• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të përfshirë në trafikun e drogës, arrestohen tre shqiptarët në Athinë (Emrat)

21:23 : 25/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Një grup kriminal që ushtronte aktivitet në tregëtinë e drogës në zona të ndryshme të Athinës është shkatërruar nga policia greke.

Në kuadër të një operacioni të organizuar, u arrestuan 3 shtetas shqiptarë dhe një shtetas grek, ndërkohë që u kryen 5 kontrolle banesash dhe një tjetër në një biznes. Nga hetimet paraprake rezultoi se bëhet fjalë për një grup kriminal me veprimtari të vazhdueshme, me strukturë hierarkike dhe me role të dallueshme mes anëtarëve të tij, i cili merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe cannabis, në zona të ndryshme të Athinës.

Për sa i përket metodologjisë së funksionimit, anëtarët e organizatës komunikonin kryesisht nëpërmjet aplikacioneve online (Viber), duke shmangur përmendjen e emrave në biseda për të vështirësuar identifikimin e tyre, ndërkohë që përdornin emra të koduar për lëndët narkotike që trafikonin. Nga hetimet rezultoi se 43-vjeçari Arjel Tafilaj nga Selenica, ishte drejtuesi, i cili merrte çdo vendim lidhur me grupin, ndërsa ishte i informuar përpara se të merrej ndonjë veprim nga anëtarët e tjerë.

Ledjo Harizi, 31-vjeçari nga Luftinja e Memaliajt, si një anëtar kyç i grupit, zëvendësoi 43-vjeçarin aty ku ishte e nevojshme, duke mbajtur një biznes legjitim që grupi e përdorte për mbledhje dhe vendimarje.

Viktor Leme, 55-vjeçari nga Fier Shegani i Lushnjes, kryente shpërndarjen e drogës dhe komunikimin me “klientët”, duke ndjekur me besnikëri udhëzimet e drejtuesve të organizatës, ndërsa 29-vjeçari grek Spyridon Antoniou furnizohej nga grupi i mësipërm dhe shpërndante sasi kokaine dhe cannabisi.

Lexo edhe:

“Më ra te veshi”, policia e Librazhdit stis provat për dhunë në familje! Çifti nuk di shkrim e lexim

Ish-prokurori: Në Durrës dhe Kakavijë nuk po kapet më asnjë gram drogë, diçka nuk shkon

Gjatë operacionit policor, Arjel Tafilaj u arrestua teksa drejtonte automjetin tip “Smart” me targa IYP-2976, ndërsa me pas i’u sekuestrua edhe fuoristrada tip “Porsche Caynne” me targa shqiptare AB 766 JI që përdorej për transportin e drogës. Gjatë kontrollit personal i’u gjetën 150 euro dhe 1 celular ndërsa gjatë kontrollit të banesës i’u gjetën 1770 euro.

Ledjo Harizi u kap nga policia në drejtimin e automjetit me targa KNH-6034. Gjatë kontrollit në bisnesin e tij u gjetën 4 celularë dhe 145 euro, ndërsa në banesë i’u gjetën 3750 euro, 52 dollarë, 500 lira suedeze, 1600 lek shqiptare, 1 pistoletë me mulli tip “S&ËCTG” me 6 fishekë 38 mm, 1 pistoletë tip “COURT 9 COUPS UNIQUE”, 1 pistoletë me ajër tip “TSS”, 1 pistoletë replica me një krehër, 2 fishekë 9 mm, 48 fishekë 32 mm, 1 krehër me 8 fishekë 0.32, 1 thikë, 2 celularë, 2 karta SIM dhe automjeti “Opel Astra” me targa BKX-5340 që shërbente për transportin e drogës.

Viktor Leme u kap nga policia në drejtimin e mjetit “Fiat Panda” me targa ZNE-6901 dhe gjatë kontrollit personal i’u gjetën 350 euro dhe 1 celular. Gjatë kontrollit të banesës i’u gjetën rreth 71 gram kokainë, rreth 33 gram cannabis, 1 peshore elektronike dhe 150 euro.

Policia greke ushtroi kontrolle edhe në banesën e shtetasit Ervin Lavane ku nuk u gjet asgjë e paligjshme. Por jashtë banesës së tij u gjet i parkuar automjeti tip “Audi A8” me targa shqiptare AB 227 MZ në pronësi të Ledjo Harizi, i cili u sekuestrua si produkt i përfituar nga veprimtaria e paligjshme.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit grek, u gjetën dhe sekuestruan 237 gram cannabis dhe sende të tjera.

Nga hetimet e policisë greke dyshohet se 3 shtetasit shqiptarë kanë bashkëpunuar në mbi 300 raste shitjeje të lëndëve narkotike.

Gjatë caktimit të masës së sigurisë, 3 shtetasit shqiptarë janë lënë në “Arrest me burg” duke u transferuar në burgun e Koridhalos, ndërsa shtetasi grek u la në masën “detyrim paraqitje” dhe “garanci pasurore”.

Etiketa: arjel tafilajarrestimdrogeLedjo HarizipoliciaViktor Leme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Më ra te veshi”, policia e Librazhdit stis provat për dhunë në familje! Çifti nuk di shkrim e lexim

21:44 : 21/10/2025
AKTUALITET

Ish-prokurori: Në Durrës dhe Kakavijë nuk po kapet më asnjë gram drogë, diçka nuk shkon

20:48 : 21/10/2025
AKTUALITET

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, njëri tenton t’u arratiset policëve dhe i plagos

20:41 : 21/10/2025
AKTUALITET

Trafikoi 120 kg kokainë në Gjermani, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar

20:21 : 21/10/2025
RAJONI

Tronditëse në Greqi, 18-vjeçari mbyt nënën e tij me peshqir

18:30 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Perandori droge prej 335 milion £”/ Jeta luksoze e vëllezërve Hoxhosmani, nga larja e makinave në Britani tek jahtet në Dubai

10:28 : 21/10/2025
Para

Liga e Konferencës, Egnatia merr avantazhin në Islandë (Video)

TË GJITHA

Të shtëna me armë në Durrës për një kafe, dy të vrarë dhe një në kërkim/ EMRAT

08:07 : 22/10/2025

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

08:04 : 22/10/2025

Horoskopi e mërkurë, 22 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 21/10/2025

Spanja kërkon t’i japë fund ndryshimit të orës në BE

22:55 : 21/10/2025

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

22:39 : 21/10/2025

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

22:26 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com