• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ish-ministri Saimir Tahiri bëhet ortak në biznes me një trafikant droge

12:29 : 01/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Jo vetëm në biznesin e ndërtimit, agroturizmit apo mjekësisë estetike. Duket familjarët e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri janë investuar edhe në biznesin e trasportit detar të udhëtarëve.

VNA shkruan se kompania “HTC Group” me përfaqësuese Fatlinda Tahirin, bashkëshorten e ish-ministrit të Brendshëm, ka marrë lincencë për trasportin detar të mallrave dhe udhëtarëve.

Sipas dokumentave zyrtarë në QKB, kompania “HTC Group”  e Fatlinda Tahirit zotëron 30% të kuotave të kompanisë “Albania Luxury Ferries” sh.p.k. që i është dhënë licenca për të transportuar udhëtarë me traget në linjën Sarandë-Korfuz.

Subjekti në fjalë rezulton se është themeluar me 7 dhjetor 2023, ndërsa data e regjistrimit është 04/01/2024.

Ortakët e tjerë të kësaj kompanie janë Evangelia Barmpagianni që zotërin 12.50 %, Stefan Kolonja, 15 %, Lori Sina 7.50 %, Konstantinos Antiochos, 12.50 %, Oltian Kapa 15.00 %, Entela Mekuli 7.50 %.

Lexo edhe:

Trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, GJKKO çon për gjykim 5 të pandehur (EMRAT)

Trafik droge e prostitucion, goditet organizata kriminale italo-shqiptare, 7 të arrestuar

Licenca e kompanisë “Albania Luxury Ferries” sh.p.k është miratuar me 11 qershor 2024 me afat deri më 31 dhjetor 2024. Objekti i veprimtarisë është: “Transport ndërkombëtar detar i mallrave dhe njerëzve”.

Një prej ortakëve trafikant droge

Një prej ortakëve të biznesit, Stefan Kolonja nga Saranda rezulton i dënuar si trafikant droge. Mediat greke raportojnë se në vitin 1999, Kolonja është dënua me 7 vite burg për import dhe tregëti të lëndëve narkotike, ndërsa gjykata ka urdhëruar edhe dëbimin e përjetshëm të tij nga shteti fqinj.

Pas vuajtjes së dënimit, ai ka arritur të vonojë deportimin e tij në Shqipëri përmes trukeve të ndryshme proceduriale.

Në të njëjtën kohë, ai fitoi lidhje “të larta” në ishullin e Korfuzit dhe vazhdoi aktivitetet e tij të paligjshme pa pengesa. Në tetor të vitit 2011, mediat greke raportojnë se ndaj tij është ngrit një çështje e re penale për mashtrim kriminal, pasi si organizator i një organizate kriminale bleu qindra pajisje elektrike dhe elektronike me çeqe të këqija dhe më pas ua shiste këto produkte palëve të treta, duke grumbulluar para në dorë (disponim).

Detaji tronditës është se magazina, ku u gjetën dhe u sekuestruan “të ardhurat e krimit”, Stefan Kolonja dhe banda e tij ishte marrë me qira nga një oficer i Sigurimit të Shtetit. Në atë kohë skandali u konsiderua si politik dhe policor, teksa u zbulua pas zbërthimit të telefonave të 17 të pandehurëve dhe rezultoi se Stefan Kolonja dhe bashkëshortja e tij kishin shkëmbyer telefonata dhe mesazhe me ish-kryebashkiakun e Korfuzit si dhe me zyrtarë të lartë të Policisë dhe Sigurimit të Shtetit.

Saimir Tahiri i dënuar për “shpërdim detyre” dhe i akuzuar  për favorizimin të grupit Habilaj në trafikun e drogës

Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin me 5 vite burg për “Shpërdorim të detyrës”. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim.

Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Ai qëndroi vetëm një vit e katër muaj në qeli,deri në 2 qershor 2023 kur Gjykata e Elbasanit mori vendimin që ish ministri dënimin e mbetur prej 1 vit e 8 muaj e 15 ditë ta kryente në banesën e tij. Aktualisht ai është duke e vuajtur dënimin në shtëpi

Më herët, Prokuroria për Krime të Rënda e akuzoi Saimir Tahiri për favorizimin të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës. Në atë kohë u publikuan prova që e lidhnin Saimir Tahirin me Habilajt, ku ish-ministri u kishte shitur një automjet “Audi”, teksa nga përgjime e prokurorisë italiane, Habiljat diskutonin për dhurata që do i jepnin ministrit. Por, Apeli doli në konkulzionin se nuk kishte prova të mjaftueshme për t’i lidhur këto dhurata apo shuma monetare se do të shkonin tek Tahiri.

Aktualisht ndaj Saimir Tahirit ka nisur edhe një hetim pasuror nga SPAK, ku ish-ministri shkoi më 24 Qershor në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar për rreth 2 orë e gjysmë në prani dhe të avokatit të tij, Maks Haxhia, teksa hetimet po ndiqen nga prokurori Elvin Goga.

Dyshohet se ish-ministri i Brendshëm e ka zhvendosur pasurinë në ndërtim, turizëm mjekësor dhe qendra estetike.

Referuar burimeve, mediat raportuan se më herët në kuadër të ketij hetimi SPAK, kishte pyetur edhe disa biznesmenë me të cilet familjarët e ish ministrit Tahiri kanë patur transaksione financiare. Prokuroria ka kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë, institucione e agjenci të pronave për të verifikuar pronat e llogaritë bankare të ish-ministrit të Brendshëm, dhe transaksionet që ai ka kryer që prej kohës kur ai mbante detyrën dhe deri më sot.

Tahiri përmes familjarëve ka biznese të shumta ku së fundmi investimet përfshijnë dhe atë të trasportit detar, e pikërisht në Sarandë, ku lufta për kontrollin e Portit ndër vite ka shkaktuar viktima dhe përplasje të forta mes pronarëve të anijeve.

Aq të forta janë përplasjet sa vetëm pak ditë më parë, biznesmeni Armandi Nelaj, thuri plan për të hedhur në erë, anijen ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë Korfuz në pronësi të Andrea Qirjakos.

/Boldnews.al

Etiketa: biznesortaksaimir tahiriStefan Kolonjatrafik droge

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, GJKKO çon për gjykim 5 të pandehur (EMRAT)

15:50 : 02/06/2026
AKTUALITET

Trafik droge e prostitucion, goditet organizata kriminale italo-shqiptare, 7 të arrestuar

17:36 : 29/05/2026
AKTUALITET

Akuzohen për trafik droge dhe kultivim narkotikësh, SPAK dërgon për gjykim 3 ish-policë/ EMRAT

13:19 : 29/05/2026
AKTUALITET

Nga vizat turistike te ‘delivery’, si rekrutoheshin ‘kuajt e drogës’?/ Goditet grupi shqiptar i trafikut të drogës në Itali

16:08 : 27/05/2026
AKTUALITET

Në kërkim për laboratorin e kokainës në Frakull, arrestohet në Spanjë Kevin Margjoni

10:04 : 26/05/2026
AKTUALITET

Antimafia në Brescia godet rrjetin e kokainës, dhjetëra shqiptarë mes të akuzuarve (EMRAT)

20:13 : 25/05/2026
Para

Izraeli: Kemi vrarë liderin ushtarak të Hamasit, Deif

TË GJITHA

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

10:16 : 05/06/2026

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026

Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos duke pastruar armën e gjahut

10:11 : 05/06/2026

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026

Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët

10:00 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom