• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK zbulon “porositë”/ 14 tentativa për vrasje! Si nisi përplasja mes grupeve “Sakati” dhe “Tarzani”

15:58 : 01/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Operacioni i SPAK, Plumbi i Artë 2 ka zbuluar ndër të tjera se arsyet e masakrës së Bradasheshit, ndaj Endrit Alibeajt, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay, ngjarje e ndodhur më datë 29.12.2018, në vendin e quajtur Bradashesh, në afërsi të restorant Dervishaj, u porosit nga vëllezërit, Franc dhe Hajdar Çopja.

Arsye e kësaj vrasje të bujshme sipas dosjes së SPAK është marria në kontroll i shpërndarjes së kokainës në qytetin e Elbasanit.

“Për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e tyre ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi eliminimin e kundërshtarëve (nëpërmjet vrasjeve me pagesë), të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë. Vrasja e trefishtë, ku u vra shtetasi Endrit Alibej, më 29.12.2018, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, provohet përtej dyshimit të arsyeshëm se është kryer nga kjo organizatë kriminale dhe se qëllimi i kësaj vrasje ka të bëjë me konkurencën për zotërimin e tregut të kokainës. Vrasja e shtetasit Endrit Alibej (eksponent i njohur në trafikimin e kokainës) u pasua me urdhërimin dhe të vrasjeve të disa personave të afërm të shtetasit Endrit Alibej”, thekson SPAK.

SPAK në dosjen e tij ka zbuluar veç vrasjeve të porositura nga banda e vëllezërit Çopja në Elbasan dhe 14 ekzekutime të mbetura në tentativë. Katër nga këto vrasje janë porositur për të eliminuar, Erion Alibeajn i cili ndodhet i arrestuar dhe që është vëllain e Endrit Alibeajt.

Po ashtu, sipas SPAK është tentuar dy herë të vritet i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer sagën e vrasjeve në Elbasan. Nuk kanë munguar dhe pagesat për të vrarë dhe Aleksander (Aldo) Brahon, vëllain e Klevi Bahos, i vrarë në korrik të 2019-tës. Po ashtu në listë janë dhe disa tentativa të tjera, por që SPAK nuk u ka zbuluar emrat.

Lexo edhe:

Vrau rumunen që njohu në një faqe takimesh online, shqiptari dënohet me 15 vjet burg

“Mos hap gojë derisa të mbarojnë zgjedhjet”, SPAK zbardh akuzat ndaj Bufit të Roskovecit

  • Përplasja mes grupit të “Sakatit” dhe “Tarzanit” që solli vrasjet në Elbasan

Franc Çopja, i njohur edhe si Franc Gergely, apo edhe me mbiemrin Bako u ekstraduar më 29 dhjetor të vitit të kaluar nga Dubai në Belgjikë, pasi akuzohet si porositësi i ezekutimit të Ardit (Arjan) Spahiu, kunati i Endrit dhe Erjon Alibejt. Krimi është regjistruar më 27 nëntor 2020 në Belgjikë, teksa si ekzekutorët akuzohen Florenc Meçe Alias Gega i arrestuar në Spanjë, si dhe Elvis Murati, i arrestuar në Gjermani.

Vrasja e Ardit Spahiut, ose siç njihej ndryshe si “Arjani i vogël”, dyshohet se është kryer për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Franc Çopja njihet si pjesë e grupit të ashtuquajtur me nofkën “Sakati”, ku bëjnë pjesë dhe dy vëllezërti e tij Hajdar Çopja dhe Ervin Bako alias Çopja. Grupi ka marrë atë emër për shkak se njëri prej vëllezërve është invalid. Pjesë e grupit është dhe Mikel Qosja (Kamami) ose siç thirret ndryshe “Keli i Kiçit”. Ata dyshohet se qëndrojnë në Dubai.

Grupi i “Sakatit” ka patur një përplasje të vazhdueshme me grupin e “Tarzanit”, njihet me këtë emër pasi “Tino” ka qenë nofka në Itali e Endrit Alibejt, i ezkekutuar në Bradashesh më 29 dhjetor 2018, bashkë me xhaxhain Arben Dylgjerin dhe turkun Erdal Durunai. Përplasja mes grupit duket se zuri qetësi pas arrestimit të Erjon Alibejt, vëllai i Endrit Alibejt, si dhe arrestimi i Nuredin Dumanit.

Dy vëllezërit Alibej dyshohet se drejtonin një grup të trafikut të drogës nga Holanda, si dhe për trafikim dhe shpërndarje lënde narkotike në veri dhe në qendër të Italisë. Por, përplasja mes dy grupeve nis që në Britaninë e Madhe. Aty, ku një sasi e madhe droge e zhdukur, 50 kg kokainë, do të sillte me kalimin e kohës viktima të shumta midis dy grupeve.

Endrit Alibej u ekzekutua në dhjetor të vitit 2018 në afërsi të Kombinatit Metalurgjik, në Bradashesh bashkë me turkun Erdal Durunay dhe Arben Dylgjeri. Kjo masakër, brenda një kohe të shkurtër prodhoi edhe 6 të vrarë të tjerë.

Ekzekutime, të cilat dhanë për grupin hetues edhe një panoramë më të qartë të asaj që po ndodhte në Elbasan, ku tashmë kishte një shpallje lufte të deklaruar midis dy grupeve rivale.

Një vit më vonë, po në muajin dhjetor, në vitin 2019, u ekzekutua një tjetër ‘rob’ i ‘Tarzanit’. Këtë herë ishte djali i hallës së Endrit Alibejt, Andi Zylyfi, i cili kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi. Edhe pse pa preçedentë penalë, Zylyfi u vra në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin, teksa ndodhej në makinë me Ardit Uruçin, mikun e tij që fatmirësisht i shpëtoi këtij atentati.

Sapo kaluan shtatë muaj, erdhi një tjetër viktimë. Mesnatën e 1 korrikut, Klevi dhe Aldo Baho, vëllezër u qëlluan me breshëri plumbash dhe njëri prej tyre vdiq. Klevi mbeti i vrarë, ndërsa Aldo u plagos rëndë, por sot fatmirësisht jeton.

Më pas u ekzekutuan dhe Emiljano Ramazani, Regis Runaj dhe Bujar Çela, të cilat dyshohen si hakmarrje për vrasjet më lart dhe porositë i ka dhënë Erjon Alibej.

Erion Alibej, i ndodhur tashmë pas qelisë, vendosi të zbërthehet për prokurorët belgë të ardhur në Shqipëri, të gjithë mekanizmin e vrasjës së Ardit Spahiut. Ai akuzon për të gjitha të këqijat që po i ndodhnin familjes së tij, bandën e Çopjave, teksa Franc Bakon alias Çopjan e konsideronte si më të rrezikshmin mes tyre.

Lexo edhe:

33 urdhër-arreste/ SPAK: Goditëm grupin kriminal të “Sakaktit”, sekuestrohen mbi 1 mln euro

Etiketa: atentatelbasankrimperplkasjeSakatitspaktarzanivrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau rumunen që njohu në një faqe takimesh online, shqiptari dënohet me 15 vjet burg

19:23 : 14/11/2025
AKTUALITET

“Mos hap gojë derisa të mbarojnë zgjedhjet”, SPAK zbardh akuzat ndaj Bufit të Roskovecit

18:59 : 14/11/2025
AKTUALITET

Majlinda Bufi u mor e pandehur nga SPAK, Bardhi: Vetëm një nga shumë shkeljet që ka kryer

18:33 : 14/11/2025
AKTUALITET

SPAK merr të pandehur Majlinda Bufin

17:37 : 14/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja për Berishën/ Bardhi: SPAK nuk mund të keqinformojë për interesa politike

16:33 : 14/11/2025
AKTUALITET

“Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie”, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin Arjan Ndoja

16:01 : 14/11/2025
Para

Në ring me transin, boksierja italiane në lot: S’kam ndjerë kurrë një grusht aq të fortë!

TË GJITHA

Vrau rumunen që njohu në një faqe takimesh online, shqiptari dënohet me 15 vjet burg

19:23 : 14/11/2025

Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës në Ekuador, arrestohen 7 shqiptarë

19:08 : 14/11/2025

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

19:04 : 14/11/2025

“Mos hap gojë derisa të mbarojnë zgjedhjet”, SPAK zbardh akuzat ndaj Bufit të Roskovecit

18:59 : 14/11/2025

Rama sulmon sërish drejtësinë: Gjyqtarët ose të korruptuar, ose injorantë

18:54 : 14/11/2025

“Si mbledhjet e Enverit, poshtë komunizmi”, Rama nervozohet me komentuesin: Je idiot

18:35 : 14/11/2025

Majlinda Bufi u mor e pandehur nga SPAK, Bardhi: Vetëm një nga shumë shkeljet që ka kryer

18:33 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com