• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Rama po çon në Himarë “votues strategjikë”, oligarkët që jetojnë vetëm disa javë aty

13:34 : 30/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se si mazhoranca socialiste po tenton të manipulojë zgjedhjet e 4 Gushtit për bashkinë e  Himarës, ku kandidon me Vangjel Tavon.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso në një deklaratë nga selia blu tha se Edi Rama dhe Vangjel Tavo po importojnë në Himarë banorë dhe votues “part time” nga Tirana, Vlora dhe Fieri për të manipuluar edhe një herë tjetër zgjedhjet.

Sipas Kasos, nga zgjedhjet e fundit të mbajtura në vitin 2023, listës përfundimtare të votuesve i janë shtuar edhe 311 votues të rinj. Ai tha më tej se 90 emra janë trasferuar nga Tirana, 68 nga Vlora, 43 nga Saranda dhe 17 nga Fieri.

Kaso deklaroi se janë 157 raste të zgjedhësve me të njëjtin kod vendbanimi (brenda trungut familjar) që votojnë në Qendra Votimi të ndryshme, ndërkohë që ky numër ka qenë 32 për zgjedhjet e 14 majit (lista e prill 2023). Sipas tij, ky krahasim mjafton për të kuptuar se shtimi është artificial dhe është bërë me synime të manipulimit paraprak të rezultatit të zgjedhjeve në Himarë.

PD deklaron se Rama i trembur nga pësimi i vitit të shkuar me Fredi Belerin ka porositur oligarkët e tij në rezortet e Jonit që të regjistrojnë kë të mundin si votues në Himarë.

Lexo edhe:

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

Bloomberg: Rama shemb gjysmë milioni ndërtime, protesta dhe zemërim në Theth

“Pas ‘investitorëve strategjikë’ të shpikur nga rrethi i ngushtë për të betonizuar Bregun, Rama po dërgon në Himarë ‘votues strategjikë’, të dalë nga rrethi i oligarkëve të tij. Biznesmenë shakaxhinj dhe gaztorë të oborrit të Ramës që jetojnë në Palasë apo Dhërmi për disa javë në verë, do të vendosin se kush e qeveris Himarën.” – tha Kaso.

Ai i bëri thirrje Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit që të monitorojë dhe të raportojë për situatën, si dhe u kërkoi organizatave partnere ndërkombëtare të mbajnë shënim dhe të reagojnë për këtë shtrembërim të hartës elektorale dhe vullnetit të votuesve himarjotë.

Deklarata e Sekretarit për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso:

Të dashur qytetarë:

Edi Rama dhe Vangjel Tavo po importojnë nga Tirana, Vlora dhe Fieri banorë dhe votues part time për të manipuluar, edhe njëherë tjetër, zgjedhjet në bashkinë e Himarës. Duam t’i bëjmë me dije publikut dhe autoriteteve përkatëse se lista përfundimtare e zgjedhësve, e prillit 2023, është fryrë duke e shtuar me 311 votues listën përfundimtare të korrikut 2024.

Këta alienë nga planeti patronazhist i Ramës, pa lidhje me Himarën, janë regjistruar për të mundësuar një rezultat të favorshëm, për t’ja dhënë në tavë zgjedhjet Tavos së Ramës.

Këta 311 të transferuar në Bashkinë Himarë janë si më poshtë:

90 nga bashkia Tiranë;

68 nga Bashkia Vlorë;

43 nga Bashkia Sarandë;

17 nga Bashkia Fier;

Etj.

Në total, duke pasur parasysh (i) transferimet, (ii) votuesit për here te pare, (iii) ndarjet nga jeta, diferenca e numrit te zgjedhësve, nga lista e prill 2023 ne listen korrik 2024 është 252, ne harkun kohor te një viti.

Ndërkohë, në harkun kohor të dy vjetëve 2021-2023, numri i zgjedhësve ne këtë bashki është ulur me 8 zgjedhës.

Janë 157 raste të zgjedhësve me të njëjtin kod vendbanimi (brenda trungut familjar) që votojnë në QV te ndryshme, ndërkohë që ky numër ka qenë 32 për zgjedhjet e 14 majit (lista e prill 2023).

Ky krahasim mjafton për të kuptuar se shtimi është artificial dhe është bërë me synime të manipulimit paraprak të rezultatit të zgjedhjeve në Himarë.

I trembur nga pësimi i vitit të shkuar me Fredi Belerin dhe më shumë pas alternativës së Petro Gjikurisë që koalicioni opozitar u ofron zgjedhësve të Himarës, një shqiptaro-amerikan të ndershëm, Edi Rama ka porositur oligarkët e tij në rezortet e Jonit që të regjistrojnë kë të mundin si votues në Himarë.

Pas ‘investitorëve strategjikë’ të shpikur nga rrethi i ngushtë për të betonizuar Bregun, Rama po dërgon në Himarë ‘votues strategjikë’, të dalë nga rrethi i oligarkëve të tij.

Biznesmenë shakaxhinj dhe gaztorë të oborrit të Ramës që jetojnë në Palasë apo Dhërmi për disa javë në verë, do të vendosin se kush e qeveris Himarën.

Dhe, kush më mirë se Tavo i Edit mund t’i mbajë ata në tavën e benefiteve, nga të cilat përfitojnë ata dhe humbasin himarjotët.

I bëjmë thirrje Komisionerit të Zgjedhjeve të monitorojë dhe raportojë për situatën dhe organizatave partnere ndërkombëtare të mbajnë shënim dhe të reagojnë për këtë shtrembërim të hartës elektorale dhe vullnetit të votuesve himarjotë.

Partia Demokratike dhe koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, janë të sigurt në fitoren e Petro Gjikurisë, një kandidati për Himarën e himarjotëve, jo oborrtarëve të Ramës, pushtues të vijë së parë të bregdetit jonian.

Etiketa: Edi Ramahimareivi kasoPDvangjel tavovotuesitZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

16:06 : 18/07/2025
AKTUALITET

Bloomberg: Rama shemb gjysmë milioni ndërtime, protesta dhe zemërim në Theth

14:29 : 18/07/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarr për pastrim, por dogji një sipërfaqe toke në Himarë, e pëson 51-vjeçari

11:08 : 18/07/2025
AKTUALITET

Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin

10:43 : 18/07/2025
AKTUALITET

Maliqi shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Po festojnë pushimet me mandate pa vota!

10:07 : 18/07/2025
AKTUALITET

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

08:51 : 18/07/2025
Para

Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për ministrat e rinj, PD kërkon 6 orë debat

TË GJITHA

Libri si aksesor plazhi

16:12 : 18/07/2025

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

16:06 : 18/07/2025

Kina: Agjentët e inteligjencës së huaj po na vjedhin mineralet e rralla

16:03 : 18/07/2025

Grabitet shtëpia e Michel Platini në Francë, ish-kreut të UEFA-s i vjedhin 20 trofe

15:53 : 18/07/2025

Kolonjë/ I vdiq burri në banesë, 47-vjeçarja akuzon mjekët se nuk e diagnostikuan si duhet

15:52 : 18/07/2025

Nga java e parë në të fundit, njihuni me kalendarin e plotë të Superiores

15:44 : 18/07/2025

Media italiane: Rritjet e çmimeve dekurajojnë turistët, zbehet numri i pushuesve në Shqipëri

15:43 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com