• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edi Rama me dosje me vete në Kongresin e PS-së

11:27 : 28/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Ka nisur Kongresi Zgjedhor i Partisë Socialiste, i cili po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Kongresi ka nisur me himnin kombëtar, teksa fjala hapëse është mbajtur nga një studente e akademisë politike të PS-së.

I fundit që ka mbërritur në sallë ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili është pritur në hyrje nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, teksa me vete ka patur edhe një dosje.

Mbledhja do të jetë e ndarë në disa panele, ku do të miksohet puna e partisë dhe ajo e qeverisë së Edi Ramës.

Më konkretisht puna e Kongresit të PS-së do të jetë e ndarë në tre sesione, ku në pjesën e parë, atë të Mirëqeverisjes, ministrat do të parqesin arritjet e deritanishme, ku më shumë do të jenë fjalime për propagandë.

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

Ndërsa në pjesën e dytë, atë për Antikorrupsionin, pritet të flasin ministrja e Shtetit për Administratën, Adea Pirdeni dhe Fatmir Xhafaj, vëllai i trafikantit të drogës Geron Xhafaj, të cilit Edi Rama i ka besuar kryesimin e Komisionit Antikorrupsion, e cila është konsideruar nga opozita si një nismë për goditjen e institucioneve të drejtësisë.

Në pjesën e tretë do të jenë punët e brendshme të partisë. Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, ministrja për Parlamentin Spiropali dhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi do të përqëndrohen tek nisma “Deputeti që duam”, rienergjizimi dhe anëtarësimet e reja në parti.

Më pas do të mbajë fjalimin kryesor numri një i socialistëve, kryeministri Edi Rama, i cili do të prezantojë platformën për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Me kodin e ri zgjedhor, partitë do të futen në garë me dy lista, 1/3 e kandidatëve do të jetë listë e mbyllur dhe 2/3 të tretat e kandidatëve do të jetë listë e hapur për çdo qark, ku edhe një votë më shumë preferenciale do të bëjë diferencën. Por, që të shkohet tek lista e hapur, fillimisht partitë do të duhet të marrin më shumë se 30% të votave në çdo qark.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kryeministri Rama la jashtë vijës së kuqe Fatmir Xhafajn, Mimi Kodhelin dhe Pandeli Majkon. Vetëm Xhafaj e theu herësin, 2 të tjerët hynë në Parlament pasi dorëzuan mandatin Najada Çomo dhe Alqi Bllako.

Gjithashtu, në Kongresin e sotëm do të votohet edhe Asamble e re e Partisë Socialiste, ku Edi Rama ka kërkuar që të jenë të rinj dhe të përjashtohen drejtorët që kanë poste në parti dhe administratë.

Asambleja e PS ka 350 anëtarë, por Kongresi do të zgjedhë vetëm 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjera janë automatikisht për shkak të funksionit ( kryetarët Kuvendi, deputetë, ministra, kryetarë bashkish).

Mbetet për tu parë nëse kryeministri do të thotë emrin e pasueses së Lindita Nikollës, e cila dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Kuvendit në seancën e fundit të sesionit parlamentar të këtij viti, për shkaqe të cilat i deklaroi “shëndetësore”.

Emri më i përfolur i momentit për të zëvendësuar Nikollën është ai i ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit.

Gjithashtu, mbetet të shihet nëse do të ketë ndryshime në Qeveri. Edi Rama jo pak herë ka surprizuar me emra anonimë, teksa ata që shkarkohen dhe emërohen e marrin vesh vetëm gjatë fjalimit të tij.

Rama do të bëjë ndryshime në Qeveri? Bajram Begaj shkon në zyrë në ditë pushimi

Etiketa: Edi Ramakongresips

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025
AKTUALITET

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama paguan vizitën e Adams/ Revoltë në Nju Jork: Asnjë kryebashkiak nuk duhet të pranojë dhuratë nga qeveritë e huaja

12:28 : 08/10/2025
Para

Plagosi me çifte të birin, Gjykata lë në burg 83-vjeçarin Agim Shkullaku

TË GJITHA

Deklarata “bombë” e Nokës: Policia e Shtetit shoqëroi me makina Suel Çelën te dentisti në Tiranë

12:02 : 09/10/2025

Këlliçi akuza Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, por refuzon përgjegjësinë për gjyqtarin e vrarë

11:56 : 09/10/2025

Debat i ashpër mes Koçiut dhe Nokës në Parlament: Mos m’u drejto me gisht, turp të kesh!

11:47 : 09/10/2025

36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

11:39 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

11:36 : 09/10/2025

Besnik Brahimi merr mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit në Shkodër

11:31 : 09/10/2025

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com