• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fakte dhe analiza/ Për disa miliona lekë, pse deputeti Vullnet Sinaj rrezikon mandatin

15:11 : 28/08/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama njoftoi nga Kongresi i Partisë Socialiste i Korrikt 2024 se deputeti Vullnet Sinaj nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, ndërkohë që ligjvënësi-biznesmen u përlot nga fjalët e mira të drejtuesit politik ndaj tij.

Megjithatë, largimi i tij nga skena politike nuk duket se do të jetë i lehtë dhe i butë. Pak javë më parë, grupi parlamentar opozitar i Partisë Demokratike njoftoi se do të dorëzonte në Kuvend një mocion për shpalljen e pavlefshëm të mandatit të Sinajt, pasi ai gjendet në shkelje të parashikimeve kushtetuese që lidhen me konfliktin e interesit.

Në foto: Deputeti socialist, Vullnet Sinaj

Shtatori parlamentar pritet të marrë në shqyrtim këtë mocion, i cili, me shumë mundësi, do të përfundojë me shkarkimin e Vullnet Sinajt, para se ai të tërhiqet me dëshirë nga jeta institucionale.

Lexo edhe:

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

“Shkelje publike e rëndë”, Berisha mbledh deputetët në selinë e PD

“Boldnews.al” ka analizuar përcaktimet e Kushtetutës dhe ligjin për “Parandalimin e konfliktit të interesave”, të cilët parashikojnë ndalime të rrepta për përfitimet e deputetëve nga fondet dhe kontratat publike.

Sinaj, një biznesmen prej shumë vitesh, zotëron në mënyrë pasive një rrjet të gjerë marketesh, në qytete të ndryshme. Këto markete kanë marrë vetëm pak miliona lekë nga institucionet shtetërore. Por, me shumë mundësi, do të jenë të mjaftueshme për ta vendosur mandatin e Vullnet Sinaj në kundërshtim me Kushtetutën.

Mocioni i opozitës kundër Sinaj

“Nga verifikimi i të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit rezulton se deputeti i Partisë Socialiste, z. Vullnet Sinaj, nëpërmjet kompanive në pronësi të tij, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit”, thuhet në një njoftim të Partisë Demokratike.

Në foto: Fondet e marrë nga “Big Durrësi” (marrë nga open.data)
Në foto: Fondet e marrë nga “Big Lisus” (marrë nga open.data)

Më tej, grupi parlamentar opozitar sqaron se: “Shoqëritë “BIGALB GROUP” sh.p.k., “BIG LISUS” sh.p.k., “BIG DURRËSI” sh.p.k., “BIG PESHKOPIA” sh.p.k., “BIG ROI” sh.p.k., “BIG LEO” sh.p.k., “BIG LEZHA” sh.p.k., “BIG DRINI” sh.p.k., “BASHKIMI” sh.p.k., “TIRANA CASH & CARRY” sh.p.k., që janë në pronësi apo bashkëpronësi të deputetit Vullnet Sinaj, përmes vetëm 9 transaksioneve të verifikuara, kanë përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit në shumën totale 3.689.814 lekë”.

Reagimi i deputetit

Thuajse i menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Vullnet Sinaj. Në një postim në rrjetet sociale, ligjvënësi socialist deklaroi:

– “Në zbatim të nenit 70, pika 3 e Kushtetutës, nga viti 2017 kam dhënë dorëheqje nga administrimi i të gjitha bizneseve të mia, duke iu përkushtuar vetëm politikës.

– Me vendimet e depozituara në QKB në vitin 2017, kam vendosur transferimin e të gjitha kuotave të kompanive, sipas ligjeve në fuqi.

– Nuk kam përfituar nga buxheti i shtetit asnjë lek, as kur nuk kam qenë deputet, as kur jam zgjedhur deputet.

– Për më tepër, dhuroj prej vitesh rrogën mujore të deputetit për të ndihmuar njerëz në nevojë dhe as më shkon mendja të përfitoj financiarisht nga buxheti i shtetit.”.

Ligji penalizon deputetin

Përballë këtyre dy qëndrimeve, zgjidhja duhet gjetur tek Kushtetuta dhe ligji.

Vullnet Sinaj u zgjodh deputet i Partisë në Qarkun e Vlorës në zgjedhjet e vitit 2017 dhe rimori një mandat tjetër në vitin 2021.

Para aktivitetit politik, ai njihej më së shumti si pronari i rrjetit të marketeve “Big Market”. Zyrtarisht, ai zotëron kompaninë “Bigalb”, e cila, nga ana e saj, është aksionere në disa kompani të tjera, të cilat nisin me shkronjat instore “Big…”.

Në foto: Ekstrakti i shoqërisë “Bigalb”

Pasi mori mandatin e deputetit, në përputhje me ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave…”, ai tjetërsoi aksionet e tij, duke i transferuar ato tek një “person i besuar”.

Kushtetuta, në nenin 70/3 të saj parashikon se: “Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre”.

Të dhënat e Thesarit të Shtetit, por edhe ato të përmbledhura nga grupi parlamentar opozitar, tregojnë se kompaninë e Vullnet Sinaj kanë përfituar fonde publike, nëpërmjet kontratave me institucione të ndryshme qendrore e lokale.

Deputeti Sinaj, në reagimin e tij, deklaroi se, pasi ka marrë mandatin e deputetit, ka dhënë dorëheqjen nga administrimi i kompanive dhe ka transferuar të gjithë kuotat e tyre, sipas legjislacionit në fuqi.

Megjithatë, këto lëvizje, nuk duket se e përjashtojnë nga shkelja kushtetuese dhe ligjore që rrjedh nga përfitimi i fondeve publike.

Ligji “Për konfliktin e interesave…” parashikon që deputetit nuk mund të administrojë kompani dhe ligjvënësi Sinaj i është përmbajtur këtij detyrimi ligjor.

Gjithashtu, ai ka tjetërsuar aksionet, duke i transferuar tek një “person i besuar”. Por, duhet mbajtur në vëmendje se kjo lëvizje nuk e ka zhveshur atë nga pronësia reale dhe përfitimet që rrjedhin nga aktiviteti tregtar i kompanive. Në këto raste, pronari është zotërues pasiv i aksioneve.

Në ligjin e “Konfliktit të interesave…” është ky parashikim për “personin e besuar”:

“Zotërim pasiv i aksioneve ose i pjesëve në kapital” është gjendja, në të cilën pronari ruan të drejtën e përfitimit të fryteve civile të pronësisë, por nuk mund të ushtrojë vetë asnjë veprim tjetër civil mbi këtë pronë. Të gjitha veprimet e tjera (administrim, zotërim, tjetërsim etj.) kryhen nga një person i besuar nga pronari, bazuar në një marrëveshje të lidhur ndërmjet tyre…”.

Siç konstatoi grupi parlamentar opozitar, deputeti Sinaj ka përfituar të ardhura në formën e dividentit nga këto kompani. “Janë marrë në analizë deklaratat e viteve 2017 (fillimi i detyrës), 2017, 2018, 2019, 2020 dhe 2022, të cilat janë publike, nga ku deputeti deklaron pronësinë mbi këto shoqëri dhe deklaron si të ardhura fitimet e këtyre shoqërive, përmes marrjes së dividentit në përputhje me kuotat që zotëron në secilën kompani”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Pra, duket se Vullnet Sinaj ka përfituar të ardhura, megjithëse ai pretendon se e ka zbatuar ligjin, duke transferuar kuotat e kompanive tek “personi i besuar”.

Vijojmë më tej me ligjin për “Parandalimin e konfliktit të interesave…”.

Në nenin 21 të tij, thuhet: “Asnjë individ, kur ky njësohet me një zyrtar në njërin nga funksionet e përcaktuara në kreun III, seksioni 2 të këtij ligji, gjyqtarët e prokurorët në nivelin e gjykatës së shkallës së parë e në atë të apelit, dhe asnjë shoqëri tregtare, ortakëri a shoqëri e thjeshtë, ku ky zyrtar zotëron, në mënyrë aktive apo pasive, aksione a pjesë në kapital, në çfarëdo sasie, nuk mund të lidhë kontratë ose nënkontratë me asnjë institucion publik…”.

Në foto: Ligji për Konfliktin e Interesave parashikon ndalin absolut për fitimin e fondeve publike nga deputetët

Funksioni i deputetit përfshihet në listën e zyrtarëve që kanë ndalim absolut për lidhjen e kontratave apo përfitime të tjera nga fondet publike.

Duke i bërë një ripërmbledhje rastit të deputetit Vullnet Sinaj, ai duket se është në shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave”.

Sinaj është pronari i rrjetit “Bigalb”. Ai zotëron në mënyrë passive aksionet, por siguron përfitime nëpërmjet shpërndarjes së dividentit. Ai është deputet dhe ligji për “Konfliktin e interesit” parashikon ndalim absolut që të përfitojë nga fondet publike.

Bazuar mbi këto argumenta, deputetit socialist, Vullnet Sinaj, duket se do ta humbë mandatin e deputetit, përpara se ai të përfundojë, në shtatorin e vitit të ardhshëm.

Ky version mund të ngjasë, gjithnjë, nëse Partia Socialiste në maxhorancë do të ndjekë hapat kushtetues dhe ligjor në Parlament. Por, nisur nga precedent “Xhaçka”, rasti i së cilës po zvarritet për më shumë se dy vjet sa në Kuvend, aq në Gjykatën Kushtetuese, nuk do të jetë aspak e habitshme që rastin “Vullnet Sinaj” të përfshihet në kalendat greke dhe ai të largohet nga politike “i panjollosur”.

Etiketa: BIGALB GROUP” sh.p.k.biznesedeputetEdi Ramapsvullnet sinaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

22:23 : 14/05/2025
AKTUALITET

“Shkelje publike e rëndë”, Berisha mbledh deputetët në selinë e PD

21:08 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mandati i 13-të i PD në Tiranë/ Tabaku sposton Alimehmetin dhe shkëputet mbi 400 vota para

20:27 : 14/05/2025
AKTUALITET

Numërimi “preferencial”/ Kush janë 37 EMRAT e deputetëve të ardhshëm që dalin nga Tirana

15:56 : 14/05/2025
Screenshot
AKTUALITET

PS me shifrat/ Më pak vota se 2021, por më shumë mandate në parlament

15:06 : 14/05/2025
AKTUALITET

Meta mbetet jashtë Kuvendit, Berisha: Po i bëhet lufta më e egër nga armiku

14:59 : 14/05/2025
Para

Rama firmos ndryshimin e parë në qeveri pas pushimeve

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com