• Kontakt
Wednesday, July 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trafikonin persona drejt SHBA-së dhe Kanadasë, SPAK zbardh skemën e grupit kriminal/ EMRAT

10:02 : 24/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

SPAK ka zbardhur skemën sesi 5 persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin drejt SHBA-së dhe Kandasë shtetas shqiptarë kundrejt shumave të parave qe varionin nga 20 mije deri ne 45 mije dollare.

Luc Melaj, Emanuel Melaj, Gezin Camaj, Tonin Melaj dhe Bashkim Cokaj akuzohen për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale e grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga të dhënat e hetimeve ka rezultuar e provuar ekzistenca e një grupi kriminal, i cili ka organizuar dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit për disa shtetas shqiptarë, përmes dokumentacionit të falsifikuar, me destinacion përfundimtar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo veprimtari kriminale dyshohet të jetë e mirë organizuar edhe në nivel transnacional, pasi kalimi i paligjshëm drejt SHBA-së rezulton të jetë kryer përmes shteteve Shqipëri-Itali- Spanjë-Meksikë-SHBA.

“Modus operandi i ndjekur nga personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale konsiston fillimisht në krijimin e kontaktit mes personave të interesuar për të ikur drejt SHBA-ve dhe personit nën hetim L.M., i cili me qëllim kalimin e paligjshëm në kufi, kryente, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, veprimet si: prodhimi në kohë të shpejtë i dokumenteve të identifikimit të falsifikuar, prerja e biletave të udhëtimit, pajisja me aparate celularë të rinj dhe numra telefoni sipas shteteve ku kryhet udhëtimi etj.

Lexo edhe:

Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, më 16 korrik shqyrtohet kërkesa për heqjen e pezullimit nga detyra

SPAK kërkoi 1 vit e 6 muaj burg, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin e Roskovecit

Shtetasit e interesuar për të ikur drejt SHBA-ve kalonin kufirin shqiptar me pasaportën e tyre shqiptare dhe në aeroportet e Spanjës nga ku kryhej tranziti drejt Meksikës dhe me tej SHBA-ve, priteshin nga shtetas të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, të cilët i pajisin me dokumentin e identifikimit të falsifikuar. E gjitha kjo veprimtari kryhej për jo më shumë se 15-20 ditë dhe çdo person paguante një shumë nga 20 000 (njëzet mijë) USD deri në 45 000 (dyzetë e pesë mijë) USD.

Gjithashtu, në kuadër të veprimeve dhe verifikimeve të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, është konstatuar një aktivitet tjetër i paligjshëm i kryer në Pikat e Kalimit Kufitar të Republikës së Shqipërisë me Malin e Zi, nga ana e punonjësve të policisë kufitare të PKK-ve Shqipëri-Mali i Zi.  Ky aktivitet i paligjshëm konsistonte në mos-regjistrimin në sistemet e PKK-ve të shtetasve shqiptarë, të cilët për shkaqe si: tejkalimi i afatit të qëndrimit në shtetet e BE-së; ndalimi i hyrjes në shtete të ndryshme për shkak të penaliteteve; ose në rastet kur shtetasit janë azilkërkues në vende të ndryshme etj, kërkonin të shmangin në mënyrë të paligjshme regjistrimin e kalimit në kufi.”- thuhet në njoftim.

Pas kryerjes së veprimeve të nevojshme hetimore, analizës së provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit Prokuroria e Posaçme paraqiti para Gjykatës së Posaçme kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj personave të dyshuar në kryerjen e veprave penale të përshkruara më sipër.

“Arrest në burg” u caktua për shtetasin Luc Melaj, ndërsa masa “Arrest në shtëpi” për shtetasit Emanuel Melaj, Gezin Camaj, Tonin Melaj dhe Bashkim Cokaj. Këta dy të fundin zyrtarë në pikën e kalimit kufitar në Hanin e Hotit, përkatësisht me detyra ndihmësspecialist, kontrollor i vijës së dytë në PKK Hani i Hotit dhe përgjegjës turni në PKK Hani i Hotit. Ata akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

“Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë ekzekutimi i të gjitha masave të sigurimit personal dhe janë ushtruar kontrolle, ku janë sekuestruar sende të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale apo sende që përbëjnë produkt të veprës penale, si: shuma prej afro 8 000 Euro, 600,000 (gjashtëqind mijë) lekë, 3 000 (tre mijë) USD, 240 (dyqind e dyzetë) dollarë kanadez, 17 aparate celulare, 3 automjete, usb, dokumente bankare dhe dokumente udhëtimi me interes për hetimin.”- thuhet më tej në njoftim.

Etiketa: grup kriminalspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, më 16 korrik shqyrtohet kërkesa për heqjen e pezullimit nga detyra

16:32 : 01/07/2026
AKTUALITET

SPAK kërkoi 1 vit e 6 muaj burg, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin e Roskovecit

11:57 : 01/07/2026
AKTUALITET

Krimet zgjedhore, Braho: Mekanizmi i bashkëpunimit SPAK-KQZ të fillojë 4 muaj para votimeve

10:56 : 01/07/2026
AKTUALITET

“Albanian File” është provë krimi”/ Protestuesit mblidhen para SPAK: Hetoni kryeministrin Rama

10:27 : 01/07/2026
AKTUALITET

“Kemi provën për burgosjen e Ramës”/ Aktivisti: Nesër në orën 10:00 takohemi në SPAK

20:23 : 30/06/2026
AKTUALITET

Skema e pronave në Durrës, SPAK çon për gjykim ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të tjerë. Sekuestrohen 687 mijë m² tokë

16:38 : 30/06/2026
Para

Qeveria do të shpenzojë 12 milionë euro për të luftuar korrupsionin që bën vet

TË GJITHA

Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, më 16 korrik shqyrtohet kërkesa për heqjen e pezullimit nga detyra

16:32 : 01/07/2026

‘Kosova pritet të humbasë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes’

16:26 : 01/07/2026

Vala e të nxehtit godet edhe Spanjë, mbi 1 mijë viktima

16:21 : 01/07/2026

Aktivisti: Nëse Rama do të donte të na fuste në Evropë, s’do të mbronte Ballukun

16:12 : 01/07/2026

Rikthehet romanca? Sara Hoxha surprizohet nga Erik Fullani për ditëlindje

16:08 : 01/07/2026

Korriku përvëlues, meteorologia paralajmëron: Temperaturat mund të arrijnë deri në 43 gradë

15:58 : 01/07/2026

Thellohet kriza në bujqësi/ Qeveria pranon dështimin e skemës së kreditimit

15:55 : 01/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetnieuwsCasibomHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetperabetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobet giriş