• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Projekti antikombëtar për të ndryshuar ADN-në e shqiptarëve

12:32 : 21/08/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Agim Nesho

Të gjithë ata që mendojnë se Edi Rama nuk do të mbahet mend në histori, mund të themi që e kanë gabim. Ai është lideri i vetëm shqiptar që me ligësinë, mediokritetin dhe çmendurinë e tij kërkon t’ju ndërrojë shqiptarëve ADN-në, dhe këtë po e bën në funksion të mbajtjes së pushtetit të tij të korruptuar dhe në zbatim të një projekti të mirëmenduar anti-kombëtar.

Për shumë studiues, akademikë, intelektualë shqiptarë ishte pjekur mendimi se shekulli 21 do të ishte shekulli i Shqiptarëve në Ballkan, një komb heroik që ka mbijetuar në shekuj, një komb që me vendosmërinë e tij arriti t’ju imponojë fuqive botërore Republikën e dytë shqiptare në Europë.

Padrejtësitë historike dhe copëzimi i tokave shqiptare në favor të fuqive të mëdha morën fund me revolucionet demokratike të viteve 90-të në Europën Lindore. Ky ndryshim i dha mundësi shqiptarëve për të zgjedhur vetë në liri perspektivën e tyre perëndimore, për të siguruar identitetin e tyre perëndimor, për të larguar njëherë e mirë mallkimin e vijës së Theodosit se nuk janë as lindje as perëndim ose intrigat dhe interesat e liderëve që mund të lëviznin lehtë pozicionimin strategjik të Shqipërisë.

Ardhja e Edi Ramës në pushtet zbehu të gjitha shpresat. Ambiciet e tij për pushtet të pakufizuar bëri të mundur kapjen e gjithë institucioneve të shtetit, median e lirë dhe drejtësinë duke arritur që shteti i së drejtës të bëhej inegzistent. Vizioni i tij mediokër por dhe i paramenduar e orientoi zhvillimin e Shqipërisë vetëm në një drejtim:- Turizmin.

Lexo edhe:

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

Shqipëria sot nuk ka asnjë industri të rëndë, industri automobilistike, industri të prodhimit të teknologjisë elektronike apo cipave, apo orientimit për të zhvilluar inteligjencën artificiale etj. Ai nuk donte që në Shqipëri të zhvillohej një klasë e mesme, të kishte vende pune dhe një klasë intelektuale që s’mund ta manipulonte lehtë. Rama ju la shqiptarëve vetëm dy mundësi: ose të largoheshin nga vendi masivisht dhe në dëshpërim ose të punonin si hyzmeqarë në turizëm duke ju shërbyer elitave dhe pastruar ambientet e tyre. Një Shqipëri turistike ku mbi 60% të popullsisë nuk kanë mundësi financiare për të bërë pushime, ku shumica e popullsisë jeton më poshtë se minimumi jetik i jetesës, ku gjysma e popullsisë nuk përballon blerjen e ilaceve etj. Të ardhurat nga kjo industri nuk shkojnë për ngritjen e nivelit të jetesës së shqiptareve por për të favorizuar miqtë e Kryeministrit për të ndërtuar rrugë me miliona euro më shtrenjtë se sa ndërtohen rrugët në BE apo në SHBA, për të ndërtuar tunele 50 milion euro më të shtrenjta, për të blerë influencë, për ti përdorur lekët në aferat korruptive të PPP-ve për tu pasuruar pushtetarët.

Shqipëria sot nuk ka asnjë arritje për tu paraqitur në botë me të njëjtin dinjitet si vende të tjera të vogla si Kroacia, Izraeli, Zvicra, Tajvani por është shume larg dhe vendeve si Serbia në rajonin tonë. Ajo sot njihet si Maldivet e Europës nga propaganda e sponsorizuar e regjimit dhe numërohen vetëm numri i vizitorëve të saj. Ajo sot nuk njihet për forcën e saj ushtarake dhe përgatitjen e saj për të qenë në funksion të mbrojtjes së çështjes së Kosovës, sot kur sovraniteti i saj kërcënohet nga fuqi revizioniste si Serbia dhe Rusia. Në një kohë kur nacionalisti Vucic deklaron se po armatos Serbinë me 110% të gjithë armatimeve të vendeve të BP, Shqipëria ka blerë vetëm 3 dronë turk dhe këto për ti bërë një shërbim Erdoganit se sa në funksion të mbrojtjes së interesave të vendit.

Shqipëria jo vetëm nuk është mbështetëse për Kosovën, por politikat e regjimit të Ramës kanë kohë që ju janë bashkuar projekteve ruse-serbe të Beogradit dhe bashkëpunon me ata që nuk e njohin, kërcënojnë për ndarje dhe provokojnë sovranitetin e Kosovës. Qëndrimi i Ramës ndaj Serbisë dhe Vucic është një thikë pas shpine për Kosovën sepse justifikon politikat e faktorëve të tjerë ndërkombëtarë të cilët favorizojnë sot zgjidhje kompromisi në dëm të interesave të saj.

Por kjo nuk është e vetmja politikë e gabuar e regjimit Rama në pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Politikat e tij klienteliste dhe karakteri korruptiv i regjimit e ka kthyer Shqipërinë në një vend vasal për të mbrojtur interesat financiare të regjimit ose në një ‘refugio peccatorum’ për të mbledhur si gropë septike projektet pazgjidhje të ndërkombëtarëve.

Sot shqiptarët ndjehen inferiorë dhe të pambrojtur si në bujqësi dhe blegtori me politikat favorizuese të regjimit ndaj vendeve të tjera të ‘Ballkanit të Hapur”. Shqiptarët po harrojnë historinë dhe krenarinë e lashtësisë së tyre me Portin e Durrësit mbi 2000 vjecar që po kthehet në një parkim për jahtet luksoze të arabëve, për civilizimin ilir që qëndronte i barabartë me fuqinë më të madhe të kohës si Perandoria Romake. Fama e akademive të ilirëve ku mësonin perandorët romakë sot është zëvendësuar me numrin e turistëve që kanë shkelur apo eurove që fusin në xhep klika në pushtet. Toka arbnore që nxirrte Gjergj Kastriotin si kalorës të mbrojtjes së krishtërimit dhe Europës sot është kthyer në një treg për shitjen e investimeve dhe bukurive Shqiptare tek Kushner, Alabar e të politikanëve të tjerë që do të mundësojnë pushtetin për regjimin.

Ky regjim po i zhduk shqiptarëve identitetin e tyre shekullor. Arroganca e pushtetit, që kujt nuk i pëlqen të ikë dhe ne do ti zëvendësojmë me afrikanë, bangladeshas, etj., tregon që ky është një projekt anti-kombëtar me pasoja të rënda për të ardhmen dhe perspektivën e kombit tonë. Me ikjen në masë të rinisë, popullsia shqiptare po plaket dhe për herë të parë raporti i lindjeve me vdekjet është përmbysur në Shqipëri. Interesat e shqiptarëve po rrëmbehen nga frika dhe regjimi i patronazhistëve që kontrollon cdo gjë. Regjimi i Ramës me vetëdije e ka dobësuar pozicionin e Shqipërisë për të qenë një aneks në zgjidhjet gjeopolike të Ballkanit dhe jo një faktor përcaktues për të ardhmen perëndimore të rajonit.

Po jetojmë në një kohë ku regjimi më shpejt mund të bëjë një kryeministër afgan në mbretërinë e Edi Ramës, siç parashikon Blushi në romanin e tij “Konspiracioni” se sa t’ju mundësojë shqiptarëve të drejtojnë vendin e tyre.

Në këtë Shqipëri që edhe emri po i transformohet në Maldivet e Europës, ku shqiptarëve me forcë po i ndryshohet ADN-ja, vetëm një zgjidhje ka: – Të bashkohemi të gjithë për të ruajtur identitetin, dhe krenarinë që na jep emri Shqiptar!

Etiketa: Agim NeshoantikombetarEdi Ramakryeministriprojrkti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

12:01 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rama krijon kompani për të hyrë aksioner tek resorti i Kushner në Sazan

11:18 : 27/06/2025
AKTUALITET

Standard i dyfishtë! Rama sulmon Britaninë për emigrantët, por mbron Italinë

19:13 : 26/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ 36 mijë euro fluturimi, Rama shkon me charter në samitin e NATO-s. Mister kush ia pagoi

14:47 : 26/06/2025
AKTUALITET

Gazeta gjermane: Kullat e Tiranës fasadë për pastrim parash

19:38 : 25/06/2025
Para

Para, makina dhe aksione në disa kompani, SPAK sekuestron pasuritë e Ilir Beqajt

TË GJITHA

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti

21:23 : 27/06/2025

Europa përvëlohet nga vapa/ Në Itali, Francë, Spanjë e Portugali, termometri shkon deri në 42°C

21:19 : 27/06/2025

Makina përplasi 3 të mitur/ Eksperti: Monopatinat s’duhet të kalojnë 25 km/orë, drejtuesit të bëjnë kurs

21:05 : 27/06/2025

Balaj protagonist, Vllaznia fiton miqësoren ndaj ekipit rumun

21:04 : 27/06/2025

Mungesa e kontrollit të lejeve minerare rrit kostot mjedisore në Bulqizë

20:55 : 27/06/2025

Trump paralajmëron Iranin: Do të urdhëroj bombardime nëse vijon pasurimi i uraniumit

20:45 : 27/06/2025

Tjetër dëmtim për David Alaba-n, mbrojtësi i Real Madridit jashtë për dy muaj

20:42 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com