• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A është real rreziku i antiamerikanizmit?

19:53 : 09/08/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, RAJONI

Nga Andi Bushati

Dy ngjarje që kanë rindezur tensionet në Kosovën veriore, ajo e mbylljes së disa pikave të pa liçensuara të postës serbe dhe nisma e qeverisë Kurti për të rihapur urën e Ibrit, i kanë shpërbyer radios Evropa e Lirë për të bërë një vëzhgim lidhur me shtimin e antiamerikanizmit. Në hulumtimin e saj citoheshin reagimet e forta, zëmërimi, e pse jo edhe sharjet që kanë marrë hov në rrjetet sociale kundër deklaratave të diplomatëve perendimorë për këto dy raste.

Në fakt, në shembujt konkretë që citonte kjo media e financuar nga kongresi amerikan (lexoini këtu) mund të gjeje plot mosdakordësi me politikën ditore të ambasadorit Hovenier apo të diplomatëve të Quintit, por nuk kishtë asnjë gjurmë antiamerikanizmi. Por, këtej nga anët tona bëhet rëndom ngatërrimi, shpeshherë i qëllimitë e shpeshherë nga mendësia provinciale, i kritikës ndaj një qëndrimi konkret, me qasjen kundrejt një kombi, një modeli, apo një kulture të caktuar. Nejse kjo është një histori tjetër.

E rëndësishme është të kuptohet, qoftë anti amerikane apo jo, a kanë sens qëndrimet kundërshtuese me direktivat që kanë dhënë ditët e fundit diplomatët perendimorë. Për të marrë vesh këtë duhet ditur pak a shumë e çfarë po ndodh. Prej ditësh qeveria Kurti, pasi ka inskenuar një kërkesë të këshillit komunal të Mitrovicës veriore, po jep sinjale që do ta hëpë për qarkullimin e makinave urën e famshme mbi lumin Ibër. Ajo ka qenë jo funksionale që prej çlirimit të Kosovës, në 1999, kur forcat franceze të KFOR, vendosën të ndanin de fakto Mitrovicën, në dysh, për të shpëtuar serbët nga hakmarrja e vendasve me emocione ende të trazuara.

Minoriteti lokal e kundërshton këtë qasje që varros njëherë e mirë simbolin më të dukshëm të një Kosove të ndarë. Duke qëndruar peng të kohës kur e kishin bllokuar qarkullimin me barrikada, ata kanë reaguar me protesta duke pretenduar se ky veprim i hap rrugën një persekutimi më të madh prej shqiptarëve.

Lexo edhe:

“Diktator në tentativë”, Washingtoni në protestë kundër Trump

The Telegraph: Vjosa në rrezik serioz, kompanitë e papërgjegjshme të naftës e ndotin sistematikisht

Dhe këtu shkëqlen me gjithë verbërinë e vet hipokrizia e ndërkombëtarëve. Ndonëse që në vitet 2015-2016, në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit është vendosur për hapjen; ndonëse në raportet e saj BE-ja shkruan e zeza mbi të bardhë se mbi Ibër duhet të rifillojë qarkullimi, ndonëse vetë ajo e ka financuar me 1.5 milione euro rindertimin e saj, sërish diplomatët perendimorë shprehen tani kundër hapjes. Midis parimeve, predikimeve për lëvizjen e lirë dhe urave që lidhin njerëz e komunitete, ata kanë zgjedhur status quo-në dhe stabilitetin e rremë. Mes të drejtës dhe mbajtjes nën kontroll të humorit të Aleksndar Vuçiçit, kanë vënë bast për të dytën.

Deklaratave publike të Albin Kurtit se ajo nuk është në dëm të askujt dhe se “Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit”, ambasadori amerikan iu përgjigj para gazetarëve me një gjuhë të drunjtë: “nuk e mbështesim një ndryshim të statusit të tanishëm të urës së Mitrovicës në këtë kohë”.

Janë pikërisht qëndrime si këto të Jeffrey Hovenier, që i bëjnë qytetarët të vënë mendjen në punë. A e kanë të lehtë amerikandashësit e Kosovës që e adhurojnë këtë vend edhe për shprehjen e Reganit; “Mr. Gorbachev, tear doën this ëall!”, të kuptojnë ambasadorin e sotëm të SHBA-së? A mundet që ata të shpjegojnë logjikisht se pse mbi Ibër mund të kalojnë njerëzit dhe jo makinat? A ka sens për ta pse qarkullimi duhet ndaluar vetëm në këtë pikë simbolike, kur nga njëra pjesë e Mitrovicës në tjetrën mund të shkosh edhe me rrugë të ndryshme? A i’a rrok dot mendja se si një çështje administrimi lokal, duhet shndërruar në pikë të dialogut me Serbinë në Bruksel, ku për më tepër, për këtë është marë vendim plot një dekadë më parë?

E pra, janë këto standarte të dyfishta, kjo hipokrizi flagrante dhe jo antiamerikanizmi që i bëjnë shumë njerëz të reagojnë në rrjetet sociale. Ata që kanë respekt për veten, për integritetin dhe mendjen e tyre nuk mund të rrinë dot pa e shprehur atë që mendojnë. Por ama, ajo që është e vërtetë gjendet diku tjetër. Ajo shihet në moskuptimin që ka një pjesë e madhe e shqiptarëve, për kritikat që SHBA dhe BE i kanë bërë këto tre vite Albin Kurtit, se kërkoi të zbatonte masat e reciprocitetit, “pa koordinim”, se i shtyu e i zhvilloi zgjedhjet e pjesshme në veri atëherë kur i thanë aleatët, të cilët prap e fshikulluan pasi dështuan të bindin serbët, apo se nuk pranoi që dinari të vazhdonte të qe monedhë lëgale e Kosovës.

Një pjesë të mirë të njerëzve e frustron ideja se vendi sot gjendet në sanksione, ndërkohë që Vuçiçit, që frumëzoi dhe përkrahu një sulm terrorrist të arrmatosur në Banjskë, nuk i ka hyrë ende gjemb në këmbë. Këto po, që janë qëndrime të cilat ngrejnë pikpyetje. Nëse ato shumfishohen e shndërrohen në vijë sjellje, nëse qëndrimi i SHBA-së barabitet me atë të ambasadorit të saj Kris Hill, në Beograd, po patjetër do të vij një ditë, që mund të flasim për anti amerikanizëm. Por kjo ditë duket ende e largët e atë s’ka gjasa ta afrojë një episod si ai i urës së Ibrit. Pasi edhe kur të kalojnë mbi të, pjesa më e madhe e shqiptarëve, me një optimizëm naiv, do ta bëjnë gjoksin gropë duke u mburrurr se janë pjesë e popullit më amerikandashës në rajon./Lapsi

Etiketa: albin kurtiAndi BushatiantiamerikanizmieuropahovenierrrezikSHBAura e Ibrit

Lajme të lidhura

BOTA

“Diktator në tentativë”, Washingtoni në protestë kundër Trump

09:26 : 07/09/2025
AKTUALITET

The Telegraph: Vjosa në rrezik serioz, kompanitë e papërgjegjshme të naftës e ndotin sistematikisht

22:09 : 06/09/2025
BOTA

“Zjarret po nxisin ndotjen e ajrit”/ OBM paralajmëron pasoja të rënda për shëndetin dhe mjedisin

19:55 : 06/09/2025
AKTUALITET

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025
BOTA

Urdhri i ri i Trumpit: Shtetet që i ndalojnë padrejtësisht amerikanët janë sponsore të terrorizmit

10:15 : 06/09/2025
AKTUALITET

Gazetari amerikan: Rama mund të jetë i implikuar në aferën McGonigal, priten hetime të reja

21:07 : 05/09/2025
Para

SHBA dhe Britania godasin Bjellorusinë me sanksione të reja, “dënohet” Lukashenko

TË GJITHA

“Diktator në tentativë”, Washingtoni në protestë kundër Trump

09:26 : 07/09/2025

Mungon stafi vendas/ Kamerierë që nuk flasin shqip, në turizëm punojnë të huajt

09:13 : 07/09/2025

VIDEO/ Trafikoi 11 ton kokainë, Vilson Pepa ekstradohet nga Republika Domenikane

09:00 : 07/09/2025

Po hante karkaleca në burg dhe i ra të fikët/ Ç’ndodhi me Nuredin Dumanin, spitali ende pa diagnozë

08:44 : 07/09/2025

Rusia sulm ajror gjatë natës në Kiev, bombardon edhe një godinë qeveritare

08:32 : 07/09/2025

VIDEO/ Grushta dhe kapje për flokësh, vajzat përleshen me njëra-tjetrën në Astir

08:24 : 07/09/2025

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:11 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com