• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta/ Këlliçi: Veliaj kaloi pushimet në jahtin luksoz të Armando Lilos

12:48 : 22/08/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Këtë të enjte u zhvillua protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës me tubuesit që kërkuan arrestimin e Erion Veliajt dhe largimin e tij nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.

Kjo e sotmja ishte e 22-ta protestë që pas arrestimit të drejtorëve të Veliajt lidhur me aferën “5D”. Nga sheshi para Bashkisë, Veliaj është cilësuar “koka e bandës së drejtorëve hajdutë” dhe “pronari faktik i inceneratorit të Tiranës”.

Për nga organizimi, protesta e sotme nisi rreth orës 11:00 dhe zgjati gati 1 orë, u zhvillua si ato paraardhëse.

Nga mikrofoni i protestës, Anëtarë i kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka dekalruar se Erion Veliaj ka miratuar një tender 2.7 milionë euro për të marrë makina me qera ndonëse nëse do të bliheshin do të kushtonin më lirë.

Këlliçi është shprehur se Veliaj ka kaluar pushimet disa ditë më parë në jahtin e shtetasit Armando Lilo i cili i ka mbyllur problemet me prokurorët e SPAK.

Lexo edhe:

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

Dumani: SPAK ka hetuar 71 persona për 3 inceneratorët, Veliaj ende nën hetim

“Dua ta nis me një falënderim për të gjithë ju që jeni këtu. Para fillimi të protestës komunikova me një mik dhe më pyeti nëse njerëzit a dalin në protestë në mes të verës dhe mes të vapës. Unë i them që protestat dhe qytetarët e Tiranës nuk po ndalen në protesta.

Në një protestë me të cilën Veliaj dhe Karlo së bashku me televizionet që paguhen nga incenertorët nuk kanë lënë gjë pa bërë që ta shuanin. Nëse në këtë protestë që nuk flitet për vjedhjet galoponte dhe skandalin që ka përfshirë bashkinë e Tiranës askush nuk do të shqetësohej, kjo protestë është kthyer në oazin e qytetarisë.

Plot 2.7 milionë euro ka paguar Veliaj për 70 makina me qera për 3 vite, nëse do të bliheshin kjo do të ishte shumë herë më e mirë pasi mbeten dhe aset i bashkisë. Veliaj pasi betonizojë Tiranën tani planifikon të harxhojë 300 mijë eurot e para për 40 vende parkimi me disa rrangullina kineze që të ketë parking me dy kate.

Nuk ka rrugë që njerëzit të ecin, 70 mijë banorë në Unazën e Re nuk kanë një lulishte, një shkollë dhe një çerdhe. Në këtë vend nuk ka drejtësi, edhe përse ka pasur një opinion pozitiv me SPAK por në këtë muaj kemi parë një institucion të kapur prej fyti dhe që kontrollohen nga pushteti. Po jahti 7 milionë euro të Armando Lilos që ishe javën e kaluar po shtatë kate pa leje këtu në shesh a i ke parë sepse një tendë të Adriana Kalasë ti e pe. Armando thuhet se të ka mbyllur hallet me prokurorët e SPAK“, tha Këlliçi.

  • Këlliçi: Shoku i Veliajt, Armand Lilo ndëtoi 7 kate pa leje 50 metra nga zyra e kryebashkiakut

Në protestë e kaluar, Belind Këlliçi hodhi akuza të forta, teksa tha se shoku i Erion Veliajt, ndërtuesi Armando Lilaj, në pallatin që po ndërtohet tek rruga e Kavajës, ka 7 kate pa leje.

Sipas tij, Veliaj dhe miqtë e tij, paguajnë analistë, portale për të shkruar kundër opozitës,

“Këta dinë gjithçka për opozitën, por ky hajduti që e ka emrin Erion Veliajt, nuk ka parë atë monstrën aty, 7 kate pa leje, e ka Armando Lilaj, shoku i ngushtë i Veliajt, ortaku i Fatmir Xhafajt, komunisti i fundit në drejtësi.

E ka Armando Lilo i kallëzuar në SPAK, 50 metra është distanca nga dritarja e Velaijt tek 7 katëshi, por këtë nuk e shohin. Shohin tendën e Adriana Kalasë, shohin protestuesit e opozitës.

Çdo ditë paguajnë analistë, portale për të shkruar kundër opozitës, për të dekurajuar opozitën për të dalë në protestë. Sot është dita që të falenderojmë qytetarët e Tiranës në këtë protestë maratonë.

Një protestë qëndrese në mbrojtje të interesit të qytetarëve të Tiranës”, tha Këlliçi një javë më parë.

  • Protesta për largimin dhe arrestimin e Veliajt

Kujtojmë se prej kohësh opozita, por dhe përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit protestojnë para bashkinë, në shenjë kundërshtie pas arrestimeve për dosjen 5D, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj.

Nga burimet e provave të mbledhura në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.

Shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, shtetasit Eduard Meta, Muhamet Petriti dhe Nestor Muhametllari, si ortakë fiktiv në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje miqësore.

Etiketa: Armando LilojahtikelliciVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Dumani: SPAK ka hetuar 71 persona për 3 inceneratorët, Veliaj ende nën hetim

17:43 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

19:58 : 15/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi-Dumanit: A ju thotë gjë emri Belinda Balluku? Apo po ha dhe ajo fiq pas shpinës së Ramës?

22:09 : 14/10/2025
AKTUALITET

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

Zbardhet vendimi i Kushtetueses: Ja pse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

18:25 : 09/10/2025
Para

Zbardhet vrasja e Faik Ajdinit në Memaliaj, si u nxit autori të kryente krimin! 4 të arrestuar

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com