• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzim me tenderat/ SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Finiqit dhe 4 ish-zyrtarë

10:05 : 23/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

SPAK ka dërguar për gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Finiq, Leonidha Hristo, i akuzuar për abuzim me tendera dhe 4 ish-zyrtarë të kësaj bashkie.

Leonidha Hristo, Florian Peri, Stavro Çavo, Lefteria Mekshi dhe Lefter Karajani akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në përfundim të hetimeve, SPAK ka konstatuar se në Bashkinë Finiq gjatës periudhës 2017-2019 janë zhvilluar disa procedura prokurimi në mënyrë fiktive dhe në kundërshtim me Ligjin për Prokurimet Publike.

Konkretisht bëhet fjalë për, Leonidha Hristo, i cili ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Bashkisë Finiq dhe ka pasur rolin e titullarit në procedurat e prokuruara nga autoriteti kontraktor Bashkia Finiq.

Lexo edhe:

Abuzimi me tenderët, GJKKO dënon me 4 vite burg ish-kryebashkiakun e Finiqit

Dhunoi nxënësin e shkollës 9-vjeçare të Finiqit, procedohet penalisht mësuesi!

Florian Peri ka mbajtur detyrën e Përgjegjësit të Njësisë së Prokurimit dhe ka pasur rolin e zyrtarit të prokurimit në procedurat e zhvilluara nga autoriteti kontraktor Bashkia Finiq.

Stavro Çavo ka pasur detyrën e anëtarit të NJP (Njësia e Prokurimit) dhe KVO (Komisioni i Vlerësimit të Ofertave), si dhe është marrë me administrimin e procedurave të prokurimit në autoritetin kontraktor Bashkia Finiq.

Lefteria Mekshi ka pasur detyrën e anëtarit të NJP dhe KVO në procedurat e zhvilluara nga autoriteti kontraktor Bashkia Finiq.

Lefter Karajani ka mbajtur detyrën e Juristit dhe specialistit të Prokurimeve në Bashkisë Finiq.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, rezulton se procedura e përpilimit/hedhjes së dokumentave të tenderave dhe procedura e vlerësimit të ofertave është kryer kryesisht nga Florian Peri dhe Stavro Cavo dhe jo nga anëtarët e NJP dhe KVO-së të caktuar në urdhrat përkatës.

Ndërkohë që në aktet shkresore titullari i AK, Leonidha Hristo ka ngarkuar persona të tjerë, të cilët i kanë nënshkruar aktet e përpiluara dhe parapërgatitura nga zyrtarë të Bashkisë Finiq, kohë më vonë pas përfundimit të procedurave të prokurimit.

“Në analizë të provave të grumbulluara gjatë fazës së hetimit paraprak rezulton e provuar se procedura e përpilimit/hedhjes së dokumentave të tenderave dhe procedura e vlerësimit të ofertave është kryer kryesisht nga të pandehurit Florian Peri dhe Stavro Cavo dhe jo nga anëtarët e NJP dhe KVO-së të caktuar në urdhrat përkatës. Ndërkohë që në aktet shkresore titullari i AK, i pandehuri Leonidha Hristo ka ngarkuar persona të tjerë, të cilët i kanë nënshkruar aktet e përpiluara dhe parapërgatitura nga zyrtarë të Bashkisë Finiq, kohë më vonë pas përfundimit të procedurave të prokurimit.

Anëtarët e NJP dhe KVO kanë deklaruar se nuk kanë patur dijeni, që kanë qenë pjesë e NJP apo KVO dhe nuk kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit.  Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në pjesën më të madhe të procedurave deklarojnë se nuk e kanë kryer ata vlerësimin e ofertave dhe nuk kanë hyrë në sistemin elektronik të prokurimeve, si dhe nuk kanë përpiluar dokumentacion/procesverbal, pasi nuk kanë patur dijeni për procedurat e prokurimit”, njofton SPAK.

Po ashtu, nga hetimet e prokurorisë së Posaçme, rezulton se vlerësimi i ofertave nuk është kryer nga shtetasit e caktuar si anëtarë te KVO-së, por është kryer defacto nga Florian Peri duke përdorur IP e Bashkisë Tiranë (ku ka qenë i punësuar më parë) apo të kompanive në pronësi të familjarëve të tij.

“Pra, si pasojë e këtyre veprimeve apo mosveprimeve të kundërligjshme të kryera në kundërshtim me ligjin për prokurimit publik apo ligjin per vetëqeverisjen vendore, duke vepruar si më lart përshkruar, rezulton se janë kryer një sërë procedura prokurimi fiktive të organizuara dhe ekzekutuara nga të pandehurit Leonidha Hristo, Florian Peri, Stavro Cavo, Lefterie Mekshi dhe Lefter Karajani, duke shpërdoruar detyrat e tyre ligjore dhe duke kualifikuar O.E. të paracaktuar dhe që nuk plotësonin kriteret, duke sjellë edhe pasoja ligjore/shkaktuar dëm ekonomik nga diferencat e ofertave”, njofton SPAK.

Etiketa: abuzim me tenderafiniqLeonidha Hristo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Abuzimi me tenderët, GJKKO dënon me 4 vite burg ish-kryebashkiakun e Finiqit

12:31 : 14/04/2026
AKTUALITET

Dhunoi nxënësin e shkollës 9-vjeçare të Finiqit, procedohet penalisht mësuesi!

13:00 : 19/03/2026
AKTUALITET

Prej tre ditësh rezultonte i zhdukur, gjendet i pajetë i moshuari në Finiq

15:22 : 11/02/2026
AKTUALITET

Shtëpi të rrënuara, njerëz të braktisur, drama që nuk i sheh askush në Finiq

21:15 : 05/12/2025
AKTUALITET

Korrupsion dhe abuzime me tenderat, kallëzohet në SPAK drejtori i Albpetrol, Eltar Deda

14:11 : 17/11/2025
AKTUALITET

U dhunuan nga hajdutët, të moshuarit: Pamë tmerr, na godisnin me shkop pa pushim, grabitën 2 mijë euro

15:29 : 15/09/2025
Para

“Iu çoj në SHBA”/ Ngriti skemë mashtrimi në arsim, arrestohet 20 vjeçari nga Devolli

TË GJITHA

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom