• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Fermerët e vegjël në Shqipëri sfidojnë vështirësitë për të mbështetur turizmin

18:58 : 18/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Shumë fermerë në Shqipëri po krijojnë ferma të vogla afër segmenteve të rrugëve kombëtare për të tregëtuar prodhimet e tyre kryesisht për turistët vendas dhe të huaj. Sipas ekspertëve të ekonomisë sektori bujqësor dhe ai blegtoral vendas po e mbështesin këtë vit jo në nivelin e pritshëm sektorin tursitik për shkak se mbizotërojnë prodhimet e importit.

Në një sipërfaqe prej gati pesë dynimësh në segmentin e rrugës së re Kardhiq – Delvinë, Bajram Duro ka ngritur një fermë të vogël për prodhimin e frutave dhe e perimeve ku gjatë gjithë ditës nuk rreshtin turistët.

“Kur toka u nda pas përmbysjes së komunizmit nuk e merrte asnjënjeri se s’kishte ujë, e mora unë dhe është fati im tani” , thotë Bajrami.

“Kur u ndanë tokat nuk dilte asnjë ta merrte këtë tokë se i donin nën ujë që të vaditeshin. Këtu nuk kishte ujë. Edhe thashë do ta marr unë. Me një mendim që nëse do të dështoja në kultivimin e tokës me perimet kam pyllin përreth dhe do të merrja disa dele dhe dhi që ta ndihmoja familjen që të mos dilja fare i humbur. Megjithatë pata sukses, fati im dhe i familjes”, tregon ai për Zërin e Amerikës.

Familja e Bajramit ka 33 vite që merret me prodhimin e perimeve, por dy vitet e fundit me përfundimin e rrugës Kardhiq Delvinë kjo fermë e vogël nisi të rritet dhe të presë vizitorë.

Lexo edhe:

I dyshuar për akte terroriste, predikuesit të njohur fetar i ndalohet hyrja në Shqipëri

Në Shqipëri vdekshmërie nga ndotja e ajrit gati 3-fish më e lartë se mesatarja e BE-së

“Ne kemi 33 vite që merremi me perime si familje. Kemi bërë edhe punë të tjera kur nuk kemi pasur punë, por kryesisht merremi me shitjen e perimeve”, tregon ai.

Ky vit thotë më tej Bajrami nuk nisi mirë, por më pas dalja në treg e frutave dhe perimeve solli interesin e turistëve.

“Këtu kam dy vjet që po prodhojmë dhe shesim. Më parë nuk ishte rrugë dhe vinte ndonjë kalimtar i rrallë apo me kuaj. Ky vit nuk filloi mbarë se e hapm si sezon para kohe me qepën e njomë dhe me hudhrën dhe lakrat e buta që mbillen kryesisht por nuk i tërhiqte shumë njeërzit. Tani që dolën perimet dhe frutat dhe kalojnë shumë pushues për Sarandë ka interes të madh”, tregon ai.

Turistë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë klientët e pëlqyer të Bajramit pasi blejnë me sasi të mëdha ndërsa turistë nga disa vende perëndimore, sic thotë ai “blejnë me kokrra”.

“Turistët nga Kosova dhe Maqedonia blejnë shumë. Edhe vendasit kthehen këtu, ndërsa turistët e huaj nga vendet perëndimore si francezë, italianë, anglezë bëjnë tregëti më të dobët. Marrin dy speca, një patëllxhan, një kokërr domate”.

Bajrami thotë se nuk përdor pesticide dhe turistët mund t’i shijojnë duke i vjelë prodhimet ndonëse kjo i sjell atij humbje për shkak të dëmtimit nga insektet.

“Nuk përdorim pesticide dhe kemi humbje të madhe. Si e sheh dhe vetë njerëzit futen, vjelin dhe hanë ndonjë nga prodhimet në degë. Nëse do përdor helmin mund të më mbetet ndonjëri atje. Sa të vijë ndonjëri dhe të më bëjë lapidar (të më vrasë) më mirë le të hidhen poshtë 10 kuintalë domate”, tregon ai.

Bajrami thotë se bujqësia është shumë e vështirë në Shqipëri pasi nuk gëzon mbështetje me sumbvencione nga shteti dhe kur e pyet se sa orë në ditë punon ai përgjigjet:

“Punojmë me shumë vështirësi. Se mos flemë dhe natën pa le dhe ditën. 24 orë në punë si familje, po lehu qeni jemi në këmbë gati.”

Bajrami ka ruajtur farërat e perimeve dhe frutave që përdoreshin që në vitet gjatë komuznimit në Shqipëri por thotë se ato po shkojë drej degradimit.

“Unë vetëm me farërat doja të më ndihmonin. Kam ruajtur farërat që në kohën e socializmit, të kooperativës. Po ato vendë drejt degradimit sepse janë futur farëra të tjera dhe i bën bleta tani përmes pllenimit as të buta dhe as të egra”, tregon ai.

Kastraveci dhe domatja janë më të kërkuarat në fermën e vogël.

“Sikur të kem edhe një tonë në ditë ato shiten”, thotë Bajrami.

Sipas ekspertëve të ekonomisë ndërsa prurjet turistike po rriten ndjeshëm në Shqipëri sektori vendas bujqësor dhe blegtoral nuk po e luan rolin e pritshëm në mbështetjen e këtij sektori.

Kjo pasi prodhimet vendase të perimeve dhe frutave konkurohen ndjeshëm nga importet.

Sipas të dhënave zyrtare importet e perimeve për 6 muajt e parë të këtij viti janë rritur me 43.5%, ndërsa importet e frutave janë rritur me 31.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një probem tjetër thonë fermerët e vegjël është vështirësia e depërtimit në tregun vendas për shkak të kostove të transportit.

Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri vuri nën hetim mesin e këtij vit dhjetëra grumbullues në disa rajone të mëdha të vendit si Tiranë, Elbasan dhe Fier pasi abuzuan me çmimet e fruta perimeve duke i shtrenjtuar deri në 100% karahasuar me cmimet që i merrnin prodhimet nga fermerët./VOA

Etiketa: fermeretShqiperiturizmin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dyshuar për akte terroriste, predikuesit të njohur fetar i ndalohet hyrja në Shqipëri

18:46 : 23/10/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri vdekshmërie nga ndotja e ajrit gati 3-fish më e lartë se mesatarja e BE-së

15:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Klanet në Tiranë marrin tendera në këmbim të votave”/ Il MATTINO: Si u kthye Shqipëria në narko-shtet

12:31 : 23/10/2025
AKTUALITET

SPAK hesht, ndërsa Ardita Kuçi e AZHBR vazhdon të vjedhë fondet e bujqësisë

17:51 : 22/10/2025
AKTUALITET

Përgjysmohet prodhimi, fermerët e ullirit: Jemi të braktisur nga shteti

16:41 : 21/10/2025
AKTUALITET

RCC: Startup-et, Shqipëria ngec në garën rajonale

11:01 : 21/10/2025
Para

Zjarret/ Ish-drejtuesi i policisë: Qeveria shqiptare është treguar indiferente

TË GJITHA

Trump forcon praninë ushtarake në Venezuelë: Anije, bombardues dhe CIA

17:10 : 25/10/2025

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025

“I mora te gabi”, Oriola Marashi kërkon ndjesë pasi u akuzua se ofendoi komunitetin rom

16:33 : 25/10/2025

“Nuk kam mbaruar ende”, Kamala Harris: Mund të kandidoj sërish për presidente

16:22 : 25/10/2025

Osmani për DW: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

16:07 : 25/10/2025

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

15:37 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com