• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Talo Çela te vëllezërit Çopja e Dorjan Dyli, zbardhen emrat e urdhër-arresteve nga SPAK

12:22 : 31/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Janë zbardhur disa prej emrave për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër-arreste në operacionin që ka nisur të ekzekutohet që prej mbrëmjes së djeshme dhe është vazhdim i operacionit “Plumbi i Artë” bazuar në rrëfimet e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Pjesa më e madhe e emrave janë personazhe të njohur të botës së krimit në Elbasan, teksa nuk mungojnë dhe zyrtarët dhe ish-zyrtarët, teksa mësohet se janë zbardhur 6 vrasje në Elbasan dhe Rrogozhinë.

Urdhër-arreste janë lëshuar për shtetasit: Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Maetin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami, Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doci, Arben Lamcja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Mecja.

Disa prej tyre janë shpallur në kërkim më herët, disa janë arrestuar më herët, ndërsa disa ndodhen jashtë vendit.

Franc Çopja, i njohur edhe si Franc Gergely, apo edhe me mbiemrin Bako u ekstraduar më 29 dhjetor të vitit të kaluar nga Dubai në Belgjikë, pasi akuzohet si porositësi i ezekutimit të Ardit (Arjan) Spahiu, kunati i Endrit dhe Erjon Alibejt. Krimi është regjistruar më 27 nëntor 2020 në Belgjikë, teksa si ekzekutorët akuzohen Florenc Meçe Alias Gega i arrestuar në Spanjë, si dhe Elvis Murati, i arrestuar në Gjermani.

Lexo edhe:

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

Vrasja e Ardit Spahiut, ose siç njihej ndryshe si “Arjani i vogël”, dyshohet se është kryer për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Franc Çopja njihet si pjesë e grupit të ashtuquajtur me nofkën “Sakati”, ku bëjnë pjesë dhe dy vëllezërti e tij Hajdar Çopja dhe Ervin Bako alias Çopja. Grupi ka marrë atë emër për shkak se njëri prej vëllezërve është invalid. Pjesë e grupit është dhe Mikel Qosja (Kamami) ose siç thirret ndryshe “Keli i Kiçit”. Ata dyshohet se qëndrojnë në Dubai.

Grupi i “Sakatit” ka patur një përplasje të vazhdueshme me grupin e “Tarzanit”, njihet me këtë emër pasi “Tino” ka qenë nofka në Itali e Endrit Alibejt, i ezkekutuar në Bradashesh më 29 dhjetor 2018, bashkë me xhaxhain Arben Dylgjerin dhe turkun Erdal Durunai. Përplasja mes grupit duket se zuri qetësi pas arrestimit të Erjon Alibejt, vëllai i Endrit Alibejt, si dhe arrestimi i Nuredin Dumanit.

Dy vëllezërit Alibej dyshohet se drejtonin një grup të trafikut të drogës nga Holanda, si dhe për trafikim dhe shpërndarje lënde narkotike në veri dhe në qendër të Italisë. Por, përplasja mes dy grupeve nis që në Britaninë e Madhe. Aty, ku një sasi e madhe droge e zhdukur, 50 kg kokainë, do të sillte me kalimin e kohës viktima të shumta midis dy grupeve.

Endrit Alibej u ekzekutua në dhjetor të vitit 2018 në afërsi të Kombinatit Metalurgjik, në Bradashesh bashkë me turkun Erdal Durunay  dhe Arben Dylgjeri. Kjo masakër, brenda një kohe të shkurtër prodhoi edhe 6 të vrarë të tjerë.

Ekzekutime, të cilat dhanë për grupin hetues edhe një panoramë më të qartë të asaj që po ndodhte në Elbasan, ku tashmë kishte një shpallje lufte të deklaruar midis dy grupeve rivale.

Një vit më vonë, po në muajin dhjetor, në vitin 2019, u ekzekutua një tjetër ‘rob’ i ‘Tarzanit’. Këtë herë ishte djali i hallës së Endrit Alibejt, Andi Zylyfi, i cili kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi. Edhe pse pa preçedentë penalë, Zylyfi u vra në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin, teksa ndodhej në makinë me Ardit Uruçin, mikun e tij që fatmirësisht i shpëtoi këtij atentati.

Sapo kaluan shtatë muaj, erdhi një tjetër viktimë. Mesnatën e 1 korrikut, Klevi dhe Aldo Baho, vëllezër u qëlluan me breshëri plumbash dhe njëri prej tyre vdiq. Klevi mbeti i vrarë, ndërsa Aldo u plagos rëndë, por sot fatmirësisht jeton.

Më pas u ekzekutuan dhe Emiljano Ramazani, Regis Runaj dhe Bujar Çela, të cilat dyshohen si hakmarrje për vrasjet më lart dhe porositë i ka dhënë Erjon Alibej.

Erion Alibej, i ndodhur tashmë pas qelisë, vendosi të zbërthehet për prokurorët belgë të ardhur në Shqipëri, të gjithë mekanizmin e vrasjës së Ardit Spahiut. Ai akuzon për të gjitha të këqijat që po i ndodhnin familjes së tij, bandën e Çopjave.

Etiketa: CopjaelbasanNuredin DumanispakTalo Celaurdher arrestet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

16:13 : 15/11/2025
AKTUALITET

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025
AKTUALITET

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

20:41 : 14/11/2025
AKTUALITET

“Mos hap gojë derisa të mbarojnë zgjedhjet”, SPAK zbardh akuzat ndaj Bufit të Roskovecit

18:59 : 14/11/2025
AKTUALITET

Majlinda Bufi u mor e pandehur nga SPAK, Bardhi: Vetëm një nga shumë shkeljet që ka kryer

18:33 : 14/11/2025
Para

Operacioni i SPAK/ Zbardhen 6 vrasje, arrestohet shefi i krimeve në Durrës (Emri)

TË GJITHA

Biznese pa transparencë, Ministria e Kulturës fsheh të dhënat për aktivitetet tregtare brenda kalave

18:21 : 15/11/2025

“Nesër do të marr vendime të vështira”, Silvinjo para Anglisë: Fola veçmas me Brojën

18:01 : 15/11/2025

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025

Përplasje fizike mes dy prezantueseve, çfarë ndodhi mes Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt?

17:34 : 15/11/2025

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

17:17 : 15/11/2025

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

16:47 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com