• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqi i Dritan Dajtit/ Burgu i Peqinit: Nuk i llogarisim dot vitet e dënimit

16:16 : 23/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Është mbajtur këtë të martë seanca në Gjykatën e Shkallës së Parë të Elbasanit seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, ku ky i fundit ka marrë pjesë online nga burgu.

Dritan Dajti ka kërkuar lirimin nga qelia me pretendimin se i ka mbaruar dënimi me 25 vite burgim, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila i pranoi gjykimin e shkurtuar.

Në seancën e sotme mungonte prokurori Neritan Hoxha i larguar nga vetingu, por Prokuroria përfaqësohej nga prokurorja Glenda Zeneli. Ndërkohë nuk është pranuar kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Suela Lika .

Gjatë seancës, përfaqësuesja e zyrës juridike të Burgut të Peqint ka raportuar në Gjykatë për kohën e vuajtjes së dënimit nga Dritan Dajti, ku sipas saj, e kanë të pamundur për t’i llogaritur saktë vitet vuajtjes së dënimit.

“I kemi dërguar shkresë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë për të na ndihmuar për përllogaritjen e kohës së dënimit, pasi kanë ndryshuar disa vendime dhe për ne është bërë e vështirë përllogaritja e saktë e përllogaritjes së viteve të dënimit.”, tha ajo.

Lexo edhe:

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga autori

Në këto kushte, Burgu i Peqinit nuk ka bërë përllogaritje për Dritan Dajtin, as për periudhën e para daljes së vendimit të Gjykatës së Lartë.

Dritan Dajti në reagimin e tij pyeti “si është e mundur që Burgu i Peqinit nuk përllogarit vitet e vuajtura”, duke shtuar se “Burgu i Peqinit po merr atributet për të llogaritur vendimet e gjykatave që nuk është kompetencë e saj”.

Ndërkohë që seanca e rradhës u caktua për t’u zhvilluar më 30 korrik në ora 09:00.

Dritan Dajti është shpallur fajtor për vrasjen e 4 efektivëve Kastriot Feskaj, Fatos Xhani, Altin Dizdari dhe Sajmir Duçkollari, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2009, ku mbeti i vrarë dhe Ledjon Mara.

Dritan Dajti dhe avokati i tij Alban Kapxhiu i janë drejtuar me një shkresë drejtorit të burgut të Peqinit duke i kërkuar lirimin më datën 4 Korrik. Në shkresë thuhej se “nga “Dinamika e vuajtjes së dënimit për të dënuarin” rezulton se nga data e arrestimit, datë 07.08.2009, deri më datë 30.04.2024 i dënuari ka vuajtur gjithësej 24 vjet, 8 muaj e 13 ditë”.

Sipas avokatit të Dritan Dajtit, dënimi ka përfunduar, por drejtori i burgut të Peqinit Florenc Doka, ende nuk e ka nxjerrë urdhrin me shkrim që personeli i institucionit të kryej veprimet për lirimin e tij.

Gjithsesi, vlen të theksohet fakti se vendimi i Gjykatës së Apelit për dënimin me 25 vite burg të Dritan Dajtit është rrëzuar nga Gjykata e Lartë, e cila ka rikthyer në burg përjetë me një vendim të datës 11 qershor.

Dritan Dajti ishte në prag të lirimit nga qelia, por Prokuroria në mars të vitit 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij në 25 vite burgim.

Etiketa: burgudritan dajtielbasangjykateliriminpeqini

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga autori

14:03 : 28/10/2025
AKTUALITET

U përfshi në aksident rrugor 3 ditë më parë, humb jetën 22-vjeçari në Elbasan

10:59 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ndalohen tre policë në Elbasan, kishin kthyer lokalin në qendër bastesh

16:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025
AKTUALITET

Inxhinjeri humbi jetën në kantier, të afërmit: Punonte për ‘Alb Building’, nuk ka asnjë siguri në punë

17:52 : 25/10/2025
Para

Inzaghi dhe Conte në krye të listës, publikohen pagat e 20 trajnerëve të Serie A

TË GJITHA

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com