• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për ministrat e rinj, PD kërkon 6 orë debat

13:55 : 30/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Lindita Nikolla ka hedhur firmën e fundit si kryetare e Kuvendit. Ajo ka firmosur dokumentin për thirjen e seancës së jashtëzakonshme  parlamentare për miratimin e ndryshimeve në Qeveri, si dhe për votëbesimin e Elisa Spiropalit në postin e kryetares së Kuvendit.

Seanca është afruar me një orë, ku do të nisë në orën 17:00, teksa vjen pas dekretimeve nga ana e Presidentit të Republikës Bajram, për të gjitha shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj.

Për miratimin në Kuvend të ministrave të rinj dhe të Spiropalit si kryetare Kuvendi do të duhen 71 vota, një numër i arritshëm vetëm me deputetët e mazhorancës.

Ndërkohë, Gazment Bardhi në emër të grupit parlamentar të PD-së, i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kuvendit, ku kërkon 6 orë debat  për ndryshimet në Qeveri.

“Përbërja e Këshillit të Ministrave nuk është një produkt privat i Kryeministrit, që gëzon vetëm të drejtën kushtetuese të propozimit të saj, por caktimi është një ndërveprim institucional mes tre institucioneve Kryeministër-President i Republikës-Kuvendi i Shqipërisë. Në këtë rast, Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të ketë rol formal, vetëm në certifikimin e vullnetit personal të Kryeministrit, por duhet të diskutojë dhe vlerësojë në meritë propozimet dhe dekretet e ardhura.“

Lexo edhe:

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: PD e gatshme të vazhdojë garën në 5 bashkitë e tjera

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

Duke qenë se jemi përpara ndryshimit të përbërjes së Këshillit të Ministrave, që nënkupton një përbërje të re të tij, në përputhje me nenet 12, 46, 48 dhe 110 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë që shqyrtimi i Dekreteve të Presidentit që ndryshojnë përbërjen e Këshillit të Ministrave t’i nënshtrohen debatit parlamentar, prej 6 orësh, të ndarë në mënyrë proporcionale mes grupeve parlamentare.” –  shkruhet në kërkesën zyrtare të Grupit Parlamentar të PD.

Ndryshimet në Qeveri u bënë si gjithnjë nga kryeministri Edi Rama pa trasnparencë dhe pa llogaridhënie, teksa në poste kyçe vendos emra “anonim”, sa i përket politikës.

Një ndryshim surprizë në qeveri ishte shkarkimi i Taulant Ballës nga posti i Ministrit të Brendshëm, duke e emëruar në postin e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit. Rama largoi edhe Ervin Meten nga posti i ministrit të Financave, duke emëruar në vend të tij Petrit Malajn. Ndërkohë, Ervin Hoxha është emëruar ministër i Brendshëm, ndërsa Pirro Vengu është emëruar ministër i Mbrojtjes.

Të tre ministrat e rinj, Petrit Malaj, Ervin Hoxha dhe Pirro Vëngu aktualisht mbajnë poste drejtorësh në institucione në varësi të ministres së Infrastrukturë dhe Energjitikës, Belinda Ballukut.  Ervin Hoxha mban postin e drejtorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Petrit Malaj mban postin e kreut të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Pirro Vëngu mban postin e kreu të Autoritetit Portual të Durrësit.

Opozita ka ngritur shqetësimin në lidhje me emërimin e Pirro Vëngut si ministër i Mbrotjes, pasi nuk dihet nëse ai e ka ende shtetësinë greke apo jo.  Kjo për shkak se çështja e kufirit detar me Greqinë mbetet ende e hapur dhe duke nisur nga roli i Ministrisë së Mbrojtjes, ai mund të veprojë kundër interesit të shqiptarëve.

Rama propozoi dhe emërimin e Elisa Spiropalit për të zëvendësuar Lindita Nikollën në postin e kryetares së Kuvendit, pasi kjo e fundit dha dorëheqjen për arsye shëndetësore. Gjithashtu, kreu i socialistëve ka larguar edhe Ermonela Felajn nga posti i nënkryetares së Kuvendit, dhe në vend të saj ka emëruar Bledar Çuçin, i cili mbante postin e kreut të grupit parlamentar të PS-së. Në vend të Çuçit, në postin e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Rama ka emëruar Niko Peleshin, duke e larguar nga posti i Ministrit të Mbrojtjes.

Etiketa: KuvendiministratmiratimetndryshimetnikollaPDqeveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: PD e gatshme të vazhdojë garën në 5 bashkitë e tjera

15:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

11:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Bën avokatin e një vrasësi”, Zhupa-Lamallarit: Turp të të vijë, jep dorëheqjen!

10:54 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi “nderoi” Enver Hoxhën si Hero i Popullit, Peleshi: E përmendëm për ditëlindje

10:30 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nis seanca plenare, kuvendi mban një minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja

10:13 : 09/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025
Para

Ndoka ironizon ministrin e ri të Mbrojtjes: Imangjinojeni ta thërrasë Greqia si ushtar në kulmin e konfliktit

TË GJITHA

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025

As socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastilirut/ Braçe: Emri nuk më thotë asgjë!

21:05 : 09/10/2025
Screenshot

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

20:37 : 09/10/2025

Përdorimi i Gardës Kombëtare nga Trump përballet me sfida të mëdha ligjore

20:24 : 09/10/2025

FOTO-EMRI/ Dy persona dhunojnë barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë

20:13 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com