• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“CFO Pharma” u përjashtua nga tenderat për mashtrim, Rama i jep leje për agroturizëm

10:30 : 08/08/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Për Nadir Çaushollin e “CFO-Pharma” vlen më së miri shprehja “pas një te keqe, vjen një e mirë!”

Në mes të korrikut të këtij viti, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) e përjashtoi kompaninë farmaceutike për një vit nga përfitimi i kontratave publike, për shkak të abuzimeve në një procedurë tenderuese të zhvilluar nga Spitali Psikiatrik i Vlorës.

Por, pa kaluar dy javë nga ky penalitet, “CFO Pharma” merr një dhuratë, kësaj radhe drejtëpërdrejtë me firmën e kryeministrit të gjithëpushtetshëm, Edi Rama.

Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT), në një mbledhje të zhvilluar së fundmi, miratoi “Leje Ndërtimi për objektin: “Agropylltari, bujtina dhe fermë në funksion të agropylltarisë”, me vendndodhje në Autostradën Tiranë – Elbasan, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “CFO Pharma” sh.p.k”.

Lexo edhe:

“Frikë” nga Rama dhe jo shërbim ndaj qytetarëve/ Administrata e Vlorës punon gjatë gjithë natës (FOTO)

“Ideja i ka ardhur Ramës nga jashtë”/ Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri qëndron Izraeli

Në foto: Lista e vendimeve të Këshillit të Rregullimit të Territorit

Çausholli është një personazh i njohur në botën e biznesit, por edhe në atë të kronikës së zezë.

Disa vjet më parë, kur ai drejtonte shoqërinë “Omega Pharma”, u arrestua si i përfshirë në një skemë mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve në një vlerë mbi 2 milionë euro.

Pasi bëri disa muaj paraburgim, Nadir Çausholli u lirua nga Gjykata e Apelit të Tiranës. Ai iu rikthye biznesit farmaceutik, duke ndryshuar emrin e shoqërisë, nga “Omega” tek “CFO Pharma”.

Në foto: Nadir Çausholli

Me lidhjet e duhura, sidomos me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Çausholli zgjeron biznesin e tij, duke u përfshirë në fushën e shërbimit të autobusëve urbanë.

Edhe këtu nuk i shpëton kronikës së zezë.

Autobusët e Çaushollit, të cilët operojnë në linjën e Unazës së mesme Tiranës, janë përfshirë shpesh në aksidente.

Njëri prej tyre ka qenë më spektakolari i ndodhur në Shqipëri, por që bëri lajm edhe në median ndërkombëtare.

Mbrëmjen e 30 Prillit 2022, autobusi i Unazës, në pronësi të Çaushollit, u rrëzua në Lanë, fatmirësisht pa pasojë në jetë njerëzish.

Në foto: Autobusi i Unazës përfundoi në lumin Lanë, në 30 Prill 2022

Veliaj, për të amortizuar sa më shumë efektin dëmtues ndaj imazhit të mikut të tij, Çausholli, u shfaq në media dhe deklaroi se “autobusi do të bëhej një lloj instalacioni artistik”, ndërkohë që nuk foli për asnjë lloj përgjegjësie apo penaliteti mbi kompaninë “CFO Pharma”, e kontraktuar nga vetë kryebashkiaku për të kryer shërbimin në Tiranë.

Kjo tolerancë e Veliajt bëri që autobusët e Çaushollit të ndiheshin “mbret” në rrugët e kryeqytetit. Madje, falë këtij “mbretërimi”, një tjetër mjet i flotës së Nadirit aksidentoi rreth 10 automjete, në mes të ditës, në zonën e Shallvareve, në 27 Shkurt 2023.

Në foto: Aksidenti i autobusit të Unazës tek Shallvaret, shkurt 2023

Mesa duket, këto raste ia kanë vështirësuar jetën në qytet Nadir Çaushollit, i cili ka vendosur të qëndrojë larg rrëmujës e rrëmetit të Tiranës.

Me ndihmën e Ramës, ai ka vendosur të shndërrohet në fermer. Natyrisht, jo fermer i rangut të ulët, të cilit i duhet të punojë me parmendë. Por, një fermer i sërës së lartë, me biznes agroturizmi.

LEXO EDHE:

Vendimi/ CFO Pharma e Nadir Çaushollit përjashtohet nga tenderat, mashtroi autoritetet

Etiketa: AgroturizëmCFO PharmaEdi RamafermeKKTlejenadir caushollitenderat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Frikë” nga Rama dhe jo shërbim ndaj qytetarëve/ Administrata e Vlorës punon gjatë gjithë natës (FOTO)

08:35 : 07/07/2025
AKTUALITET

“Ideja i ka ardhur Ramës nga jashtë”/ Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri qëndron Izraeli

20:50 : 06/07/2025
AKTUALITET

Revista amerikane: Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

17:13 : 06/07/2025
AKTUALITET

Pas ultimatumit të Ramës për të liruar hapësirat publike, ministri i Brendshëm zbret në terren

16:22 : 06/07/2025
AKTUALITET

Balluku po bëhet “Veliaj 2”

12:04 : 06/07/2025
AKTUALITET

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025
Para

Shfaqet virusi i ri vdekjeprurës që po alarmon globin! OBSH organizon takimin urgjent

TË GJITHA

EMRI/ Plagoset me armë një person në Konispol, tentoi të grabiste një banesë

09:36 : 07/07/2025

Meteorologia: “Ferri afrikan” mbërthen Shqipërinë, të mërkurën priten rënie temperaturash

09:34 : 07/07/2025

Djersitja gjatë verës/ Këto janë 3 pije me të cilat mund ta mbani nën kontroll

09:34 : 07/07/2025

Elon Musk paralajmëroi krijimin e një partie të re, Trump: Është qesharake

09:25 : 07/07/2025

Pas rinumërimit, KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe

09:22 : 07/07/2025

Ç’po ndodh me partitë qeverisëse në Gjermani? Kristiandemokratët në rritje, SPD në rënie

09:14 : 07/07/2025

“Mosbindja civile” në Serbi hyn në javën e dytë

09:02 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com