• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeverisja faraonike e kryeministrit Rama

12:51 : 03/08/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Blendi Kajsiu

Qeverisja e faraonëve në Egjiptin e lashtë kishte dy karakteristika që të sjellin ndër mend qeverisjen aktuale.

Së pari, ekzistonte një hendek sa i thellë aq edhe i pakalueshëm mes Faraonit që ishte (pothuajse) perëndi dhe vartësve të tij që ishin thjesht shërbëtorë të vullnetit të tij hyjnor. Së dyti, regjimi përqendrohej shpesh në ndërtimin e veprave monumentale që glorifikonin përjetësimin e Faraonit, siç janë piramidat e famshme.

Të dyja këto aspekte karakterizojnë qeverisjen e Edi Ramës sot, si në qeveri ashtu edhe brenda Partisë Socialiste. Kongresi i fundit i PS-së shërbeu mbi të gjitha për të thelluar hendekun mes liderit dhe vartësve të tij. Ishtë një tjetër piedestal që e ngriti edhe më lart figurën e liderit teksa ulte edhe më shumë profilin e vartësve të tij.

Kongresi thërrmoi çdo iluzion se në PS mund të kesh karrierë politike, meritokraci, garë apo çdo proces politik demokratik dhe racional që mund të prodhojë figura me peshë politike jashtë vullnetit të shefit.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Vendosja e individëve anonim në poste kyçe të qeverisjes kryen dy funksione komplementare. Së pari, shkatërron çdo filiz karriere të ngritur mbi meritën dhe kontributin politik që mund ti bëjë sadopak hije apo rezistencë vullnetit të shefit. Në këtë mënyrë lideri privatizon procesin e prodhimit të kapitalit politik që duhej të ishte produkt i garës dhe i meritokracisë. Së dyti, dhe për pasojë, emërimi i anonimatit politik në poste kyçe të qeverisjes thellon hendekun mes Ramës dhe vartësve të tij si në parti edhe në qeveri.

Natyrisht që hendeku politik mes Edi Ramës dhe Taulant Ballës ishte mjaft i thellë. E megjithatë Balla kishte, dhe ka, një kapital politik të tijin brenda PS-së, pavarësisht simpative apo antipative që mund të kemi për profilin e tij politik.

Ndërkohë hendeku politik mes Ervin Hoxhës (ministrit të ri të brendshëm) dhe Edi Ramës është aq kozmik saqë mes tyre nuk mund të flitet për bashkëpunim por për ofrim shërbimesh. Në këtë mënyrë ministrat dhe zyrtarët transformohen nga bashkëpunëtorë në shërbëtorë të kryeministrit, ashtu sikurse dje ata ishin shërbëtor të Sulltanit apo pardje të Faraonit.

I njëjti transformim ndodh edhe me qeverisjen që reduktohet në funksion të glorifikimit të udhëheqësit më shumë se në funksion të nevojave dhe mirëqenies së qytetarëve. Ndonëse programi i rilindjes urbane të qeverisë Rama ka pasur suksese të dukëshme në shumë qytete të Shqipërisë, në Tiranë ai është përdorur për të imponuar dhe përjetësuar vizionin e kryeministrit më shumë se sa nevojat e qytetarëve.

Kullat e larta në Tiranë janë ekuivalenti simbolik i piramidave të faraonëve të Egjiptit. Ato shënojnë “kohën e Ramës” më shumë se nevojat dhe dëshirat e qytetarëve. Ashtu sikurse piramidat e faraonëve dje këto kulla sot shpesh ngrihen në kundërshtim me nevojat dhe dëshirat e qytetarëve. Kullat rrisin në mënyrë artificiale cmimin e metrit katror në Tiranë që nga qendra dhe drejt periferive, duke reduktuar mundësinë e blerjes së një apartamenti sidomos nga ciftet dhe familjet e reja. Ato uzurpojnë hapësirat publike dhe parqet që ishin të aksesueshme për të gjithë duke krijuar hapësira private ekskluzive për atë pakicë që i përballon cmimet e larta të shëbimeve që ofrojnë këto kulla.

E thënë ndryshe, qyetarët tanë sot në qendër duan parqe publike dhe jo kulla private. Problemi është se në një qeverisje faraonike vullneti i tyre është shumë më pak i rëndësishëm sesa përjetësimi historik i vizionit të faraonit. Ndaj nevoja e liderit për të lënë gjurmën e tij historike në fytyrën e Tiranës fshin nevojat dhe dëshirat e qytetarëve.

Ironia është së për historinë trashëgimia më e rëndësishme nuk është ajo materiale por ideore dhe shpirtërore (as Buda, as Jezusi dhe as Muhamedi nuk mbahen mend për tulla). Ndaj nuk është rastësi që ne sot kujtojmë me admirim Perikliun e Athinës, sepse mbrojti dhe zhvilloi idealet e demokracisë, shtetformimit, artet dhe letërsinë, shumë më tepër se faraonin Ramses të Egjiptit, trashëgimia e të cilit është thjesht një grumbull gurësh në formë piramide.

Trashëgimia më e madhe e Grekëve dhe Romakëve nuk është as Akropoli në Athinë dhe as Koloseu në Romë, por idealet e drejtësisë, qytetarisë, demokracia, republika, agora dhe senati. Janë koncepte politike që i kanë rezistuar kohës shumë më tepër se muret e akropolit apo të koloseut të shkatërruara nga erozioni dhe tërmetet. Në mungesë të tyre monumentet e qytetërimit Grek dhe Romak do ishin thjesht një grumbull rrënojash dhe jo simbole të qytetërimit dhe demokracisë Evropiane.

Ndonëse qeverisja aktuale flet vazhdimisht për modernizimin, demokratizimin dhe evropianizimin e Shqipërisë, ajo në fakt ofron modelin e qeverisjes faraonike që është e kundërta e idealeve të qeverisjes demokratike evropiane. Reduktimi i qeverisë dhe i Partisë Socialiste në instrumente të vullnetit dhe ambicieve të liderit mund të prodhojë rezultate të mrekullueshme infrastrukturore, kulla të larta dhe të shëndritëshme për një pakicë, por jo demokraci, barazi, dinjitet dhe aq më pak zhvillim të qëndrueshëm për qytetarin e thjeshtë. Ndaj ajo nuk frymëzon dot as brezat e sotëm, që për pasojë largohen vazhdimisht, dhe as ata që do vijnë./Lapsi.al

Etiketa: anonimeBlendi KajsiuEdi RamafaraonikkongresipsqeveriQeverisja faraonike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

Ujësjellësit, ministritë dhe bashkitë më borxhlinjtë ndaj OSHEE

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom