• Kontakt
Wednesday, June 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meti si Ardi, kryepolici “u zhvesh” para qytetarëve

20:10 : 16/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED

Nga Boldnews.al

Më shumë se tre dekada karrierë policore, një barrë grada mbi supe, flokë e thinjura nga “pjekuria e kohës”, por në fund vendosi t’i djegë të gjitha, duke dalë gati në lakuriqësi para qytetarëve. Për fat të keq ky qe fati fort i keq i kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. U desh dhuna e një kapadaiu pogradecar me mbrotje nga pushteti ku la të vdekur babain e dy fëmijëve që edhe numri një i policisë së shtetit të vetëdegradohet deri në atë pikë sa është pak të quhet “zëdhënës kryeministror”.

Shenjat për një çartje të Rrubullakut në sulmin ndaj medias ishin dhënë edhe më parë, por kjo e fundit i vuri kapakun kazanit të zi që zien çorbën qeveritare dhe shpërndahet më pas për sejmenët e pushtetit, fatkeqësisht edhe në majën e policisë së shtetit.

Vrasja me grushte e 42-vjeçarit Egli Proga nga Denis Meçe në Pogradec u tentua të fshihet nga policia, por denoncimi i familjarëve dhe publikimet e tjera në media bënë që ky rast tragjik që u shit si “aksident” të zbulonte lidhjet “politiko lokale” të agresorit që shtriheshin më pas edhe në polici dhe drejtësi.

“Aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i Komisariatit të Policisë Pogradec është i pabazuar në asnjë dyshim të arsyeshëm, provë apo fakt konkret dhe si i i tillë është skandaloz. Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec, nuk është tentuar të fshihet apo minimizohet ngjarja e rëndë,” tha Rrumbullaku. Deri në këtë pikë ngjau se po mbronte punën e vartësve, por shkoi shumë më tej…

Lexo edhe:

Gazeta gjermane: Kullat e Tiranës fasadë për pastrim parash

“Shkrimi në FoxNews tronditi qeverinë”/ Abilekaj: SHBA po rikthen vëmendjen ndaj Shqipërisë

“Drejtoria e marrëdhënieve me median në Policinë e Shtetit dhe departamentet respektive që merren me ndjekjen penale po hulumtojnë gjithë rrjetet sociale dhe po përgatisin kallëzimin penal në lidhje me çdo individ dhe çdo rrjet social në raport me këtë dizinformim të qëllimtë”-theksoi

Kjo vret edhe më shumë se ata grushta politike që sot po vrasin e terrorizojnë qytetarët pa mbështetje. Rrumbullaku jo vetëm fshehu ngjarjen dhe rolin e policisë lokale në Pogradec, por me deklaratat e tij tani e më tej pasi të na vrasin do duhet të mbyllim gojën, ndryshe Ai i madhi, me pisqollën e lagur të “ish-grupit çiftelia”, vret fjalën e lirë…

Çka vijoi më pas iu kthye në boomerang pushtetit të pisët që me forcën e propagandës e herë me ankimet si shtrigë e ligë se po u hidhet baltë padrejtësisht bien vetë në gropën e hapur. Pas Rrumbullakut, si një “orë zvicerane” del edhe kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, duke mbrojtur abulancën rrangallë që në rastin e Pogradecit shërbeu si “makinë funerali” që transportoi pa shenja jete trupin e 42-vjeçarit të vrarë nga grushtet e nipit të një pushtetri të fuqishëm lokal.

Rrumbullaku doli, Brataj doli e si mund të mungonte i “prekuri nga padrejtësia”, kryeministri Edi Rama? Aty buzë detit mbajti një fjalim çartës aq të zakonshëm sa u vetediskreditua shumë pasi fjala e Rrumbullakut ishte rrumbullak e njësojtë me të tijën…

Të dhunshmit me lidhje pushteti do vrasin përsëri, herë me grushte e herë me armë, gjoba do venë përsëri, herë me shantazh prikologjik e herë me rrahje, por ajo që vret më shumë se një vrasje është lugunia e të gjithë pushteteve për t’I mbyllur gojën çdo denocuesi, çdo media ende të pakapur nga qeveriasja e çdo gazetari e qytetari që edhe në rrjetin e tij social duhet të matet mirë para se të shprehet.

Një situatë e përsëritur dhe një fat i ngjashëm me kryepolicët. Sot, Rrumbullaku e ka të vështirë të kuptojë të vërtetën nga maja ku mendon se ndodhet. Mjafton të kthejë pak kohën në një vështrim nga paraardhësit e tij… Aty në atë karrige ku Rrumbullaku ulet rëndë ka ndenjur edhe Ardi Veliu.

Është pikërisht Veliu që deklaroi se në ngjarjen e rëndë në Elbasan ku në një përplasje me armë u vra një person dhe u plagonës disa të tjerë nuk kishte materiale zgjedhore. Faktet treguan pak kohë më vonë se jo vetëm kishte materiale zgjedhore, por edhe lista me emra konkretë të qytetarëve që do të votonin për PS-në në Elbasan e më pas të shpërbleheshin nga kriminelët e Rilindjes me nofka të ndryshme.

Në sa e sa raste Veliu u bë “velinë kryeministrore” duke u vëtëdenigruar në fund në një letër të ndyrë dorëheqjeje që tregonte nivelin aq të ulët të intelektit të njeriut që drejtoi gjatë Policinë e Shtetit me moton: ‘Mbrojtje për pushtetin dhe gaz lotsjellës për opozitën’! Në fund Rama e flaku aq me përbuzje sa sot nuk di kush ku ndodhet sepse pranoi që uniformën e policisë së shtetit ta kthente si “kostum sportiv” të fushatave të Rilindjes. Fatkeqësisht për qytetarët edhe Rrumbullaku po shkel në të njëjtin shteg.

Rrumbullaku mund të vijojë gjatë, ndoshta aq gjatë në detyrë sa të jetë Rama e të tjerë. Mund edhe të mbajë uniformën veshur, mund të presë e përcjellë “homologë” të vendeve të tjera, por moralisht para çdo qytetari në vend është një “ish-kryepolic”, që vendosi me dëshirë të bëhet pjesë e pisët e propagandës qeveritare. Vuajtja dhimbja dhe mallkimi i heshtur i dy fëmijëve jetim të 42-vjeçarit të masakruar nga forca e kapaiut të pushtetit në Pogradec, zhvlerësojnë kapelen firmato të çdo kryepolici që noton në ujërat e ndotura të treshes krim-pushtet-oligarki!

Etiketa: ardi veliuDenis MeceEdi RamaEgli Progamuhamet rrumbullaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazeta gjermane: Kullat e Tiranës fasadë për pastrim parash

19:38 : 25/06/2025
AKTUALITET

“Shkrimi në FoxNews tronditi qeverinë”/ Abilekaj: SHBA po rikthen vëmendjen ndaj Shqipërisë

18:55 : 25/06/2025
AKTUALITET

Ramaduro, koka në Fox News e trupi në ertv-të e Tiranës

17:43 : 24/06/2025
AKTUALITET

Video/ Betonieret paradë në mes të Tiranës. A i ka blerë mafia e betonit shefat e policisë?

16:37 : 24/06/2025
AKTUALITET

Berisha publikon të tjera PAMJE: Ja si komisionerët kriminelë kontrollonin çdo votë

13:32 : 24/06/2025
AKTUALITET

Shkrimi i Neshos për “Ramaduron”, Berisha: Vjollca Hoxha të kontrollojë mirë para se të sulmojë

13:06 : 24/06/2025
Para

Vrasja e Egli Progës/ Avokati: Prokurorja është në shpërdorim të pastër të detyrës

TË GJITHA

Prokuroria fle mbi kontenierët e ‘mbetjeve të rrezikshme’ në Durrës

22:34 : 25/06/2025
Serbian security forces detain Kosovo police officers in a location given as near Gnjilica, Serbia June 14, 2023 in this screengrab obtained from a handout video. MINISTRY OF INTERNAL AFFAIRS OF SERBIA/via REUTERS  THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. MANDATORY CREDIT. NO RESALES. NO ARCHIVES. REUTERS WAS NOT ABLE TO INDEPENDENTLY VERIFY THE LOCATION OF THE VIDEO

Akuzohen për grusht shteti ndaj Vuçiç, policia serbe arreston tre persona

22:26 : 25/06/2025

Lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

22:23 : 25/06/2025

Enea Mihaj në modë, dy skuadra italiane në gjurmët e mbrojtësit shqiptar

22:12 : 25/06/2025

Ujërat e zeza të Tepelenës derdhen në shtratin e kristaltë të Vjosës

22:12 : 25/06/2025

“Jemi aty për sigurinë e vendit”, Rutte: NATO mbetet e angazhuar në Kosovë

22:00 : 25/06/2025

Bylykbashi: Pas shkëlqimit fshihet një qeverisje grabitqare, korruptive e lidhur me krimin

21:56 : 25/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com