• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush po gënjen/ Doganat, Mjedisi e Kurum, gjysmë të vërteta për mbetjet e rrezikshme

16:04 : 21/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Rreth një javë më parë, media ndërkombëtar “Bloomberg” raportoi një shqetësim të organizatave ambjentaliste, të cilat kishin pikasur se, një ngarkesë prej 800 tonë mbetje të dala nga shkrirja e metaleve në furrat me hark elektrik, të konsideruara si “të rrezikshme”, kishte dalë nga Porti i Durrësit, me destinacion Tajvanin.

Kjo ngarkesë pritej të mbërrinte në datë 20 gusht 2024, por autoritetet tajvaneze, pas alarmit të ngritur, refuzuan ta pranojnë këtë ngarkesë.

Më tej, në median shqiptare u raportua se një ngarkesë e ngjashme, e nisur nga Porti i Dujrrësit dhe mbërritur në Kinë, në prill të këtij viti, ishte bllokuar nga autoritetet e Pekinit dhe kanë vendosur që kontenierët të rikthehen sërish në pikën e nisjes (Shqipëri).

Në foto: “Bloomberg” raportoi për një ngarkesë me “mbetje të rrezikshme” me itenerar Durrës-Tajvan

Megjithëse ky rast përbënte një shqetësim ndërkombëtar, autoritetet shqiptare qëndruan “memece” për ditë të tëra.

Lexo edhe:

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim”

Reagimet e para erdhën vetëm duke nisur nga pasditja e të Martës (20 Gusht 2024). Por, edhe këto njoftime sqaruese përmbajnë gjysmë të vërteta, të cilat shtojnë më shumë kakofoninë dhe tregojnë se strukturat qeveritare shqiptare duket se kanë një problem shumë të madh me këtë histori.

Pa marrë përsipër vërtetësinë e plotë të informacioneve, “Boldnews.al” ka vizatuar një trekëndësh të përfshirë në këtë histori, të paktën sipas raportimeve mediatike të deritanishme.

Ngarkesa me mbetje metalore është prodhuar nga shoqëria “Kurum” që operon në zonën e ish-Metalurgjikut të Elbasanit. “Kurum” ia ka shitur shoqërisë shqiptare “Sokolaj” dhe kjo e fundit, nëpërmjet kontenierëve të kompanisë ndërkombëtare “MAERSK” e ka nisur për eksport drejt Tajlandës.

Nisur nga ky “trekëndësh”, do të shohin se si gjysmë-të vërtetat po tentojnë të mjegullojnë sa më shumë skandalin.

E para që reagoi me gjysëm zëri për këtë histori është Ministria e Mjedisit. Në prononcim për një media shqiptare, kjo ministri u shpreh:

“Vëllimet e mallrave të cilat dyshohen se përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan, janë ngarkuar në njësi kontejnerike pranë Terminalit të Mallrave Rifuxhio në Durrës, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS”, deklaroi Ministria e Mjedisit, duke iu referuar kompanisë turke “Kurum”.

Në foto: Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro

Por, ky pretendim i Ministrisë së Mjedisit u hodh poshtë nga kompania “Kurum”. Në një deklaratë për median, të shpërndarë mesditën e 21 Gushtit, shoqëria, pasi sqaron procedurat e licensimit të mbetjeve të prodhuara nga aktiviteti i saj, thekson edhe se:

“Kurum International asnjëherë nuk ka eksportuar mbetje të rrezikshme, ndaj edhe në këtë rast kjo ngarkese për të cilën bëhet fjalë nuk është eksportuar nga Kurum International. Ky fakt është lehtësisht i verifikueshëm pranë institucioneve përkatëse, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe porteve shqiptare”.

Në foto: Selia e “Kurum International” në Elbasan

Në deklaratën e saj, “Kurum” mohon “eksportin e mbetjeve të rrezikshme”, por ajo nuk thotë asgjë për shitjen e këtij produkti. Pra, “Kurum” thotë se nuk e ka eksportuar, por nuk thotë asgjë nëse ai produkt i nisur drejt Tajlandës është prodhuar në furrat e tij.

Në vijim, radha për të dhënë një sqarim “gjysëm të vërtetë” i takoi Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Institucioni i drejtuar nga Gent Gazheli shpërndau një njoftim për media mesditën e së Mërkurës, ku theksonte se:

Në foto: Drejtori i Doganave, Gent Gazheli (djathtas), në shoqërinë e kryeministrit Edi Rama

“Rasti i cituar nga media nuk është eksport nga Shqipëria, por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova. Pra, produkti është koncentrat zinku me origjinë nga Kosova  me firmë dërguese/eksportuese Apelbaum shpk me adresë Rr. Fehmi Agani, Prishtinë/Kosovë; Firma pritëse/importuese është ACHRO AG me bazë në Steinhausen Sëitzerland.

Firma zvicerane ACHRO AG është urdhëruese sipas BILL OF LOADING (B/L) e kompanisë detare MAERSK për transportin e këtij produkti (LOË GRADE ZINC CONCENTRATE) me destinacion firmën pritëse GUANGXI LOGISTICS INDUSTRY INTERNATIONAL TRADE CO. LTD, NANNING, China”, deklaron autoriteti doganor.

Në foto: Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave

Në njoftimin e Doganave bie në sy që i referohet “eksportit në Kinë”, një ngjarje që raportohet se ka ndodhur në Prill të vitit 2024. Ndërkohë, sqarimi i Gazhelit nuk jep asnjë të dhënë mbi dyshimet për transport mbetjesh të rrezikshme me pikënisje Portin e Durrësit dhe destinacion Tajlandën.

Pra, me një njoftim gjysëm të vërtetë, Gazheli i Doganave më shumë e inkriminon pozitën e tij dhe të institucionit se sa jep përgjigje shteruese për skandalin.

Ndërkohë, deri në publikimin e këtij shkrimi, nuk ka ende asnjë reagim publik nga shoqëria “Sokolaj” shpk, për të cilën raportohet se është ajo që ka eksportuar ngarkesën me kontenierë nga Durrësi e me destinacion Tajlandën.

Shoqëria “Sokolaj” shpk rezulton të ketë raporte të hershme me kompaninë “Kurum” dhe prej vitesh merr prodhime të furrave të kompanisë turke për eksport në vende të ndryshme të botës.

Etiketa: doganatEdi Ramagent gazheligjysmë të vërtetatkineKürümmbetjet toksikeministria e mjedisitmirela kumbaroportiTailande

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

10:11 : 15/08/2025
AKTUALITET

Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim”

17:32 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Siri, na çon dot në Bruksel?”/ Politico: Shqipëria synon BE-në përmes inteligjencës artificiale

15:28 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Avioni për zjarret nuk është fjalë goje”, por për udhëtimet e Ramës, një çarter kushton mbi 30 mijë euro

14:19 : 14/08/2025
Lajmet e Dites

Shtet motrash, vëllezërish, kunetërish, dhëndurësh e dashnoresh

14:16 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shteti që digjet dhe hesht

20:03 : 13/08/2025
Para

Rusia shtyn zgjedhjet lokale në qarqet e kontrolluara nga forcat ukrainase

TË GJITHA

OKB: Që nga maji, mbi 1.700 të vrarë teksa po prisnin për ndihma në Gazë

20:25 : 15/08/2025

Nis sezoni i ri në Premier League, Liverpool dhe Bournemouth zbardhin formacionet

20:23 : 15/08/2025

Nga Dhërmiu me dashuri

20:00 : 15/08/2025

Sherri me thika në Korçë/ Kapet personi i dytë, kush është 41-vjeçari me precedent penal (Emri)

19:58 : 15/08/2025

Goli i radhës, ish-mesfushori i Shpresave tund rrjetën në Kupën e Gjermanisë

19:53 : 15/08/2025

Putin me arsenal makinash të blinduara drejt Alaskës, bën një ndalesë para se të hyjë në Amerikë

19:48 : 15/08/2025

EMRI/ Ja kush është i riu që u qëllua me thikë në Korçë

19:46 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com