aktualisht huadhënësi më i madh në ekonominë shqiptare. Megjithatë, në vitet e fundit Credins gradualisht ka rritur peshën e investimeve në tituj, me qëllim diversifikimin e strukturës së aktiveve në bilancin e vet dhe ruajtjen e balancave të nevojshme në treguesit e mjaftueshmërisë së kapitalit.

Pjesa e mbetur e investimeve të bankave tregtare në tituj të qeverisë shqiptare ndahet mes ABI Bank, me 11.2% të totalit, Tirana Bank, me 7.1%, OTP Bank Albania, me 6.7%, Union Bank, me 5.2%, Fibank, me 2.2% dhe Procredit Bank, me 0.5%. Banka e Bashkuar e Shqipërisë nuk ka investime në këto instrumente.

Sektori bankar ka qenë gjithmonë financuesi kryesore i borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare. Në total, në fund të vitit të kaluar, sektori bankar zotëronte gjithsej rreth 61.2% të stokut të borxhit të brendshëm, me një vlerë totale prej 444 miliard lekësh. Por, në vitet e fundit, bankat kanë qenë ndër investitorët më aktivë edhe në tregun e eurobondeve të emetuara nga qeveria shqiptare në tregjet financiare ndërkombëtare. Në fund të vitit 2023, vlera e titujve në valutë të qeverisë shqiptare të mbajtura nga bankat tregtare arriti në afërsisht 90 miliard lekë.

Pjesa e lartë në tregun e letrave me vlerë të qeverisë ka një ndikim të rëndësishëm në rezultatin financiar të bankave, sepse siguron përfitime të kënaqshme me një shkallë të ulët rreziku./ MONITOR

Etiketa: bankatborxhirrit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryeson Tirana dhe Kavaja/ Borxhet e bashkive arritën 33 mln euro në 2024

08:15 : 21/07/2025
AKTUALITET

“Ke 4 vjet që më çan…”/ Shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

21:16 : 08/07/2025
NDRYSHE

“Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin

19:12 : 06/07/2025
AKTUALITET

BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua

12:20 : 04/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Arrestohen dy drejtuesit e “Bankers Petroleum”, shkak dyshohet borxhi ndaj shtetit

17:04 : 02/07/2025
AKTUALITET

Sherri me armë te “Ali Demi”/ Shpallen në kërkim 4 persona, i plagosuri gënjeu Policinë

11:01 : 11/06/2025
Para

Tajfuni Shanshan godet Japoninë, ndalohen udhëtimet, mbyllen fabrikat

TË GJITHA

Refuzimi nga ana e Asllanit? Zbulohet e vërteta e merkatos tek Interi

10:22 : 26/07/2025

Zjarret në vend: 29 vatra zjarri në 24 orë, 13 ende aktive

10:17 : 26/07/2025

Shkarkimi nga Italia, Spalletti: Më ka prishur gjumin, më ndikon në gjithçka

10:04 : 26/07/2025

EMRI/ Arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares që mbyti babanë me tel në Fier

09:54 : 26/07/2025

SHBA po transporton në mënyrë “sekrete” armë bërthamore në Britani

09:48 : 26/07/2025

U lëndua në përpjekje për të shuar zjarrin në Delvinë, rëndohet gjendja e 42-vjeçarit

09:39 : 26/07/2025

Pasiguri për Tefik Osmanin, situatë e paqartë për rolin e drejtorit te Tirana

09:35 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com