• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

BE ashpërson tonin me Kosovën

Paralajmërimi i BE-së për shtim të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, vjen pas synimit të qeverisë në Prishtinë për hapjen e urës mbi lumin Ibër dhe mbylljes së zyrave të Postës së Serbisë në veri.

10:41 : 09/08/2024
në RAJONI

Bashkimi Evropian paralajmëroi Kosovën se mund të shtojë masat ndëshkuese, nëse Prishtina zyrtare vazhdon me veprime të njëanshme e të pa koordinuara në veri të Kosovës. Këtë parajmërim e bëri në Bruksel zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, pas synimit të qeverisë së Kosovës për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë që ndan qytetin në dy pjesë dhe mbylljes së zyrave të Postës së Serbisë në veri. Kosova vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të BE-së, që nga qershori i vitit të shkuar, kur në katër komunat e banuara me shumicë serbe u vendosën kryetarët shqiptarë, të cilët kundërshtoheshin nga grupe serbësh. Për pasojë pati përleshje me trupat e NATO-os, ku 90 pjesëtarë të saj u plagosën. Komuniteti ndërkombëtar kishte kërkuar atëherë shtensionimin e situatës në veri, largimin e njësive speciale nga ndërtesat komunale që kujdeseshin për sigurinë e kryetarëve shqiptarë dhe organizimin e zgjedhjeve të reja për kryetarë të komunave të banuara me shumicë serbe.

Zëdhënës i BE, Peter Stano
Fotografi: Xavier Lejeune/European Union, 2020

BE: Të ndalet seria e hapave jo-produktivë

Zëdhënësi, Peter Stano edhe kësaj radhe e bëri të qartë se Bashkimi Evropian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë kërkojnë nga administrata në Prishtinë që mos të  vazhdojë më “serinë e hapave jo-produktiv, negativ, të njëanshëm dhe të pa koordinuar”. “Masat u vendosën vjet për faktin se ajo që po ndodhte çonte në përshkallëzim dhe në vend të hapave që çonin drejt shtensionimit janë ndërmarrë edhe më shumë hapa të njëanshëm që çojnë në përshkallëzim. E kemi thënë atëherë se këto masa mund të shtohen apo të hiqen varësisht prej zhvillimeve të situatës. Kemi masa në fuqi dhe ato mund të shtohen nëse aktorët evropianë pajtohen se ato duhet të shtohen”, tha zëdhënësi, Peter Stano. Ai tha se “shpresojmë se më në fund do ta dëgjojnë mesazhin dhe do të na ndalojnë të shqyrtojmë se çfarë masash do të marrim nëse situata nuk ndryshon”.

Reagime nga Kosova

Lexo edhe:

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nga ana e tyre, thonë se është dëshmuar se masat e BE-së ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe se shtimi i tyre vetëm do ta thellonte padrejtësinë. “Koha e ka dëshmuar që masat e BE-së ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta. Ato vazhdojnë të jenë të tilla për aq kohë sa janë në fuqi. Shtimi i tyre vetëm sa do ta thellonte padrejtësinë. Në anën tjetër shtrohet pyetja çfarë masa ndërmori BE ndaj Serbisë, e cila pas sulmit terrorist dhe paramilitar shpalli Ditë Kombëtare Zie për tre terroristët e vrarë në Banjskë, kreun e të cilëve, Millan Radoiçiq e strehon dhe financon”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu.

Kosova ka nevojë për mbështejten e BE-së dhe të SHBA-ve, ka thënë Kryeziu. “Ne kemi nevojë për mbështetjen e BE-së por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe të respektimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Mbyllja e nëntë zyrave të Postës së Serbisë, të cilat kanë operuar pa licencë dhe në mënyrë ilegale, është çështje e sundimit të ligjit. Ndërkaq hapja e urës së Mitrovicës mbi lumin Ibër është çështje e lirisë së plotë të lëvizjes, sundimit të ligjit dhe respektimit të marrëveshjeve të dala nga Brukseli që në vitin 2015”, thotë zëdhënësi Kryeziu.

Pamje nga lart, ura e Ibrit
Fotografi: Idro Seferi/DW

Autoritetet nga Kosova testojnë stabilitetin e urës

Pavarësisht thirrjeve të autoriteteve ndërkombëtare që hapja e urës qendrore mbi lumin Ibër të trajtohet në kuadër të dialogut me Serbinë, autoritetet e Kosovës vazhduan të enjten me testimin e stabilitetit të Urës mbi Ibër, për të parë nëse ura është stabile për qarkullimin e automjeteve. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka ftuar serbët e veriut të Mitrovicës që të bashkëbisedojnë me autoritetet që të binden se hapja e urës është në të mirë të të gjithëve. “I ftoj bashkëqytetarët tanë të komunitetit serb që të marrin pjesë në një diskutim të përbashkët në të cilin do të mund të njoftohen mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit.  Për shumë gjatë Ura e Mitrovicës mbi Ibër na ka mbajtur në distancë. Asaj padrejtësisht i është dhënë epiteti i ndasisë dhe marrëdhënieve jonormale. Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit”, shkroi Kurti në Facebook.

Javën e shkuar qeveria e Kosovës u paraqiti diplomatëve të QUINT në Prishtinë një plan për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër. Qeveria tha se “liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi, Ura është simbol i lëvizjes së lirë, e që është vlerë dhe liri themelore e Bashkimit Evropian”. Serbët e veriut zhvilluan protesta në veri kundër hapjes së urës mbi lumin Ibër, ndërsa, forcat paqeruajtëse të NATO-s paralajmëruan se “do të reagojnë ndaj çdo zhvillimi që ndikon mbi sigurinë dhe stabilitetin rajonal. /DW

Etiketa: BEkosove

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025
RAJONI

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

18:11 : 14/11/2025
RAJONI

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025
RAJONI

DW: Kosova ende në udhëkryq

15:27 : 13/11/2025
BOTA

Skandali korruptiv në Rumani ekspozon skemën e shitjes së armëve që synonte ta mashtronte BE-në

08:19 : 13/11/2025
AKTUALITET

Gonzato pas deklaratës së Berishës: Ishte e papërshtatshme, më shqetësoi

23:05 : 12/11/2025
Para

EMRI/ I shpallur në kërkim për mashtrim, arrestohet 41-vjeçari

TË GJITHA

“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

11:49 : 15/11/2025

Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema e zhvatjes së 60 milionë eurove

11:37 : 15/11/2025

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

11:34 : 15/11/2025

Photo Balluku–Wright / Did the U.S. Secretary of Energy know he was meeting an official indicted by SPAK?

11:21 : 15/11/2025

Fate Velaj promovon romanin “Kreuztanne” në Panairin e Librit në Vjenë

11:17 : 15/11/2025

Foto Balluku-Wright/ A e ka njoftuar Ambasada e SHBA, Sekretarin e Energjisë, se po takonte një të akuzuar nga SPAK?

11:16 : 15/11/2025

Rama me dy standarde për Veliajn, njëherë ‘i vjen keq’, njëherë jo

11:02 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com