• Kontakt
Friday, July 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusia godet Ukrainën me mbi 200 raketa e dronë

15:13 : 26/08/2024
në BOTA

Rusia kreu sulme të gjera me dronë dhe raketa kundër Ukrainës të hënën, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke ndërprerë energjinë në pjesë të disa qyteteve, bënë të ditur zyrtarët ukrainas.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia përdori më shumë se 100 raketa dhe rreth 100 dronë gjatë sulmeve që kishin si objektiv “infrastrukturën thelbësore civile”.

Në rrjetin social ‘Telegram’, zoti Zelenskyy shkruante se nuk është e drejtë që forcat ukrainase të kufizohen në aftësinë e tyre për të kryer sulme me rreze të gjatë veprimi, në një kohë kur Rusia nuk përballet me kufizime të tilla.

Zyrtarët ukrainas kanë kërkuar prej kohësh liri më të madhe për përdorimin e armëve që marrin nga vendet aleate.

Lexo edhe:

Pse Vuçiçi nuk e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?

Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore/ Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?

Ukraina synon të godasë me to objektiva ushtarake brenda Rusisë, të cilat përdoren për sulme me raketa dhe dronë kundër Kievit.

“Amerika, Britania, Franca dhe partnerët tanë të tjerë, kanë fuqinë për të na ndihmuar që ta ndalim këtë terror”, shkruante zoti Zelenskyy. “Koha për veprim vendimtar është tani”, shtonte ai më tej.

Ndërkohë Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se kishte rrëzuar dronë ukrainas mbi rajonet Bryansk dhe Yaroslavl të hënën herët në mëngjes.

Guvernatori i Yaroslavlit, Mikhail Yevrayev, tha se një nga dronët ishte rrëzuar përpara se të godiste një rafineri nafte.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes rajoni rus i Saratovit ishte objektivi kryesor i sulmeve me dronë ukrainas gjatë natës, duke shtuar se Moska kishte arritur të shkatërronte nëntë prej tyre.

Zyrtarët në Saratov njoftuan se mbetjet e dronëve kishin dëmtuar një kompleks banimi dhe plagosur një person.

Guvernatori i rajonit rus të Belgorodit njoftoi për dy të plagosur nga një sulm me dronë ukrainas.

Moska njoftoi gjithashtu se mbrojtja e saj ajrore kishte rrëzuar dronë ukrainas mbi rajonet Kursk, Tula, Oryol dhe Ryazan./VOA

Etiketa: lufteraketaRusiUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Pse Vuçiçi nuk e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?

22:07 : 16/07/2026
BOTA

Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore/ Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?

21:15 : 16/07/2026
BOTA

“Thikë me dy presa”/ Pse do dështojë plani i Trump për Iranin?

19:58 : 16/07/2026
BOTA

BE dhe Ukraina firmosin marrëveshje për prodhimin e dronëve

16:27 : 15/07/2026
BOTA

Tre vite luftë në Gaza, regjistrohen mbi 73 mijë viktima

16:22 : 15/07/2026
RAJONI

Ministrja e Vuçiçit me deklaratë skandaloze: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën

20:21 : 13/07/2026
Para

Berisha: Ambasadorët të punojnë jo për interes të narko-qeverisë së Edi Ramës

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër/ Nga dashuria te puna, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:04 : 16/07/2026

Dy kulla në mes të Vlorës/ “EN Construction” dhe “Dakz” zaptojnë tokat e qytetarëve

23:01 : 16/07/2026

Media greke: Emigrantët shqiptarë u kthyen nga punëtorë sezonalë në sipërmarrës të ndërtimit

22:59 : 16/07/2026

Aksident në aksin ‘Tepelenë-Memaliaj’, përplasen 2 automjete, 4 persona të plagosur

22:45 : 16/07/2026

Këlliçi pas zgjedhjes si nënkryetar: PD nuk duhet të jetë vetëm opozitë, por alternativë për qytetarët

22:33 : 16/07/2026

Abilekaj: PD e ka bërë ripërtëritjen, por i duhet një gjuhë e re politike

22:23 : 16/07/2026

Pse Vuçiçi nuk e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?

22:07 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetlunabetjojobetMadridbetMadridbetJojobetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş