• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Mbyllet “Paris 2024″/ SHBA konfirmohen kampionë të Lojërave Olimpike, tabela e medaljeve

18:05 : 11/08/2024
në SPORT

Lojërat Olimpike të Parisit ulën siparin këtë të dielë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që rezultuan vendi më i suksesshëm ndërsa parakaluan në renditjen Kinën në momentin e fundit të garave.

Garat e Lojërave Olimpike u mbyllën me finalen e basketbollit të femrave mes SHBA dhe Francës. Ekipi i femrave të SHBA fitoi me rezultatin 67-66 duke marrë medaljen e artë.

Një medalje që i duhej për t’u konfirmuar e pakalueshme në këtë eveniment, për t’i siguruar SHBA-së vendin e parë në renditjen e përgjithshme për herë të katërt radhazi në Lojërat Olimpike.

Para kësaj ndeshje, ishte Kina që regjistronte 40 medalje të arta ndaj 39 të SHBA në Paris 2024. Por me fitoren e ekipit të femrave të basketbollit, SHBA barazoi Kinën për të arta, teksa mori kreun e klasifikimit falë 44 medaljeve të argjendta ndaj 27 që kanë siguruar aziatikët.

Kështu, SHBA dominon tabelën për të katërtin edicion radhazi të Lojërave Olimpike, duke ndaluar rikthimin e Kinës në majë për herë të parë që pas Pekin 2008.Në vendin e tretë është renditur Japonia me 20 medalje të arta, e ndjekur nga Australia me 18 dhe Franca me 16.

Lexo edhe:

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

Ndërkohë, Shqipëria largohet nga Parisi me dy medalje të bronzta. Pas suksesit historik të Chermen Valiev, që theu tabunë shekullore 1 ditë më parë , Islam Dudaev rishkruajti historinë, duke i dhuruar Shqipërisë një tjetër medalje, e dyta në historinë e Shqipërisë.

Renditja e medaljeve:

Kujtojmë që Olimpiada nuk është mbyllur ende zyrtarisht teksa pas disa orësh pritet të organizohet ceremonia përmbyllëse.

Thomas Jolly është duke përgatitur shfaqjen përmbyllëse, me performanca të përfolura nga dy grupe të njohura franceze: fituesit e Grammy-t Phoenix dhe dyshja elektronike AIR, të cilët kanë qenë në turne këtë vit.

Yje të tjerë që përflitet se do të shfaqen janë Snoop Dogg dhe spekulimet janë se në këtë ceremoni, e pranishme do të jetë dhe Taylor Swift, Yje të tjerë që janë parë në Paris janë regjisorja e Barbie, Greta Gerwig, Michelle Yeoh, Ryan Gosling dhe Eva Mendes.

Gjithashtu është konfirmuar se Tom Cruise do të shfaqet gjatë ceremonisë së mbylljes.

Etiketa: lojerat olimpikeSHBA“Paris 2024”

Lajme të lidhura

BOTA

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025
BOTA

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025
BOTA

Trump forcon praninë ushtarake në Venezuelë: Anije, bombardues dhe CIA

17:10 : 25/10/2025
BOTA

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025
BOTA

“Nuk kam mbaruar ende”, Kamala Harris: Mund të kandidoj sërish për presidente

16:22 : 25/10/2025
BOTA

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

22:29 : 24/10/2025
Para

Dy kushërinj të plagosur në Vlorë, sherr me thika jashtë një lokali

TË GJITHA

Natën në burg, ditën trafikonte drogë me logon e Kristiano Ronaldos/ Arrestohet shqiptari në Itali

12:49 : 26/10/2025

Kampi i Rojit, plagë e hapur e ISIS-it: 2 100 gra dhe fëmijë të bllokuar në shkretëtirë

12:34 : 26/10/2025

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025

EMRAT/ Albin Kurti prezanton kabinetin qeveritar

12:05 : 26/10/2025

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

11:33 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com