• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U vra teksa fliste me Dumanin në “Sky”, porosia e fundit për Klevis Kapllanin që i dha vrasësi me pagesë

10:08 : 01/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

SPAK thotë se ka arritur të zbardhë autorët e vrasjes së Kapllanit, duke u mbështetur në komunikimet e aplikacionit “Sky” që kanë përdorur autorët dhe dëshminë e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani.

Ky i fundit ka treguar në rrëfimin e tij se në momentin kur është vrarë Kapllani ai ka qenë në komunikim me të në “Sky”.

Sipas Dumanit, vrasja është kryer nga njerëzit e Manahasës, pasi njëri prej vëllezërve e ka monitoruar Kapllanin në ambientin e lokalit të Nel Godinit në Sinaballaj.

Vrasja e Klevis Kapllanit në muajin Shtator 2020 në Rrogozhinë, është kryer në momentin teksa 33-vjeçari po fliste në aplikacionin “SKY” me të kërkuarin e asaj kohe, Nuredin Dumani.

Pikërisht në momentin kur është vrarë, Kapllani po shkonte deri në shtëpi, pasi Dumani e kishte urdhëruar t’i mbante një makinë në banesë, makinë të cilën po e çonin në Sinaballaj të Rrogozhinës, Enver Diva dhe Besian Xhixha.

Lexo edhe:

Vrasja e Pëllumb Metës nga familja/ I biri dënohet përjetë, burg dhe për fëmijët e tjerë dhe gruan

“Do t’i bie dhe shefit të Krimeve”/ Aurel Hoxha po planifikonte një vrasje në burg, a është Arben Lleshi?

Makina do përdorej për të goditur në atentat Dine Çamin dhe Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës.

Por me sa duket, teksa Dumani fliste në “Sky” me mikun e tij Klevis Kapllani për ti mbajtur makinën në oborrin e shtëpisë, nga ana tjetër grupi rival po atë ditë kishte vendosur të vriste Klevis Kapllanin.

Në dëshminë e tij të treguar dy vjet pas kësaj ngjarje të rëndë, Nuredin Dumani ka treguar se:

“…gjatë kohës që Klevis Kapllani ishte te lokali i Nel Godinit dhe unë po komunikoja me të nëpërmjet aplikacionit “Sky” ai i shqetësuar më dërgoi foton e vëllait të Seit Manhasës, të cilin e kishte parë disa herë atë ditë të hynte dhe dilte te rrugica pranë lokalit, madje kishte hyre edhe në lokal…”.

Sipas tij prania e vëllait të Seit Manahasës në terrenin ku ndodhej dhe Klevis Kapllani, tregon se 33-vjeçari ka qenë në ndjekje e sipër deri në momentin e vrasjes në orët e vona të natës, vetëm 200 metra larg banesës së tij në fshatin Sinaballaj.

Dumani tregon se lajmin për vrasjen e Klevis Kapllanit e ka marë nga Enver Diva dhe Besian Xhixha, të cilët po shkonin në banesën e viktimës për të lënë makinën që do përdorej në atentat ndaj Dine Çamit dhe Bujar Çelës.

Diva dhe Xhixha gjetën të pajetë në makinën “Fiat Punto”, Klevis Kapllanin, i cili ishte personi që kishte fshehur armën “TT” në servisin e Manahasëve, armë kjo me të cilën është vrarë Emiljano Ramazani.

“…shkova aty dhe e pash nga larg që Klevisi ishte vrarë, nuk doja ta besoja se ishte vrarë, sepse në kokën time mendoja se ai ishte personi i fundit që do ta vrisnin për të më dëmtuar mua, pasi ai nuk ka qenë i implikuar në ngjarjet që ne kemi marrë pjesë, përveç dërgimit të armës te servisi i Manahasëve”.

Më tej, Nuredin Dumani ka treguar para oficerëve të BKH-së dhe prokurorëve të SPAK,se:

“…një ditë para se të vritej Klevis Kapllani, unë bashkë me Enver Divën, Besian Xhixhën dhe Klevis Kapllanin, kemi drekuar buzë plazhit në Vilëbashtovës. Atë ditë i kërkova Klevisit, që të më mbante te shtëpia e tij një makinë për dy ose tre ditë, por nuk i tregova se për çfarë e doja atë makinë. Faktikisht unë e doja pasi bashkë me Erjon Alibej, kishim diskutuar të vrisnim Dine Çamin dhe Bujar Çelën…”.

Ndërsa ditën kur është vrarë Klevisi Dumani ka biseduar nëpërmjet aplikacionit “Sky”, duke i thënë Kapllanit se sonte në darkë do të sjell një makinë. Makinën po e çonin Enver Diva dhe Bes Xhixha, me të cilët ai komunikonte dhe i orientonte vazhdimisht me aplikacionin “Sky”.

“…unë vetë në atë kohë qëndroja në Elbasan në një lagje pranë një parku të madh dhe një shkolle. Qëndroja në katin e 5 të një pallati të markata e fruta perimeve me pakicë. Në këtë godinë kisha një apartament për të cilin pagesa ndaj ndërtuesit ishte paguar nga Erjon Alibej në shumën prej 98.000 Euro, bashkë me dy garazhe të përbashkëta (të pa ndarë me mure). Këtë pagesë unë do ia shlyeja Erjonit në vijim nëpërmjet punëve të përbashkëta që do të kisha me të. S’qaroj se, megjithëse është kryer pagesa për apartamenti dhe garazhet, ato janë akoma në emër të ndërtuesit i cili e ka emrin Sajmir, mbiemrin nuk ia di…”- ka treguar Nuredin Dumani.

Vetëm pak orë para se të vritej Klevis Kapllani, rreth orës 20:01 ose 21:01 e darkës, Dumani informohet nga Besian Xhixha dhe Enver Diva se ishin diku në afërsi të Kavajës dhe se po sillnin makinën që ishte e vjedhur dhe që e kishin marrë nga Soni Reçi.

Benzi ka pasur targa serbe, por Soni Reçi i kërkonte 7000 Euro. Unë nuk kam pasur ndonjë marrëdhënie me Reçin dhe nuk e bleva makinën. E mora e përdora dhe ia ktheva sërish, duke mos e përdorur në asnjë ngjarje.

“…unë i shkruajta Klevis Kapllanit të cilin e pyeta se ku ndodhej?

Ai më tha se: “…ishte bashkë me disa persona të tjerë duke pirë dhe lozur domino te lokali i Nel Godinit në Sinaballaj.

I thashë: “…nisu shko te shtëpia se po vijnë çunat (Besi dhe Enveri) po sjellin makinën.

Ai më tha: Po, direkt….

Disa minuta më pas më tha: Tani jam këtu te kthesa ku futesh te lagjja (rruga afër shtëpisë aty ku është gjetur i vrarë).

Unë i thashë: Ok….”

Nga ana tjetër, Nuredin Dumani i shkruajti Besit dhe Enverit duke i thënë se: “…Klevisi po ju pret te shtepia…”.

Më tej Dumani ka treguar për oficerët se: “…i shkruaja më pas Klevisit por nuk më përgjigjej. Pas pak minutash Enveri, më dërgoi mesazh zanorë duke më thënë se:”…Klevisin e kishin gjetur të vrarë në makinën e tij “Fiat Punto…”. Menjëherë pasi mora këtë lajm zbrita poshtë pasi aty kisha një audi A-6 ngjyrë e zezë me portobagazh dhe u nisa në drejtim të vendit ku ishte vrarë Klevisi, pasi isha shumë i shqetësuar. Kur shkova atje, Enveri dhe Besiani, kishin ikur. Shkova aty dhe e pash nga larg që Klevisi ishte vrarë. Nuk doja ta besoja se ishte vrarë, sepse në kokën time mendoja se ai ishte personi i fundit që do ta vrisnin për të më dëmtuar mua. Pasi ai nuk ka qenë i implikuar në ngjarjet që ne kemi marrë pjesë, përveç dërgimit të armës te servisi i Manahasëve. Më pas ika deri në Rrogozhinë dhe u ktheva për në Elbasan…”.

/Ora News

Etiketa: Klevis KapllaniNuredin DumaniSkyvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Pëllumb Metës nga familja/ I biri dënohet përjetë, burg dhe për fëmijët e tjerë dhe gruan

11:21 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Do t’i bie dhe shefit të Krimeve”/ Aurel Hoxha po planifikonte një vrasje në burg, a është Arben Lleshi?

21:24 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Qeni po luante me kafkën”/ Mesazhet në SKY për vrasjen e Klevis Lleshit: Iku dhe një, djali i Xhavitit

20:29 : 21/10/2025
AKTUALITET

Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet FOTO e Altin Sinomatit

18:22 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Pashë motrën në makinën e tij”/ Si Arjon Hasaj futi në “kurth” Ramazan Matajn: Pagova një vajzë rome

13:06 : 18/10/2025
AKTUALITET

Vrau biznesmenin italian/ Kamber Sulçaj “kyç gojën”, gjykata e le në burg, akuzohet dhe për drogë

11:16 : 18/10/2025
Para

Skandali te Onkologjiku/ Qeveria shton sanksionet për mjekët që punojnë në privat

TË GJITHA

Vendosnin baste sportive/ Arrestohet pronari i lokalit në Durrës, procedohen 4 të tjerë

13:15 : 24/10/2025

Këto 3 shenja horoskopi do të përballen me vështirësi gjatë muajve të parë të 2026-ës

13:07 : 24/10/2025

Berisha: Tom Doshi ia mbathi! Do të arrestohej nga SPAK, por u largua në drejtim të paditur

12:54 : 24/10/2025

Wesley Clark konfirmohet si dëshmitar në mbrojtjen e Hashim Thaçit

12:54 : 24/10/2025

U ‘zhduk’ pas BBVA, bëhet e ‘gjallë’ Kejvina Kthella: Ja ç’po ndodh me mua

12:50 : 24/10/2025

Bombarduesit amerikanë pranë Venezuelës, Maduro-Trumpit: Të lutem, jo luftë! (Video)

12:43 : 24/10/2025

Bylykbashi te Ligjet: Task-Forca e SPAK dështoi, raporti i ODIHR tregoi se krimi zgjedhor nuk u parandalua

12:29 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com