• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Operacionet plastike më të preferuara të shqiptarëve

08:24 : 26/08/2024
në SHENDETI
Beautiful young woman is sitting with closed eyes in doctors office, two doctors are examining her face and making notes

Beautiful young woman is sitting with closed eyes in doctors office, two doctors are examining her face and making notes

Në Shqipëri, kirurgjia plastike nuk po përdoret më vetëm nga të pasurit dhe të famshmit. Në vend të kësaj, më shumë se kurrë më parë, procedurat janë të arritshme për këdo. Madje shumë prej tyre ndahen publikisht edhe në mediat sociale.

 

Drejtuesit e klinikave pohojnë se rinoplastika vijon të kryesojë ndërhyrjet kirurgjikale në Shqipëri, si te femrat dhe te meshkujt.

“Në vend të parë për nga operacionet plastike mbetet rimodelimi i hundës.

Më pas vijnë operacionet që kryhen për ndryshimet në trup, si ato të gjoksit, barkut, liposuksioni, pra heqja e dhjamit, ndërhyrje për rënien nga pesha, dhe për këtë i referohem vendosjes së ballonit apo operacionit të ngushtimit të stomakut, me qëllim realizimin e asaj që dëshirojnë të gjithë njerëzit obezë, humbja e peshës”, pohon Lida Hoxha, nga “Trita Hospital Albania” .

Lexo edhe:

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, ndërsa shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

Shqiptarët më të varfërit në Europë, 55% e popullsisë kanë vështirësi të mbyllin muajin

Edhe doktor Balloma thotë se 80% të ndërhyrjeve estetike që kryhen në klinikën e tyre janë për rimodelimin e hundës.

“Rinoplastika vijon të kryesojë te ndërhyrjet estetike. Ndër më të preferuarat mbetet edhe ndërhyrja për tërheqjen e veshëve.

Ndërhyrja kirurgjikale lifting, për tërheqjen e lëkurës së fytyrës apo qafës, tashmë është mjaft e preferuar nga moshat mbi 50 vjeç. Kjo ndërhyrje bëhet një herë në jetë dhe efektet e saj zgjasin deri në katër vjet”. Edhe sipas klinikës KEIT, rinoplastika mbetet ndër ndërhyrjet me numrin më të lartë, duke përfshirë grupmoshën nga 25 deri në 35 vjeç.

Zmadhimi i gjoksit është një tjetër ndërhyrje që preferohet nga femrat shqiptare, ndërsa nga meshkujt, më tepër është trapianti apo mbjellja e flokëve. Një teknikë kirurgjikale që mund të kryhet pas moshës 25- vjeçare. Ndërsa operacionet për humbjen e peshës, sipas mjekes Lida Hoxha, rezultojnë me rritjen më të lartë krahasuar me vjet. “Operacionet për zvogëlimin e stomakut apo vendosja e balonit gastrik këtë vit janë rritur 30% më shumë.

Vjet ka pasur hezitim për kryerjen e këtyre ndërhyrjeve që ndihmojnë në humbjen e peshës në mënyrë të shëndetshme. Sivjet, falë rritjes së shpërndarjes së informacionit mjekësor për operacionet e obezitetit, është shtuar fluksi i kërkesës për këtë lloj ndërhyrje”.

Operacioni gastrik për humbjen e peshës mund të kryhet nga personat e moshës 18 deri në 65 vjeç. Në mënyrë që një person të jetë një kandidat i përshtatshëm për kirurgji të stomakut, vlerat e indeksit të masës trupore (BMI) të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë duhet të jenë 35 vjeç e lart. Pas ndërhyrjes, individët zakonisht humbin rreth 70-80% të peshës së tepërt brenda 12-18 muajve.

Tendencat e operacioneve plastike, sipas grupmoshave

Për mjeken dermatologe dhe estetiste me përvojë profesionale mbi 20-vjeçare, zonjën Lida Hoxha, grupmosha 25 deri në 45 vjeç është ajo që kryen më tepër operacione plastike te popullsia shqiptare. Te shtetasit e huaj, kufiri i moshës rritet nga 55 deri në 60 vjeç. “Të huajt kanë tjetër koncept për jetën. I kryejnë ndërhyrjet estetike, në atë moshë kur zonjat shqiptare heqin dorë prej tyre.”

 

Mjekët pohojnë se ka një tendencë në rritje të trajtimeve estetike me qëllim ruajtjen e natyralitetit dhe freskisë së pamjes.

“Ndërhyrjet e bëra në masë apo injeksionet filler dhe botox, gjithnjë e më shumë po i bëjnë gratë të duken sa më natyrale në pamjen e tyre. Trajtimet estetike kanë tendencë rritëse.

Kërkesa me rritje do të vijojë për shumë vite. Asnjëherë nuk do të zhduken këto trajtime, përveçse do të përsosen procedurat. Dëshira e njeriut për t’u dukur i bukur dhe i ri nuk zhduket asnjëherë. Këtë dëshirë e ka gjithkush”, nënvizon doktoreshë Lida Hoxha. Procedurat e trajtimit estetik me botox dhe filler, sipas doktor Skerdilajd Faria janë mjaft të preferuara për t’u kryer në Shqipëri nga shtetasit italianë.

“Të avantazhuar edhe nga çmimet e lira të biletave të linjave ajrore, shumë shtetas italianë vijnë te ne vetëm për këto lloj trajtimesh estetike.

Mjaft të preferuara janë edhe shërbimet dentare nga shtetasit italianë, ku kompania jonë pritet të investojë së shpejti edhe për ofrimin e këtij shërbimi”. Përveç ndërhyrjeve estetike, mjaft të kërkuara nga shtetasit e huaj, veçanërisht italianë mbeten edhe rregullimet dentare.

Edhe te ky shërbim, shkak i rritjes së kërkesës mbeten çmimet disa herë më të lira. Nëse në Itali, për rregullimin e dhëmbëve me vendosje të implanteve dentare (pjesës së sipërme dhe të poshtme) kërkohen rreth 21 mijë euro, në Shqipëri ky shërbim ofrohet edhe me kosto deri në 5 mijë euro, gati 4 herë më e ulët.

Për mjekët e klinikave private të kirurgjisë estetike, rritja e kërkesës për turizmin dentar ka ndikuar pozitivisht edhe në tregun e operacioneve plastike, pasi shumë prej të huajve që vijnë për rregullimin e dhëmbëve, paralelisht dëshirojnë të kryejnë edhe ndërhyrje të tjera. \monitor

Etiketa: operacioneplastikeshqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, ndërsa shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

09:48 : 24/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët më të varfërit në Europë, 55% e popullsisë kanë vështirësi të mbyllin muajin

08:24 : 24/10/2025
AKTUALITET

Rekordi i ri/ Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë, 7 mijë ton “shërbehen” vetëm në 9 muaj

19:29 : 20/10/2025
AKTUALITET

“40.5% e shqiptarëve në rrezik varfërie”, Teliti: Pabarazia nuk është fat, por pasojë e keqqeverisjes

16:26 : 17/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025
AKTUALITET

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025
Para

Parashikimi i motit për sot, gjatë pasdites kjo zonë e Shqipërisë do të përfshihet nga reshjet e shiut

TË GJITHA

Sherr për prona, i riu i djeg dy makinat xhaxhait/ EMRI

15:25 : 30/10/2025

SHBA sulmon një tjetër anije të dyshuar për trafik droge, të paktën 4 persona humbin jetën

15:23 : 30/10/2025

Ndërron jetë Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit të shquar shqiptar

15:14 : 30/10/2025

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025

Ndoja: Reforma në drejtësi duhet të ishte e mirë menduar, të përmirësonte sistemin

14:53 : 30/10/2025

Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

14:49 : 30/10/2025

Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

14:40 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com