• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konfirmimi i gjyqtares Vjollca Spahiu ankimohet në KPA

Komisionerja Publike, Irena Nino kundërshtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren e Tiranës, Vjollca Spahiu dhe kërkoi shkarkimin e saj për problemet në kriterin e pasurisë.

20:49 : 30/07/2024
në AKTUALITET, VETTING

Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të martën më 30 korrik vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Vjollca Spahiu më 26 qershor.

Komisionerja Nino ndan qëndrim të ndryshëm nga Komisioni lidhur me vlerësimin e një dyqani me sipërfaqe 53 m2 të blerë për vlerën 63 mijë e 600 euro, me burim të deklaruar një kredi në shumën 40 mijë euro dhe pjesën tjetër me krusimet familjare e kreditë konsumatore ndër vite.

Komisinerja Nino vëren se, ashtu sikurse ka konstatuar dhe Komisioni, rezulton se gjatë hetimit janë administruar dy kontrata sipërmarrje të lidhura nga bashkëshorti i subjektit për këtë pasuri, me palë të njëjta dhe data të ndryshme, ekstremitete të ndryshme, vlera të ndryshme, modalitete pagese të ndryshme – të nënshkruara pranë të njëjtës zyrë noteriale.

Po ashtu, sipas Komisioneres, ka rezultuar e provuar dhe e pranuar nga vetë subjekti i rivlerësimit, nënshkrimi i një kontrate në vitin 2005 në cilësinë e qiradhënësve, me familjarë të saj.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

Gjyqtarë armenë dhe çekë, kush do të vendosë drejtësi për Vllazninë në Europë

Sipas Ninos, këto akte janë hartuar vetëm në funksion të marrjes së kredisë pranë bankës së nivelit të dytë, në të cilën subjekti është në cilësinë e dorëzanëses dhe përfitueses së kredisë. Duke u bazuar në jurisprudencën e Kolegjit, Komisionerja arsyeton se ndryshimi i kushteve themelore të kontratës, vetëm për t’iu paraqitur bankës në funksion të përfitimit të kredisë dhe jo qëllimit të vetë palëve, përmban elemente të fiktivitetit.

Nino vlerëson se veprime të tilla e dëmtojnë besimin e publikut tek drejtësia. “Subjekti i rivlerësimit, me veprimet e kryera në funksion të përfitimit të kredisë tregtare në vitin 2005, për qëllim përfitimi financiar, ka kryer një sërë veprimesh juridike fiktive/të simuluara, të cilat janë në kontradiktë me sjelljen që pritet nga një gjyqtar dhe, si pasojë, bazuar dhe në jurisprudencën e Kolegjit, rezulton se ka cenuar besimin e publikut”, shprehet Nino.

Lidhur me burimin e krijimit të kësaj pasurie, KPK ka konstatuar fillimisht mospërputhje mes datës së disbursimit të kredisë në korrik të 2005-ës dhe mandatpagesës së këstit të parë për blerjen e njësisë një muaj më parë. Megjithatë, në përfundim ka çmuar t’i referohet dokumentacionit të paraqitur së bashku me përgjigjen e shoqërisë ndërtuese. Sipas KPK, nga këto dokumente konfirmohet se çmimi për pasurinë e paluajtshme ka qenë në një total prej 63 mijë e 600 euro, e cila është likuiduar sipas mandatit të arkëtimit në korrik të vitit 2005 në shumën 40 mijë euro dhe kësti tjetër në qershor të 2010-ës.

Trupa e KPK ka konstatuar se përkojnë vlerat dhe momentet e pagesave të deklaruara e të konfirmuara, si nga subjekti, ashtu edhe nga shoqëria ndërtuese, si dhe modalitetet e kryerjes së pagesave për pasurinë në fjalë.

Nino sjell në vëmendje se në kontratën e shitjes të vitit 2020, të lidhur pas dorëzimit të deklaratës “veting”, ndër të tjera citohet se çmimi 63 mijë e 600 euro është likujduar sipas kontratës së sipërmarrjes të marsit 2005, ku përcaktohet se kësti i parë në shumën 20 mijë euro është shlyer me nënshkrimin e kontratës.

Sipas Komisioneres, subjekti i rivlerësimit nuk mbulon me të ardhura të ligjshme pagesën e këstit të parë të njësisë, në shumën 20 mijë euro. Sipas Ninos, gjyqtarja Spahiu nuk ka arritur të provojë të kundërtën edhe lidhur dhe me një pamjaftueshmëri financiare të konstatuar në vitin 2007, në shumën 1.1 milion lekë.

Lidhur me mosdeklarimin në vitin 2004 të një apartamenti të blerë në 2003-in në Tiranë, si dhe të burimit të krijimit të kësaj pasurie, Komisioni ka vlerësuar se kjo pasaktësi është vetërregulluar më vonë. Duke konsideruar dhe mungesën e ekspereincës së subjektit për mënyrën se si duhej të deklaroheshin pasuritë, KPK ka çmuar se pasaktësitë nuk mund të sillnin penalizim, pasi dhe pamjaftueshmëria financiare nuk ishte domethënëse. Duke u bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, KPK ka vlerësuar se Spahiu arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë.

Nino konstaton se subjekti dhe personat e lidhur me të kanë kryer deklarim të pasaktë për apartamentin, si dhe lidhur me deklarimin e burimit të krijimit të kësaj pasurie në deklarimet periodike vjetore. Sipas Komisioneres, Spahiu nuk provoi të kundërtën e barrës së provës për mungesën e burimeve të ligjshme të konstatuara nga Komisioni në shumën 517 mijë lekë, si dhe një pamjaftueshmëri në shumën 252 mijë lekë në vitin 2006.

Në përfundim, Komisionerja Publike, Irena Nino vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arriti nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, pasi ka bërë deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm. Në vlerësimin tërësor që lidhet me veprimet e Spahiut me qëllimin përfitimin e kredisë tregtare, Nino çmon se ajo ndodhet në kushtet e cenimit të besimit të publikut te sistemi i drejtësisë.

Në përfundim, Komisionerja Nino kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtares Vjollca Spahiu./Reporter.al

Etiketa: gjyqtarekpaVjollca Spahiu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

08:20 : 27/06/2025
SPORT

Gjyqtarë armenë dhe çekë, kush do të vendosë drejtësi për Vllazninë në Europë

19:50 : 26/06/2025
AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e motrës së Ermonela Felajt

09:24 : 26/06/2025
AKTUALITET

Përfaqësuesi i SPAK në KPA: Të shkarkohet prokurori Genci Mane, u favorizua nga KPK

18:14 : 24/06/2025
AKTUALITET

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtares Adelina Zarka

20:05 : 21/06/2025
AKTUALITET

KPA le në fuqi shkarkimin e prokurorit Petrit Hysa

12:11 : 20/06/2025
Para

Turqia kërkon të jetë sërish “padrone” e rajonit

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com