• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kontrabandonin emigrantë kundrejt fitimit deri në 10000 €, SPAK çon për gjykim 4 shtetas të huaj

20:13 : 31/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e 4 shtetasve të huaj të cilët akuzohen për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”,“Grupi i strukturuar kriminal”.

Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) nga Egjipti, Soran Saber ngaIraku, Yalcin Ali Hanci dhe Mustafa  Koseoglu nga Turqia, në vendin tonë kanë bashkëpunuar me shtetas shqiptarë dhe kanë trafikuar emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE-së.

Dyshohet se këta persona pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5000 deri në 10000 Euro, i kontrabandonin ato në rrugë tokësore dhe detare, duke ju mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 09.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të çështjes penale nr.148/2020, në ngarkim të të pandehurve Yahia Yussef (alias Kamal Kamil), Soran Saber dhe Yalcin Ali Hanci, të cilët akuzohen për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”,“Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, si dhe të pandehurit Mustafa Koseoglu, i cili akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”,“Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Lexo edhe:

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

Në seancën e datës 31.07.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 31, datë 31.07.2024 vendosi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar për dërgimin e çështjes në gjykim në ngarkim të të pandehurve:

Yahia Yussef (alias Kamal Kamil), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Soran Saber, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”,“Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi i parë, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Yalcin Ali Hanci, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi i parë, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Mustafa Koseoglu, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”,“Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi i parë, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, duke ia vënë në dispozicion një trupi gjykues të përbërë prej tre gjyqtarësh, të ndryshëm nga ky trup monokratik, për arsye se gjykata çmon se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës.

Në bazë të nenit 332/ë të K.Pr.Penale, fashikulli i gjykimit të jetë i përbërë nga të gjitha aktet e paraqitura nga prokurori, janë gjithsej 52 volume duke përjashtuar prej tyre procesverbalet me deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale, me deklarimet e personave të pyetur me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime apo me cilësinë e personit të pandehur, në kushtet që gjatë këtij gjykimi nuk u paraqit kërkesë për gjykim të shkurtuar, dhe nuk mund të përdoren në mënyrë të drejtpërdrejtë në gjykim.”- thuhet në njoftim.

Etiketa: Kontrabandë emigrantëshspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

11:20 : 16/07/2026
AKTUALITET

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

22:10 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Fshehje dosjesh dhe afera/ Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën, kur do të veprojë SPAK?

17:30 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Belinda në qendër të skandalit të Bankers”/ Kallëzim i ri në SPAK për Ballukun

16:01 : 15/07/2026
AKTUALITET

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

13:12 : 15/07/2026
Para

Partizani synon përmbysjen në Europë, Shehi: Nesër luajmë me dy mungesa

TË GJITHA

Zbardhen kërkesat e Spiropalit për reformimin e PS: Shteti mbi partinë, drejtësi e pavarur dhe luftë korrupsionit

12:00 : 16/07/2026

Video/ Pickford harroi shishen e ujit në fushë, lojtarët e Argjentinës qeshin me shënimet për penalltitë

11:38 : 16/07/2026

IOM: Shqipëria nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

11:32 : 16/07/2026

Akuza për praktika tregtare të padrejta, SHBA vendos tarifë 25% për importet nga Brazili

11:31 : 16/07/2026

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

11:20 : 16/07/2026

Pse SHBA do ta “çmontojë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare

11:11 : 16/07/2026

Balla i del kundra Ramës: Të ndalen ndërtimet gjatë sezonit turistik, po u prishim pushimet turistëve

10:55 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş