• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“2024, viti ku u shkatërrua turizmi”/ Berisha: U kthye në mallkim për shqiptarët

20:59 : 08/08/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e mbrëmjes së sotme, e ka cilësuar 2024, si viti i shkatërrimit të turizmit, ku theksoi se kapacitetet turistike në vend kanë pësuar ulje nga 50 deri në 70 %.

Sipas kryedemokratit Berisha, statistikat e publikuara, tregojnë se shqiptarët nuk kanë para për të bërë pushime, për shkak se qeveria Rama i ka varfëruar dhe vazhdon t’i varfërojë, duke i detyruar të largohen nga vendi.

“Në një kohë kur propaganda qeveritare u shet shqiptarëve për turistë pasagjerët e Rinasit apo të portit të Durrësit, në mënyrën më mashtruese, më të turpshme kapacitetet turistike, hotelet, shezlonget, çadrat kanë qenë me çerek apo maksimumi dyzet përqind të kapaciteteve të tyre nga qershori gjer sot.

Kjo është një goditje shumë e rëndë për Shqipërinë, ekonominë e saj dhe shqiptarët, të cilët kanë investuar normalisht se kudo tjetër në turizëm“, tha ai.

Deklarata e plotë e Berishës:

Lexo edhe:

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

Berisha: PD do jetë partia e seksionit, ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja

Miqtë e mi, boshatisja e Shqipërisë është akti më armiqësor, më shkatërrimtar për kombin tonë se të gjitha luftërat, se të gjitha epidemitë, se të gjitha pushtimet, largimi i rreth 40 përqind të qytetarëve shqiptarë nga Shqipëria.

Të dashur miq, në mënyrë të përsëritur jemi ndalur tek shndërrimi i turizmit në një mallkim për qytetarët shqiptarë.

Ky vit shënon de facto shkatërrimin e turizmit në Shqipëri.

Kapacitetet turistike në vend kanë rënë nga 50 gjer në 70 përqind.

Kompanitë e mëdha turistike, njëra pas tjetrës, janë larguar nga Shqipëria.

Tregu ka pasur absurditete nga më të rëndat.

Në një kohë kur propaganda qeveritare u shet shqiptarëve për turistë pasagjerët e Rinasit apo të portit të Durrësit, në mënyrën më mashtruese, më të turpshme kapacitetet turistike, hotelet, shezlonget, çadrat kanë qenë me çerek apo maksimumi dyzet përqind të kapaciteteve të tyre nga qershori gjer sot.

Kjo është një goditje shumë e rëndë për Shqipërinë, ekonominë e saj dhe shqiptarët, të cilët kanë investuar normalisht se kudo tjetër në turizëm.

Të cilët nga thellësitë e Alpeve gjer në Konispol, në të gjitha brigjet e detrave dhe liqeneve, në të gjitha malet dhe luginat e lumenjve, e shihnin dhe e shohin turizmin si një dritë shprese për mëkëmbjen e tyre ekonomike.

Por çfarë ndodhi këtë vit? Shkaku i parë dhe më kryesor miqtë e mi është varfërimi i tejskajshëm i shqiptarëve.

Ky është shkaku themelore.

Para 8 muajsh u publikua studimi që tregonte se 60 përqind e shqiptarëve nuk janë në gjendje të bëjnë pushime, të shkojnë me pushime.

Miq, kur lexova atë studim mu rikujtua koha e diktaturës, kur në atë kohë jo më shumë se 30-40 përqind e qytetarëve mund të shkonin me pushime. Edhe më pak.

Nuk mund të shkojnë me pushime 47 përqind e shqiptarëve që deklarojnë se nuk sigurojnë dot ushqimin e duhur për fëmijët e tyre.

Të jemi realistë, plazhet e jugut i mbushte Tirana, kjo është e vërteta.

Dhe varfëria i përjashtoi shqiptarët nga kjo mundësi.

Berisha: Kosovarët braktisën plazhet shqiptare për faj të Ramës 

Kryedemokrati theksoi se shqiptarët e Kosovës i kanë dhënë një goditje turizmit në Shqipëri, pasi e kanë braktisur këtë vit.

Sipas Berishës, fajtor për këtë është kryeministri Edi Rama, pasi është sjellë si armik për ata.

“Por miqtë e mi, goditje të tmerrshme turizmit i ka dhënë Kosova. Turizmi vjetor i Shqipërisë në një masë 70 përqind, përcaktohej nga shqiptarët jashtë Shqipërisë. Të Kosovës, Maqedonisë, etj.

Çfarë ndodhi? Kur Edi Rama sillet me Kosovën me armiqësi si Vuçiçi, çfarë mendojmë ne, se ata nuk ndikohen nga kjo? Çfarë i bënë ata Edi Ramës dhe Shqipërisë, që Edi Rama dhe qeveria e tij të trajtojnë Kosovën me sanksione, me armiqësi? Çfarë i bënë qytetarët e Kosovës dhe qeveria e Kosovës Shqipërisë, që Edi Rama të kërkojë publikisht bllokimin e vizave për qytetarët e Kosovës?

Psikologjia e çdo njeriu është psikologji. Po ky njeri nuk na don. Të presim ditë të tjera. Dhe e vërteta është që këtë vit ata u derdhën në plazhet e vendeve përreth. Mos harroni një gjë, se jashtë Kosovës, kosovarët që vinin në Shqipëri, janë po aq sa në Kosovë.”, tha Berisha.

Etiketa: Berishadeklarataturizmiviti 2024

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Berisha: PD do jetë partia e seksionit, ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja

20:43 : 27/05/2026
AKTUALITET

Referendumi për Berishën/ Salianji nxjerr shifrat: Braktisje totale, ja sa persona votuan

19:00 : 23/05/2026
AKTUALITET

Berisha në QSUT, paralajmëron drejtuesit e policisë për terrorin në protestë

22:48 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën se kanë frikë nga Rama

20:49 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha paralajmëron Ramën: Fundi yt do të jetë para gjykatës

20:36 : 17/04/2026
Para

Broja mes dy klubeve, e ardhmja e sulmuesit mbetet në Premier League

TË GJITHA

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

21:52 : 04/06/2026

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom