• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Roli i kandidatëve për zv.president në zgjedhjet presidenciale në SHBA

16:23 : 08/08/2024
në BOTA

Tani që Kamala Harris dhe Donald Trump kanë përzgjedhur kandidatët e tyre për nënpresidentë Tim Walz dhe JD Vance, shtrohet pyetja nëse ata do të ndihmojnë demokratët dhe republikanët të rrisin shanset për të fituar në zgjedhjet e nëntorit. Por çfarë roli kanë luajtur historikisht kandidatët për nënpresidentë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara?

Nënpresidentja Kamala Harris e prezantoi me entusiazëm të martën në Pensilvani Guvernatorin e Minesotës Tim Walz, si kandidatin e përzgjedhur prej saj.

“Ai ka qenë një shef ekzekutiv model në shtetin e tij dhe me përvojën që ka po ju them se Tim Walz do të jetë gati të shërbejë që në ditën e parë”, tha ajo.

Edhe kandidati republikan për president Donald Trump, ka përshëndetur arritjet e kandidatit të përzgjedhur prej tij, Senatorit të Ohajos JD Vance. Por ish-presidenti kohët e fundit e minimizoi rëndësinë që ka kandidati për nënpresident.

“Mendoj se është e dokumentuar mirë historikisht se nënpresidenti, për sa u përket zgjedhjeve nuk ka asnjë ndikim, praktikisht asnjë ndikim. Gjithçka ka të bëjë me kandidatin për president”, tha ai.

Lexo edhe:

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

SHBA-ja godet sërish Iranin pas rikthimit të bllokadës në Ngushticën e Hormuzit

Studiuesit shpjegojnë se duke qenë se nënpresidentët veprojnë nën hijen e presidentëve, roli i tyre shpesh keqkuptohet dhe nuk vlerësohet.

Megjithatë, ata janë të parët në linjën e hierarkisë nëse duhet të zëvendësohet presidenti dhe me rëndësi kritike për zbatimin e programit të partisë së tyre.

“Roli i tyre është që të ndihmojnë në përparimin dhe ndjekjen e politikave të presidentit si edhe për të përforcuar aftësinë e tij si udhëheqës kombëtar dhe ndërkombëtar”, thotë për Zërin e Amerikës historiani Joel Goldstein.

Deri në një farë mase, zgjedhja e kandidatëve për nënpresident mund të rrisë energjinë e fushatës, thotë zoti Goldstein.

“Zgjedhja e Al Gore-t nga Bill Clinton-i në vitin 1992 ishte shumë e mirë. Kombinimi i këtyre dy kandidatëve të rinj nga Jugu, dërgoi mesazhin e ndryshimit të brezave”.

Analisti e cilësoi zgjedhjen nga Senatori Republikan John McCain të Guvernatores Sarah Palin si kandidate të tij në vitin 2008, “një vendim të keq”.

“Ajo u kthye në një figurë që u vu në lojë gjatë fushatës dhe mendoj se dëmtoi kandidaturën e Senatorit McCain. Por ajo nuk ishte arsyeja se pse ai humbi”, thotë ai.

Në këto zgjedhje, demokratët shpresojnë që arritjet dhe politikat ekonomike të kandidatit Tim Walz, të ndihmojnë fushatën.

“Politikat e tij pro familjes nuk janë të përqendruara tek kontrolli i abortit, por tek mbështetja ekonomike për familjet, qoftë në arsim, shëndetësi, strehim, apo punësim”, thotë sociologia Elisabeth Clemens.

JD Vance do të ndihmojë në parashtrimin e ideve republikane, thotë analisti Peter Loge për Zërin e Amerikës.

“Vizioni që po paraqesin republikanët është ai i një Amerike ku dikur nëse familjet punëtore të klasës së mesme punonin shumë dhe luanin sipas rregullave, mund t’ia dilnin dhe se tani ajo Amerikë është zhdukur dhe nëse votoni për ta, ajo Amerikë do të rikthehet”, thotë Prof. Peter Loge i Universitetit George Washington.

Edhe nëse kandidatët për nënpresidentë rrallë sjellin një ndryshim të madh në zgjedhje, analistët thonë se votuesit do t’i kushtojnë vëmendje mënyrës se si kandidatët në këto zgjedhje komunikojnë me elektoratin dhe sa i kuptojnë shqetësimet e tij./ VOA

Etiketa: kandidatnenpresidentSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026
BOTA

SHBA-ja godet sërish Iranin pas rikthimit të bllokadës në Ngushticën e Hormuzit

08:35 : 14/07/2026
BOTA

SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

18:22 : 13/07/2026
BOTA

Irani paralajmëron SHBA-në për Ngushticën e Hormuzit: Nuk lejojmë ndërhyrje

17:19 : 13/07/2026
BOTA

Trump: SHBA do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe këtë herë do të paguhemi

16:05 : 13/07/2026
BOTA

Marrëveshja SHBA-Iran drejt kolapsit? Sulmet dhe mosbesimi rrisin tensionet

15:20 : 13/07/2026
Para

Sezoni turistik, ministri Hoxha: Detyra jonë, siguri maksimale për pushuesit

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş