Qeveria, Policia dhe Prokuroria ditën e sotme u frikësua nga një status në rrjetet sociale të avokatit Genc Gjokutaj i cili u bëri thirrje qytetarëve që me revolucion duhet ta çrrënjosin “diktaturën” që nga instaluar Edi Rama në vendin tonë.
Pas thirrjes së avokatit, me “urdhër politik” nga Rama dhe Balla policia me urgjencë ka referuar dosjen në Prokurori ndaj Genc Gjokutaj i cili akuzohet për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”.
Avokati Genc Gjokutaj është detyruar që me dy reagime të njëpasnjëshme të sqarojë të vërtetën e statusit që u kthye në objekt hetimi dhe çështja tashmë ka kaluar në Prokurori.
Gjokutaj thekson se thirrjet e tij “rrihni… vrisni” etj, nuk nënkuptonin drejtpërdrejt këto veprime, por thjesht një revoltë qytetare ndaj qeverisë.
Reagimi i parë nga Gjokutaj:
“Te nderuar Miq!
Mbreme kam bere nje status ne te cilin behet fjale mbi konceptin tim per rrotacionin politik i cili duhet te bazohet tek protesta popullore!
Thirrjet ne status si …..thyeni çdo sportel qe ju merr shpirtin nenkupton kundershtimin ndaj administrates se korruptuar ne abuzimin me fondet publike!
Thirrja …. rrihni çdo polic qe mbron hajdutet nenkupton kundershtimin dhe mosbindjen civile ndaj shtetit qe merr ne mbrojtje hajdutet!
Thirrja ….”vrisni” çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen nenkupton zhdukjen e sistemit te patronazhimit i cili vjedh voten e lire!
Te nderuar Miq!
Sot nepermjet Medias erdha ne dijeni te procedimit penal ndaj meje ne lidhje me kete status!
Konsideroj dhe bej me dije se asnjehere ne jeten time nuk kam shkelur ndonjehere ligjin!
Protesta ime e shprehur ne çdo lloj forme nuk ka lidhje me dhunen por me forcen e Opozites ne perballjen me Shtetin qe po gerryhet çdo dite nga korrupsioni!
Ju garantoj se kam qene e mbetem nje kundershtar i kesaj Mazhorance duke luftuar çdo dite per mbrojtjen e Ligjit dhe Lirise se neperkembur nga Pushteti!”, shkruan Gjokutaj.
- Reagimi i dytë nga Gjokutaj
Gjatë një reagimi të dytë, avokati Genc Gjokutaj shprehet se hetimi ndaj tij është një “hakmarrje” politike e urdhëruar nga Edi Rama.
Sipas Gjokutajt, Prokuroria dhe Policia vepron me dy standarte pasi i kujton organeve ligjzbatuese mungesën e reagimit kur kryeministri Edi Rama kërcënonte efektivët e policisë se do të largoheshin nga puna nëse nuk bënin fushatë për Partinë Socialiste.
“Domethënë në galaktikën e procedimeve në Shqipëri, mungonte vetëm procedimi i avokatit të nderuar Genci Gjokutaj sepse gjoja na paska bërë thirrje publike për veprime të dhunshme. Po mirë, kjo polici dhe prokurori në kufijtë e groteskut, mund të na thotë si e mbylli procedimin penal ndaj lartgjatësisë që u bëri thirrje policëve të linin kapelen e të merreshin me fushatë për PS-në bashkë me patronazhistët? O policë-prokurorë, mos u merrni me politikë dhe me zbatim urdhërash verbërisht! Juristët dhe intelektualët e kanë për detyrim t’u tregojnë njerëzve rrugën e duhur për të rrëzuar regjimet dhe diktaturat!”, shkruan Gjokutaj.
- Policia nisi hetim ndaj Genc Gjokutajt
Policia njoftoi se materialet në ngarkim të avokatit Genc Gjokutajt i ka kaluar në prokurorinë e Tiranës për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit G .Gj., me profesion avokat, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal.
Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është konstatuar një postim, i publikuar nga shtetasi G. Gj., i cili bën thirrje për të kryer veprime të dhunshme, postim ky i cili konstatohet se është publikuar dhe në media të ndryshme online. Materialet i kaluan Prokurorisë.”, njofton policia e Tiranës.
- Çfarë thirrje bëri avokati Genc Gjokutaj që frikësoi qeverinë?
Mbrëmjen e djeshme në Kuvend u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Mbi ngjarjen ka reaguar avokati Genc Gjokutaj, i cili është shprehur se diktaturat nuk rrëzohen me kode zgjedhore.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka bërë thirrje për revoltë popullore, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve të thyejnë sportele e ë rrahin efektivët policorë të cilët sipas tij mbrojnë hajdutët.
Ai ka shkuar edhe më tej duke u kërkuar shqiptarëve të vrasin patronazhistët, të cilët sipas avokatit po u vjedhin qytetarëve të ardhmen.
“Te dashur Shqiptare! Diktaturat nuk rrezohen me kode zgjedhore! As me amendime ligjesh! Hajduti kapet ne vjedhje dhe jo me permiresim te ligjit apo ashpersim denimi! Vetem revolta popullore dhe forca njerezore shkulin hajdutet nga pushteti! Shqiptare qe e doni Shqiperine dhe jo qe dini shqip!
Dilni nga shtepite sot! Thyeni çdo sportel qe ju kerkon shpirtin! Rrihni çdo polic qe mbron hajdutet! Vrisni çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen! Vetem keshtu Shqiptaret mund te behen Zoterinj dhe Shqiperia Zonje!”, shkroi Gjokutaj.
Lexo edhe: