• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shëndetësia falas, mashtrimi i Ramës”/ Vokshi: Për 4 koncesione korruptive, u shpenzuan 450 mln euro

14:11 : 31/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka deklaruar se shëndetësia falas është mashtrimi më i madh që ka bërë Edi Rama gjatë qeverisjes së tij.

Gjatë një deklarate për mediat, pacientët jo vetëm nuk arrijnë të marrin shëndetësi falas, por nuk marrin as shërbim shëndetësor në pjesën më të madhe.

Sipas saj, sektori i Shëndetësisë është i nënfinancuar, dhe ai buxhet shkon kryesisht në 4 koncesionet e panevojshme, abuzive e korruptivë që në total shkojnë rreth 450 mln Euro,

“Raporti i KLSH, thotë se shpenzimet financiare nga buxhetiiI shtetit për trajtimin e sëmundjeve tumorale, nuk janë rritur, por janë mbajtur pothuajse të pandryshueshme, ndërkohë që numri i pacientëve të diagnostikuar dhe të trajtuar me sëmundje tumorale është në rritje. Ka një bashkëpunim mes qeveritarëve, drejtuesve të sektorit shëndetësor në publik dhe atij privat të qëllimshëm të mos vënë në funksion pajisje e aparatura që pacientët të orientohen në privat e të ndajnë fitimin. Kush mban sot përgjegjësi për mungesën e medikamenteve? Për mungesën e kurave të pacientëve? Çfarë ndodh me pacientët që nuk ju respektohet protokolli? Çfarë ndodh me pacientët që nuk marrin dot trajtimin? Çfarë ndodh me pacientët që nuk marrin dot kimion? Çfarë ndodh me pacientët që ju përgjysmohen apo reduktohen dozat? Pak ditë më parë thirra në dëgjesë në komisionin për Shëndetësinë për skandalin të onkologjiku, Ministren e Shëndetësisë, Drejtoreshën e QSUT dhe shefen e shërbimit të onkologjisë. Ministrja Koçiu tha: kemi arritur sukses me reformat në shëndetësi! Shëndetësia po ecën vetëm përpara! Çfarë thanë Drejtoresha e QSUT dhe shefja e shërbimeve?”, tha Vokshi.

Deklara e Vokshit:

Lexo edhe:

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

Mungesë infrastrukture:Kush mban përgjegjësi që një vit pas raportit të KLSH që thoshte: ka një numër të kufizuar shtretërish, ka një numër të kufizuar poltronash, ka numër të kufizuar stafi, ende sot asnjë masë nuk është marrë nga ministria e Shëndetësisë, Drejtuesit e QSUT dhe të shërbimeve?

Kush mban përgjegjësi për trajtimin në mënyrë çnjerëzore të pacientëve që marrin kimion në karrike, në një sallë të vogel, madje edhe të pakondicionuar, dhjetëra pacientë të ulur si mos më keq, me vigona e tuba në duar, që rrinë me orë të tëra orë në kushte të tmerrshme??

Ndërkaq raporti i KLSH, thotë se shpenzimet financiare nga buxhetiiI shtetit për trajtimin e sëmundjeve tumorale, nuk janë rritur, por janë mbajtur pothuajse të pandryshueshme, ndërkohë që numri i pacientëve të diagnostikuar dhe të trajtuar me sëmundje tumorale është në rritje.

Ka një bashkëpunim mes qeveritarëve, drejtuesve të sektorit shëndetësor në publik dhe atij privat të qëllimshëm të mos vënë në funksion pajisje e aparatura që pacientët të orientohen në privat e të ndajnë fitimin.

Kush mban sot përgjegjësi për mungesën e medikamenteve? Për mungesën e kurave të pacientëve?

Çfarë ndodh me pacientët që nuk ju respektohet protokolli?

Çfarë ndodh me pacientët që nuk marrin dot trajtimin?

Çfarë ndodh me pacientët që nuk marrin dot kimion?

Çfarë ndodh me pacientët që ju përgjysmohen apo reduktohen dozat?

Skandali me barnat e skaduara:

Po ju referoj një tjetër shqetësim që e kam ngritur edhe në komisionin për shëndetësinë. Behët fjalë për medikamentin FEIBA përdoret për pacientët me hemofili. KËrkova informacion edhe në QSUT me anë të një shkrese zyrtare për të marrë informacion në lidhje me këtë medikament. Në përgjigje, asnjë informacion i kërkuar.

Në informacionin që ka ardhur në PD, me urdhër të Albana Fico, në atë kohë Drejtoreshë e QSUT, është bërë një ndërhyrje në sistemin e farmacive brenda QSUT, për kalimin e këtij medikamenti, edhe pse i skaduar (data e skadencës 31.12.2024), nga farmacia qendrore në një farmaci tjetër.

Sasia: 1,137 flakonë të medikamentit FEIBA që përdoret për pacientët me hemofili

Data e skadencës: 31/12/2023

Vlera totale: 135,924,438 lekë (rreth 1.35 mln EURO)

Sot po i bëj edhe një herë pyetjet Ministres së Shëndetësisë dhe Drejtueses së QSUT:

• A ka sasi të skaduara në QSUT të medikamentit FEIBA?

• Ku ndodhet momentalisht sasia prej 1137 flakonë të medikamentit FEIBA me datë skadence 31 dhjetor 2023?

A është futur kjo sasi FEIBA e skaduar në farmacinë e pediatrisë ndërkohë që sistemi SISP nuk e lejon?

Pse është bërë ndërhyrja nëse nuk është procedurë e rregullt?

• A e ka dhënë urdhërin për këtë ndërhyrje ish drejtoresha e QSUT Albana Fico?

• Çfarë ndodh me këtë sasi të skaduar medikamentesh që qarkullon me urdhër të drejtuesve nga një pavion në tjetrin??

Përgjegjësit për këtë situatë në shëndetësi janë Edi Rama, Ministrat e Shëndetësisë ndër vite (Beqaj, Manastirlliu dhe Koçiu) si dhe Drejtuesit e QSUT ndër vite.

Duhet të ndryshojmë situatën në shëndetësi në mënyrë që qytetarëve t’u respektohet e drejta kushtetuese për një shërbim shëndetësor të denjë.

Duhet të reagojmë, të marrim fatin tonë në duar, për të mbrojtur shëndetin! Për të mbrojtur jetën!

Etiketa: albana VokshikoncesioneRamashendetesiashendetesia falas

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

“Lubi Balluku firmosëse e skandaleve më të mëdha”, Vokshi: Thirrje shumë e vonuar e SPAK

17:31 : 24/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
Para

Aurel Zarka mohon akuzat përballë Dumanit, GJKKO ndalon publikimin e dosjes nga mediat

TË GJITHA

Nallbati pas daljes nga SPAK: U thirra për konfliktin e stisur nga Peleshi dhe çerrat e tij!

10:21 : 27/10/2025

Tragjike në Itali! I riu shqiptar gjendet i pajetë në dhomën e gjumit, mister arsyet/ EMRI

10:07 : 27/10/2025

Doganierët grekë në grevë/ Bllokohen pikat kufitare të Kakavijës dhe Qafë Botës

09:57 : 27/10/2025

PD mbledh grupin parlamentar para seancës plenare, mbahet me dyer të mbyllura

09:53 : 27/10/2025

Grabitja e muzeut të Luvrit, ADN-ja nxori zbuluar autorët. Ende asnjë gjurmë nga bizhuteritë

09:51 : 27/10/2025

Arrestohet një prokuror në Prizren nën dyshimet për ryshfet

09:39 : 27/10/2025

Deputeti Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

09:26 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com