• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbetjet toksike/ Berisha: Qeveria falsifikoi letrat, i eksportoi helmet sikur ishin të Kurumit

20:47 : 21/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar Qeverinë se ka falsifikuar letrat për transportin e 816 ton mbetjeve toksike të dala nga porti i Durrësit, duke ia faturuar ato kompanisë së Kurum në Elbasan.

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin e sotëm, Berisha tha se sot u faktua 100% se kemi të bëjmë me një trafik kriminal të autoriteteve shqiptare me lëndë toksike dhe helme, që rrezikojnë shëndetin e qytetarëvë shqiptarë, por dhe vendeve të tjera.

Lidero demokrat deklaroi se Ministria e Mjedisit, pas 10 ditë heshtje, reagoi publikisht duke mashtruar shqiptarët, se ato mbetje i përkasin Kurumit.

Berisha u bëri thirrje EuroJust dhe Europolit që të vijnë dhe të hetojnë këtë krim monstruoz, sipas tij, teksa shqiptarëve u bëri thirrje që të ngrihen në protestë.

Sali Berisha: Prej dy javësh lajmet ndërkombëtare për Shqipërinë, lajmet e vendit janë dominuar nga Shqipëria eksportuese e lëndëve toksike e mbetjeve të rrezikshme me anije të kthyera nga një vend në një vend tjetër, të mbetura në det dhe të nisura për në Shqipëri. Në krye të radhës ju informova se qytetarët digjital, kohë më parë kishin informuar se në Shqipëri depozitohen lëndë kimike supetoksike në tunelet e vendit. E vërteta është se sot u faktua në mënyrë përfundimtare, se rasti i fundit i Durrësit me destinacion Triesten dhe më pas Tajlandën, kemi të bëjmë 100% me një trafik kriminal të autoriteteve shqiptare me lëndë toksike dhe helme, që rrezikojnë shëndetin e qytetarëvë shqiptarë, por dhe vendeve të tjera.

Lexo edhe:

Berisha: Informacioni për Tom Doshin ishte nga SPAK! Tani do e quaj “qendra kombëtare e shpifjes”

Berisha deklaroi se është arratisur, Tom Doshi publikon FOTO: O mashtrues, jam në mes të Tiranës

Pasi heshtën pothuajse 10 ditë, pasi ndërsyen mjerot e tyre për të mashtruar shqiptarët se ato ishin mbetje të Kurumit dhe se Berisha e di se janë të Kurum, më në fund nxorrën kokën. Ministria e Mjedisit mashtroi shqiptarët se ato mbetje vijnë nga furnaltat e Kurum. Shqipëria ka furrnalta hekuri, çeliku, kromi, por dhe furra alumini dhe metalesh të tjera. Por këto janë veprimtari legale, këto janë veprimtari të kontrolluara nga të gjitha anët. Në këto furra shkrihet hekur, shkrihet krom, shkrihet çelik, alumin dhe të tjerë. Dhe këto furra në mënyrë transparente kanë procedurat ku i depozitojnë mbetjet e tyre, të rrezikshme, të parrezikshme, ku i eksportojnë, cili është destinacioni i tyre. Kjo është një veprimtari dhjetëra vjeçare. Por ministria e Mjedisit deklaroi dje, se mbetjet i ka eksportuar Kurumi. Sot kjo sipërmarrje e madhe me një aktivitet pothuajse 30 vjeçare në Elbasan, deklaroi se ato mbetje nuk kanë asnjë lidhje me uzinën e Kurumit. Pra, ato mbetje thotë Kurumi, nuk kanë lidhje me uzinën, por dokumentacioni është plotësuar sikur janë të Kurumit. Shikoni pra çfarë qeverie, trafikante, falsifikatore e turpshme. Shikoni se ç’bëjnë. Shikoni se ç’bën Edi Rama për bizneset e tij.

Shikoni se çfarë bën Edi Rama me trafikun që bën me helme dhe toksina. Merr emrin, falsifikon dokumente dhe i eksporton ato, sikur të jenë të një ndërmarrje private. Por fare mirë mund të më thoni ju, pse thua Edi Rama. Po pse kush tjetër mund të bëjë një akt të tillë dhe të nxjerrë ministrinë e të mashtrojnë publikun se mbetjet i përkasin Kurumit. Kush mund të urdhëroj ministrinë të mashtrojë. Kush mund të urdhëroj organizatën kriminale të kryesuar nga Dumani të heshtë si fija e barit, para një veprimtarie e cila në ligj dhe në kode, përban krim të rëndë. Në ligj dhe kode, përbën organizatë kriminale, sepse këtë nuk mund ta bëjë një njeri. Për të transportuar nga Shqipëria, helme, mbetje toksike dhe të rrezikshme, kjo do një grup të tërë. Kush mund të detyrojë të heshtë Shërbimin Informativ Kombëtar, i cili në ligjin e tij, ndër të tjera ka objekt krimet e rënda të mjedisit. Kush mund të detyrojë të heshtë doganën për mbi 100 kontenier që u nisën me lëndë helmuese. Kush mund të detyrojë të heshtë Policinë e Shtetit, të heshtë Piro Vengun, autoritetin portual. Asnjë autoritet tjetër nuk mund ta bëjë këtë përveç Edi Ramës, hajdutit të Gjipesë.

Le të falenderojmë ne përfaqësuesit e rrjetit ndërkombëtar të Bazelit. Le të falenderojmë për mbrojtjen që ata po i bëjnë interesave, shëndetit dhe jetës së qytetarëve shqiptarë, duke gjurmuar hap pas hapi këtë veprimtari të tmerrshme kriminale të autoriteteve shqiptare. Mirënjohje të pakufishme. Por ftesa ime është të dërgojnë misione, të hetojnë në tunele të Shqipërisë, aty ku fshihet e vërteta e biznesit kriminal të Edi Ramës. Aty do të mësojnë se cili është Edi Rama dhe banda e tij që qeveris Shqipërinë. I bëj thirrje EuroJust, Europolit, të vijnë dhe të hetojnë këtë krim monstruoz që autoritetet e vendit bëjnë ndaj qytetarëve shqiptarë. U bëj thirrje qytetarëve të ngrihen në protesta të fuqishme kundër këtyre kriminelëve që janë të aftë të trafikojnë, të kërcënojnë, të rrezikojnë çdo jetë të qytetarëve shqiptarë për tu pasuruar vetë me veprimtari të tillë.

Etiketa: falsifikoi letratKürümmbetjet toksikeqeveriaRamaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Informacioni për Tom Doshin ishte nga SPAK! Tani do e quaj “qendra kombëtare e shpifjes”

13:38 : 24/10/2025
AKTUALITET

Berisha deklaroi se është arratisur, Tom Doshi publikon FOTO: O mashtrues, jam në mes të Tiranës

13:22 : 24/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Tom Doshi ia mbathi! Do të arrestohej nga SPAK, por u largua në drejtim të paditur

12:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Afera e Aeroportit të Vlorës, Berisha: Dy ministra refuzuan, Lubi Balluku firmosi

20:38 : 23/10/2025
RAJONI

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

19:47 : 23/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
Para

KE miraton 5 miliard euro për ngritjen e një fabrike mikroçipesh në Gjermani

TË GJITHA

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

14:02 : 25/10/2025

Këta janë 7 personazhet që pritet të jenë pjesë e “Big Brother VIP 5”

13:43 : 25/10/2025

Rama: Diella është shtatzënë, do të shtohet me 83 fëmijë

13:31 : 25/10/2025

Rama për DW: Balluku e pafajshme derisa të ketë një vendim të formës së prerë

13:22 : 25/10/2025

Me gomone me drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, kontrollohet banesa e ‘Çimonit’ në Sarandë

13:06 : 25/10/2025

Kirurgu-Urdhrit të Mjekut: Majlinda Ikonomi, përgjegjëse për vonesa serioze në analizat e biopsive. Asnjë hetim

13:00 : 25/10/2025

EMRAT/ Zgjedhjet e pjesshme, kush janë kandidatët për kryetar në 5 bashki të vendit

12:45 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com