• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Njihuni me profilin e kandidatit demokrat për nënpresident në SHBA, Tim Walz

21:46 : 06/08/2024
në BOTA

Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris zgjodhi Guvernatorin e Minesotës, Tim Walz si kandidatin e saj për nënpresident.

Demokrati 60 vjeçar dhe veteran i ushtrisë arriti të ngjitej në krye të listës të kandidatëve të mundshëm falë disa paraqitjeve televizive ku ra në sy stili i tij i drejtpërdrejtë dhe i thjeshtë i komunikimit, disa ditë pasi Presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara për një mandat të ri.

Ai e ktheu shtetin e tij në një bastion të politikave liberale. Zoti Walz u zgjodh guvernator në vitin 2018 dhe shumica demokrate në kuvendin e shtetit të tij, i mundësoi atij dhe përfaqësuesve demokratë të shfuqizojnë kufizimet për abortin, të mbrojnë kujdesin për ndryshim gjinie tek të miturit dhe të legalizojë përdorimin e marihuanës. Ai ka shërbyer për 24 vjet në Gardën Kombëtare.

Ja disa fakte nga jeta dhe karriera e zotit Walz.

Tim Walz vjen nga zonat rurale e Amerikës

Lexo edhe:

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare

Trump sulmon sërish gazetarët e CNN dhe New York Times

Është vështirë të gjesh një përfaqësues më të mirëfilltë të zonave rurale të Shteteve të Bashkuara. I lindur në qytetin West Point, në shtetin e Nebraskës, një qytet me rreth 3,500 banorë në veriperëndim të Omahës, zoti Walz ka shërbyer në Gardën Kombëtare dhe ka punuar si mësues në Nebraska.

Ai dhe bashkëshortja e tij u zhvendosën në Mankato, në pjesën jugore të Minesotës, në vitet ‘90. Atje ai u bë mësues i shkencave shoqërore dhe trajner i futbollit në shkollën e mesme Mankato West. Njëri nga ekipet e trajnuara nga ai fitoi vendin e parë në kampionatin e shkollave në nivel shteti në vitin 1999. Ai ende krenohet me të kaluarën e tij si sindikalist atje.

Zoti Walz shërbeu për 24 vjet në Gardën Kombëtare duke marrë një nga gradat më të larta ushtarake atë të majorit, para se të dilte nga ushtria në vitin 2005.

Aftësia e tij për të bërë për vete votuesit konservatorë

Në garën e tij të parë për t’u zgjedhur në Kongres në vitin 2006, zoti Walz fitoi ndaj ligjvënësit republikan Gil Gutknecht, i cili kishte shërbyer për gjashtë mandate. Ai fitoi votat në një distrikt kryesisht rural, në pjesën jugore të Minesotës ku votuesit ishin të pakënaqur me presidentin e atëhershëm republikan George W. Bush dhe luftën në Irak.

Gjatë gjashtë mandateve në Dhomën e Përfaqësuesve, zoti Walz u bë kampion i çështjeve të veteranëve.

Ai gjithashtu ka treguar thjeshtësinë e tij, mes të tjerash përmes postimeve në rrjetet sociale me vajzën e tij, Hope.

Pesha e kandidatit Walz në shtetet e pjesës rurale të Amerikës

Ndonëse zoti Walz nuk është nga një prej shteteve që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve si Uiskonsini, Miçigani dhe Pensilvania, ai vjen nga një shtet fqinj me to. Ai po ashtu mund të vazhdojë të sigurojë dominimin e demokratëve në Minesotë.

Ky është një aspekt i rëndësishëm pasi ish Presidenti Donald Trump e ka portretizuar Minesotën si shtet për të cilin do të zhvillohet betejë e ashpër këtë vit, ndonëse votuesit e tij nuk kanë zgjedhur një republikan në poste në shkallë kombëtare që nga viti 2006. Asnjë kandidat republikan nuk ka arritur të fitojë shumicën e votave në Minesotë që nga fitorja e bindshme e Presidentit Richard Nixon në vitin 1972, por zoti Trump tashmë ka bërë fushatë në këtë shtet.

Kur Guvernatori demokrat Mark Dayton vendosi të mos kandidonte për një mandat të tretë në vitin 2018, zoti Walz kandidoi dhe fitoi këtë post nën parullën “Një Minesotë”.

Zoti Walz po ashtu flet me elokuencë për çështjet që janë me rëndësi për votuesit e shteteve që dikur ishin zona industriale të zhvilluara. Ai ngre zërin për kauzat demokrate, përfshirë për sindikatat, të drejtat e punëtorëve dhe pagën minimale prej 15 dollarësh për orë pune.

Përvoja me një qeverisje të ndarë mes demokratëve dhe republikanëve

Në mandatin e tij të parë si guvernator, zoti Walz u përball me realitetin politik të një Dhome Përfaqësuesish të udhëhequr nga demokratët dhe Senatit të udhëhequr nga republikanët në nivel shteti, që u rezistoi propozimeve të tij për të përdorur taksat më të larta për të shtuar buxhetin për shkollat, kujdesin shëndetësor dhe rrugët. Por ai dhe ligjëvënësit e tjerë ndërmjetësuan arritjen e kompromiseve, duke siguruar zgjidhje dypartiake dhe lënien mënjanë të ndasive.

Bashkëpunimi ndërpartiak u bë më i vështirë gjatë vitit të dytë të mandatit të tij ndërkohë që ai përdori kompetencat e tij gjatë pandemisë së COVID-19 për të mbyllur bizneset dhe shkollat. Republikanët u rezistuan këtyre vendimeve gjë që i detyroi disa drejtues agjencish të largohen. Republikanët po ashtu kritikuan zotin Walz për atë që ata vlerësuan se ishte një përgjigje e vonuar ndaj trazirave ndonjëherë të dhunshme që pasuan vrasjen e George Floyd-it nga një polic i Mineapolisit në vitin 2020.

Pozitat e zotit Walz u lehtësuan gjatë mandatit të tij të dytë, pasi mundi kandidatin republikan Scott Jensen, një mjek i njohur për rezervat e tij ndaj vaksinimit. Demokratët fituan kontrollin në dy dhomat e legjislaturës, duke i dhënë mundësinë qeverisjes që të miratonte politika liberale, të mundësuara nga një suficit të konsiderueshëm buxhetor.

Zoti Walz dhe ligjvënësit hoqën pothuaj se të gjitha kufizimet e abortit në Minesotë që ishin vendosur nga republikanët në të kaluarën, mbrojtën trajtimin për përcaktimin gjinor të të miturve transgjinorë dhe legalizuan përdorimin e marihuanës.

Ata refuzuan thirrjet e republikanëve për të shfrytëzuar suficitin për të ulur taksat dhe me to financuan ushqim falas për fëmijët në shkolla, arsim falas në universitetet publike për studentët e familjeve që kishin më pak se 80 mijë dollarë në vit, program për leje familjare dhe shëndetësore me pagesë dhe sigurime shëndetësore për të gjithë pavarësisht statusit të banorëve.

Një gjuhë e thjeshtë dhe e qartë

Zoti Walz i quajti të emëruarin republikan Donald Trump dhe kandidatin e tij për nënpresident JD Vance “shumë të çuditshëm” në një intervistë në televizionin amerikan MSNBC muajin e kaluar. Shoqata e Guvernatorëve Demokratë – të cilën e drejton zoti Walz – e shpërndau shprehjen e tij në një postim në platformën X. Në një intervistë në CNN së fundmi, Guvernatori Walz e përsëriti këtë karakterizim ndërkohë që përmendi faktin që zoti Trump i referohej shpesh në fjalimet e tij personazhit Hannibal Lecter , vrasësit serial të filmit “Heshtja e Qengjave”, interpretuar nga Anthony Hopkins.

Kjo frazë u shndërrua shpejt në një slogan të paraqitjeve të zonjës Harris dhe demokratëve të tjerë dhe ka gjasa të bëhet fjala që do të mbahet mend nga këto zgjedhje padyshim të pazakonta të vitit 2024./VOA

Etiketa: kandidatit demokratnenpresidentSHBATim Walz

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare

09:35 : 28/06/2025
BOTA

Trump sulmon sërish gazetarët e CNN dhe New York Times

22:00 : 27/06/2025
BOTA

SHBA/ Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT

21:51 : 27/06/2025
BOTA

Një kandil gjigant del në një plazh amerikan, autoritetet paralajmërojnë: Mos e prekni!

20:05 : 27/06/2025
BOTA

Trump: Nëse Serbia sulmon Kosovën, nuk bën tregti me SHBA

19:39 : 27/06/2025
BOTA

Supremacia ajrore e SHBA-së, Kina ngre grup pune për studimin e avionëve amerikanë

19:00 : 27/06/2025
Para

Gabby Thomas e SHBA-së fiton medaljen e artë në finalen e 200 metrave për femra

TË GJITHA

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, ja 4 qarqet që vijojnë me nivelin më të “lartë” të rrezikut

10:13 : 28/06/2025

Situata e zjarreve në vend: 9 vatra në 24 orët e fundit, një e lënduar

10:08 : 28/06/2025

VIDEO/ Incident i pazakontë në ring, boksierin rus e zë korrenti pas fitores. Rrëzohet në pishinë

10:02 : 28/06/2025

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

09:50 : 28/06/2025

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare

09:35 : 28/06/2025

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

09:25 : 28/06/2025

Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka me se jeton

09:15 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com