Gazetari Basir Çollaku ka reaguar për hetimin e mbërritur në KQZ në lidhje me tenderin për pajisjet elektronike të votimit dhe numërimit, “Smartmatic”.
Pas aferës korruptive 1 milionë euro në Filipine, SPAK pas 4 vitesh u “zgjua” për t’i kërkuar KQZ-së dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit lidhur me pajisjet për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor. Bëhet fjalë për firmën Smartmatic International Holding B.V. me vlerë të ofruar prej rreth 1.2 miliardë lekësh të vjetra me TVSH.
Për shkak se hetimi i SPAK ka nisur pa denoncim apo kallëzim, Çollaku pohon se ky hetim ka disa pikëpyetje të mëdha, duke nisur nga kontrolli i Ramës mbi zgjedhjet e 2025, hapja e tenderit për biznes në “favor” të një kompanie tjetër private deri tek ndërhyrja e amerikanëve në drejtësi.
Reagimi nga Basir Çollaku:
“HETIM KQZ-së, BIZNES APO KONTROLL ZGJEDHOR 2025
Kush fiton? Kjo është pyetja mijëvjeçare romake.
Formalisht u mbajt shtrënguar në periferi informative, por nga ana përmbajtësore, hetimi i mbërritur në KQZ për “Smartmatic” është një lajm sa politik, krim ekonomik, aq edhe vepër penale e dyshuar elektorale. 20 milionë eurot për teknologjinë e infrastrukturës në parlamentaret e vitit 2021, me negocim të drejtëpërdrejtë, dhënë kompanisë tashmë në hetim nga Departamenti i Drejtësisë, për një aferë korruptive një milion euro në Filipine, janë daullet e shiut për zgjedhjet te porta. Kompania ka shkelur kontratën sheshit. Ka vënë këmbët mbi ligj ashiqare.
Por, përse tani ?
Çfarë rrisku mund të prodhohet ?
Hetimi nisi i pa denoncuar e i pakallëzuar, megjithë ankimet e pabesueshmërinë e rezultateve të punës së saj në garat e bëra nga makineritë e saj. Nisi investigimi nga Struktura e Posaçme, ndoshta dhjetëra orë para lajmërimit për tenderin e radhës, ku kompania e shumëdyshuar, mund të ishte fituesja e përsëritur, sipas skemës së vjetër.
Ka katër vjet që institucionet kanë dijeni për ligjshkeljen. Përfshirë këtu edhe prokurorinë startuese të hetimeve. Përse kujtesa vjen pas katër vitesh? A është një shenjë për të hapur tregun drejt një kompanie tjetër?
A është SPAK nismëtare me indicie ende të padeklaruara?
A është Rama kërkues me mekanizmat e tij ndikues në prokurori, për të ndërruar duar kontrollorësh në biznes njëherësh edhe në sistem?
A janë amerikanët të cilët me nisjen e hetimit në Depatamentin e Drejtësisë për “Smartmatic”, kërkojnë të ndërrojnë shishet e mbikqyrjes, ku dihet pesha e tyre thërrmuese në SPAK?
Cilësia katastrofike e pajisjeve të kompanisë në procesin e zgjedhjeve 2021 është e provuar me pafundësi të dhënash. Copëzimi me nënkontraktorë i shërbimeve të tenderit, për të kënaqur portofole të interesuar pranë partive është një detaj shtesë. Kjo është dosje ekonomike dhe politike. Drejtësia është instrumenti. Pyetja është: Kush po përgatitet të vërë një dorë, një sy, një vesh, apo shumëzuar me dy, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025? Nëse largqoftë është Edi Rama, siç ka ndodhur nga 2015 e deri më sot, atëherë, lamtumirë proces. Nëse janë të tjerë, larg oqeanit dhe halleve ekonomike, por duan krasitje plaçkitësish, gjasat mund të sjellin surpriza. Amnezia 4-vjeçare e SPAK dhe zgjimi aktual është lajm shumë i keq, se heshti dje dhe lajm ndryshe kush e shkundi sot, për të mos u thelluar në demencë. Gjithnjë duke ditur më tepër nga buron telefonata…”, shkruan Çollaku.
- Ryshfeti 1 milion USD i kompanisë që administroi votimin elektronik në Shqipëri
Një aktakuzë federale ka akuzuar tre drejtues aktualë dhe ish-ekzekutivë të Smartmatic në një skemë për të paguar më shumë se 1 milion dollarë ryshfet për të vendosur makinat e saj të votimit në Filipine.
Departamenti i Drejtësisë në një deklaratë të enjten tha se bashkëthemeluesi i Smartmatic, i lindur në Venezuelë, Roger Piñate dhe një koleg në kompaninë Boca Raton, me bazë në Florida, i dhanë ryshfet kryetarit të komisionit zgjedhor të Filipineve përmes një fondi të krijuar nga mbingarkimi për koston. të çdo makinerie votimi qe ajo furnizonte autoritetet.
Pagesat, midis 2015 dhe 2018, janë bërë për të marrë biznesin me Filipinet dhe për të siguruar pagesën në kohë për punën e saj, tha Departamenti i Drejtësisë në një deklaratë, e cila, ashtu si aktakuza, nuk e përmend Smartmatic me emër.
Për të fshehur pagesat korruptive ndaj Juan Donato Bautista-s, ish-kryetarit të Komisionit për Zgjedhjet në Filipine, bashkë-konspiratorët dyshohet se krijuan një fond të koduar “Philippines Pot”, sipas hetuesve – dhe bënë marrëveshje të rreme kredie për të justifikuar transferimet. në llogaritë bankare të vendosura në Singapor, Hong Kong, Zvicër, Nju Jork dhe Florida. Gati 1 milion dollarë nga pagesat e paligjshme u përdorën nga një anëtar i familjes së Bautista për të blerë prona në San Francisko.
Hetimi i drejtuesve të Smartmatic filloi në vitin 2017, kur gruaja e Bautista-s informoi hetuesit në Filipine se burri i saj kishte marrë 20 milionë dollarë pasuri të pashpjegueshme, një pjesë e tyre në pirgje parash të gjetura në shtëpinë e tyre.
Bautista u arrestua vitin e kaluar me një ankesë penale nga Majami që e akuzon atë për marrjen e ryshfetit në këmbim të dhënies së një kompanie të paidentifikuar rreth 200 milionë dollarë në kontrata për të furnizuar dhjetëra mijëra makineri votimi të prodhuara nga Tajvani dhe shërbime të ngjashme për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Para arrestimit të tij ai mohoi të kishte marrë ndonjëherë para nga Smartmatic apo ndonjë subjekt tjetër. Megjithatë, autoritetet në Filipine e ndaluan Smartmatic që të konkurronte për një kontratë për të ofruar teknologji zgjedhore për zgjedhjet e 2025.
Smartmatic në një deklaratë tha se “Asnjë mashtrim i votuesve nuk është pretenduar dhe Smartmatic nuk është paditur,” tha kompania në një deklaratë. “Votuesit në mbarë botën duhet të sigurohen se zgjedhjet në të cilat ata marrin pjesë zhvillohen me integritetin dhe transparencën maksimale.”Piñate bashkëthemeloi Smartmatic më shumë se dy dekada më parë dhe suksesi i tij fillestar i atribuohet pjesërisht kontratave të mëdha nga qeveria e Hugo Chavez, një besimtar i hershëm i votimit elektronik.
Që atëherë kompania është zgjeruar globalisht dhe ka ndihmuar në zhvillimin e zgjedhjeve në 25 vende, nga Argjentina në Zambia si dhe në disa vende evropiane.Në vitin 2017, Smartmatic prishi të gjitha lidhjet me Venezuelën kur akuzoi qeverinë e Presidentit Nicolas Maduro për manipulimin e shifrave të pjesëmarrjes në zgjedhjet e vendit për një asamble kombëtare kushtetuese. Smartmatic tha se pjesëmarrja e shpallur nga qeveria ishte fryrë me rreth 1 milion vota.
Në prill, një tjetër media konservatore, One America News Network, u pajtua me akuza të ngjashme ndaj Smartmatic. Kontrolluesit e fakteve në AP dhe media të tjera kanë hedhur poshtë pretendimet. Por avokati i Trump, Sidney Powell, megjithatë u shfaq në Fox News menjëherë pas zgjedhjeve duke akuzuar ish-shefin e kabinetit të Maduros se ishte drejtuesi i asaj që ajo e quajti “Cyber Pearl Harbor” që përfshin Smartmatic.
Në zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA, teknologjia Smartmatic u përdor në një distrikt të vetëm: Los Angeles County, California. Ai gjithashtu nuk ka ndonjë lidhje ekzistuese me Dominion Voting Systems, një rival që ekipi Trump e ka akuzuar si pjesë e komplotit.
- SPAK nis hetimin ndaj tenderit të pajisjeve elektronike
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka dorëzuar në SPAK dokumentet e plota që Prokuroria e Posaçme kërkoi dy ditë më parë, në lidhje me tenderin për pajisjet elektronike të votimit dhe numërimit.
SPAK kërkoi dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit lidhur me pajisjet për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor. Bëhet fjalë për firmën Smartmatic International Holding B.V. me vlerë të ofruar prej rreth 1.2 miliardë lekësh të vjetra me TVSH.
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevoja të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit me nr.”REF-83073-12-23-2020″ me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor” dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. “REF-89113-03-04-2021”, me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave” – thuhej në kërkesën e SPAK.