• Kontakt
Wednesday, September 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fshati Piskovë në Përmet bashkëjeton me landfillin e mbetjeve, banorët: Gropë vdekjeje, do e çojmë në SPAK

22:58 : 24/07/2024
në AKTUALITET

Banorët e fshatit Piskovë, vetëm 8 kilometra larg Përmetit kanë tre vite që protestojnë kundër landfillit të mbetjeve urbane, i cili ndodhet shumë afër parkut të mbrojtur të Hotovës.

Ndërsa ky landfill e ka mbaruar kontratën, është ndërtuar mbi një burim uji me të cilin furnizohen banorët.

Kryetari i fshatit Piskova tha për emisionin “Fol” se në fillim iu thanë se do të bëhej një gropë kudo hidheshin plehrat dhe asokohe u mblodhën si komunitet dhe patën një takim me kryetaren Alma Hoxha.

“Na thanë do bëhet bëhen me shtresa mbrojtëse nga toka, nuk do ketë kontakt me dheun. Plehrat janë kontakt me ujin e pijshëm. Plehrat ndodhen mes dy parqeve kombëtare Bredhi i Hotovës dhe lumit Vjosë. Fshati ka afro 300 banorë. Kur u gërmua dhe pati kundërshti, këta nuk punonin dot më se filloi uji, buronte. Pastaj e ngjeshën prapë, e mbuluan.

E çuam çështjen në gjykatë, vendimin e dhanë fshehurazi në Gjykatën Administrative. Nuk është bërë as dëgjesë publike. Erdhi kryetarja e bashkisë bëri një takim provizor në njësinë administrative. As leje mjedisore nuk është marrë. Projekti nuk është zbatuar siç duhet, do hidhen plehrat do ngjeshën me rul thoshin, ato janë provizore, do mbillen pemë dhe nuk do hidhen më. Në fillim u thanë vetëm 8 muaj do hidhen, jo më. U bënë tre vjet dhe duket se nuk do hiqen më. Kryebashkiakja premtoi se do flasim së shpejti. I vunë flakën që të lirohej vendi. Pse nuk i shtruan me rul? Kërkoj ta ngre fjalën time dhe në parlament, ta mbyllim gropën e vdekjes.

Lexo edhe:

Skocia për të shtatin vit radhazi, vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

Nëse një nga fëmijët del me sëmundje të keqe, kush është përgjegjësi kryesor? Se në vapë këto grimca shpërbëhen në ajër. Ujin e çezmës nuk e konsumojmë, kontaminohet. Lumica është ushqyesi kryesor i burimit ku merr ujë fshati, kjo është një politikë vrastare. Kumbaro e firmosi kur u bë ministre. Kjo u bë që kur vajti ajo ministre. Ne nuk na është treguar projekti. Jemi në rrezik për epidemi. Përjetuam katër ditë tym kur iu vu zjarri plehrave, në mëngjes ishte më keq. Peticionin me firmat do e çojmë në SPAK që ta mbyllim këtë çështje. Dua ta ngre çështjen në parlament. Nëse ata nuk reagojnë fjalën e fundit ta ketë SPAK-u. I bëj thirrje kryeministrit, të vij të bëjmë një takim në komunitet. Do më pëlqente të vinte ta shikonte situatën nga afër. Ta dëgjoj dhe e mirëpres. Nëse nuk më jep asnjë instancë kryesore përgjigje, do e kërkoj në parlament, në SPAK e të gjitha.

Unë atë vulë do e dorëzojë se nuk mund të vazhdoj me këtë grup njerëzish që janë të strukturuar. Se nuk mund të bëhem palë me ata njerëz. E dinë shumë mirë një pjesë të instancave që heshtin, se ne kemi të drejtë. Ajo zonë është turistike. I bëj thirrje kryeministrit a e shtron dot atë rrugë të zhvillohet? Vëllezërit Frashri dhanë çdo gjë, pse tremben këta që të ngrenë djepin e dijes.”

Një banor ngriti shqetësim për mungesë transparence ndërsa akuzoi deputeten Mirela Kumbaro se i është shmangur përgjegjësisë dhe se shkon vetëm për propagandë.

“Vjen vetëm për të shpërndarë karta anëtarësie. Është hyrje e parkut kombëtar. Këtu duhet të ishte e shteuar kjo rrugë, duhet të kishte zhvillim tjetër ekonomik kjo zonë. Kjo zonë përmbytet në dimër, plehrat janë në shtratin e lumit. Këtu kalojnë shumë turistë. Vijnë nga gjithë Shqipëria për pelegrinazh në teqenë e Ali Postivanit. Rrugën e mirëmban babai i teqesë. Këtu shteti ka 30 vjet që ka vdekur, të majtë e të djathtë komplet, kanë një gjak.”

Një tjetër banore u shpreh se para pak ditësh iu vunë zjarrin plehrave duke krijuar asifiksi dhe tym të dendur në zonë.

“Kam frikë të pimë ujin nga çezma. Sa herë e kemi ngritur si shqetësim nuk e vë veshin asnjë njeri, vetëm të marrin paranë. Pse nuk vijnë ata të komunës, vetëm që të marrin paranë? Nuk na zgjidhin asnjë gjë. Dita kur filloi tymi u zgjova në 2 të natës. Zumë dyer e dritare po prapë tymi kishte hyrë brenda.”

Etiketa: fshatilandfillimbetjetPermetPiskovëvdekje

Lajme të lidhura

BOTA

Skocia për të shtatin vit radhazi, vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

15:27 : 02/09/2025
BOTA

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

11:46 : 02/09/2025
AKTUALITET

I shpëtoi vdekjes kur ishte 8 vjeç, historia prekëse e të riut Gabriel Lluca që vdiq në Peqin

11:34 : 31/08/2025
AKTUALITET

Aksidenti me dy të vdekur në Peqin, PAMJET e mjetit që u përplas tek shkallët e një banese

10:20 : 31/08/2025
AKTUALITET

Kush janë dy të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti tragjik në Peqin

09:44 : 31/08/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Peqin! Makina del nga rruga, ndërrojnë jetë dy të rinj/ EMRAT

08:14 : 31/08/2025
Para

Horoskopi, e enjte, 25 Korrik 2024/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

TË GJITHA

FOTO-VIDEO/ Rama pret në zyrë sekserin izraelit, pasi i dha monopolin e mjeteve të ushtrisë

12:11 : 03/09/2025

Rama paralajmëron burg edhe për ata që vjedhin ujin

12:02 : 03/09/2025

Pacienti francez dhe makthi i përhapjes së sëmundjes

11:51 : 03/09/2025

Rama pranon dështimin me ujin, por fajin ia lë pushtetit vendor: Niveli i papërgjegjshmërisë i frikshëm

11:37 : 03/09/2025

EMRI/ Në kërkim për kultivimin e 2 mijë bimëve kanabisi, arrestohet 38-vjeçari nga Malësia e Madhe

11:14 : 03/09/2025

Zbulohet EMRI/ Ky është ish-ministri nga Kosova që do jetë pjesë e kabinetit “Rama 4”

11:07 : 03/09/2025

Avokati i Metës: E dyshimtë, e prisnim që të ishte Irena Gjoka! Ne s’do ta pranojmë, të dorëhiqet vetë

10:51 : 03/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com