• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtëpi të rrënuara, njerëz të braktisur, drama që nuk i sheh askush në Finiq

21:15 : 05/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në fshatrat e Finiqit, shirat e ditëve të fundit nuk morën vetëm çatitë. Morën qetësinë, morën shtëpitë, morën jetën dhe sigurinë e dhjetëra familjeve që sot jetojnë mes rrënojave, frikës dhe një heshtjeje të rëndë institucionale.

Aty ku duhej të kishin mbërritur ndihma, ka mbërritur balta. Aty ku duhej të ishin shteti dhe strukturat, ka mbërritur vetëm vetmia.

Fiks Fare në Brajlat: “Sapo e mbarova shtëpinë… tani ma mori uji”

Në fshatin Brajlat të Finiqit, rrëshqitjet e tokës kanë copëtuar rrugën, kanë çarë muret dhe kanë detyruar banorë të largohen natën, me rrobat e trupit. Manthjo Kaçi pret Fiksin në derën e një banese që nuk është më e tij. Shtëpia ka lëvizur, dyshemeja është ulur, muri është përkulur si të ishte prej letre.

Bashkia e ka evakuuar atë dhe bashkëshorten. Por evakuimi nuk është zgjidhje. Evakuimi është thjesht të të thonë “ik nga shtëpia jote, tani shiko ku do jetosh”. Me lot në sy, Manthjo thotë: “Sapo e kisha mbaruar shtëpinë… tani ma mori uji.

Lexo edhe:

UNICEF: 40.5% e shqiptarëve në rrezik varfërie ose përjashtimi

I riu në protestën e 47-të me orë simbolike kundër premtimeve të pambajtura

Gruaja ime ka kancer. Po jetojmë te vëllai, por nuk mund të rrimë gjithë jetën atje. Ju lutem, na ndihmoni.”

Drama nuk mbaron këtu. Në të njëjtin fshat, edhe Niko është prekur rëndë. Shtëpia e tij u mbyll përgjithmonë pas reshjeve. Ai dhe bashkëshortja sot flenë në një dhomë të xhaxhait. Zoti Niko flet me vështirësi, jo se s’do, por sepse ka kaluar një operacion në kokë dhe zëri e tradhton. Por dhimbja shihet. Mosbesimi shihet. Braktisja shihet.

Dhivër/ Një jetë e mbetur nën rrënoja

Në fshatin Dhivër, historia bëhet akoma më e rëndë. Grigori, një person me probleme të shëndetit mendor dhe pa asnjë njeri në këtë botë, jeton në një shtëpi të gjysmë-rrënuar, me çati që pikon dhe dhoma të mbushura me lagështi. Kur Fiks Fare trokiti, ai nuk hapi derën. Ndoshta nga frika, ndoshta nga trishtimi, ndoshta sepse nuk pret më askënd.

Pamja është e frikshme. Gjysma e shtëpisë është shembur. Bashkia ka bërë një ambient të vogël që të mos flejë në rrugë… por çatia pikon, lagështia e ka pushtuar. Ai nuk ka familjarë. Ky njeri duhet ndihmuar tani.

Në Finiq ka fshatra të tërë të shkatërruar. Ka të moshuar që nuk mund të largohen. Ka të sëmurë pa trajtim. Ka familje që nuk kanë më çfarë të quajnë “shtëpi”. Por nuk ka këmbë që troket në derën e tyre. Nuk ka institucion që të qëndrojë pranë tyre. Nuk ka plan, nuk ka ndihmë, nuk ka zgjidhje. Finiqi ka njerëz që duan të jetojnë, por sot nuk kanë më shtëpi ku të jetojnë./TopChannel/

Etiketa: finiqqytetarëtvarferi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

UNICEF: 40.5% e shqiptarëve në rrezik varfërie ose përjashtimi

09:53 : 17/07/2026
AKTUALITET

I riu në protestën e 47-të me orë simbolike kundër premtimeve të pambajtura

20:43 : 16/07/2026
AKTUALITET

Dita e 47-të e protestës, qytetarët: Rama dil në bulevard, Atdheu nuk është biznes privat!

20:07 : 16/07/2026
AKTUALITET

Video/ Koncerti i Kanye West, qytetarët thërrasin njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

23:10 : 11/07/2026
AKTUALITET

Aktivisti: Të mblidhemi nesër për të 40-at, t’i hamë hallvën kësaj qeverie

21:45 : 08/07/2026
AKTUALITET

Përfundojnë fjalimet, protestuesit rrethojnë kryeministrinë

21:34 : 20/06/2026
Para

Rama e favorizoi me kontrata 21 milionë euro, si përfundoi projekti i Mogherinit në duart e kompanisë "Fusha"

TË GJITHA

Franca regjistron mbi 5,700 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit

21:53 : 22/07/2026

Njihuni me emoji-t e reja, të aksesueshme në 2027

21:39 : 22/07/2026

Protestuesi ironizon qeverinë: Disave u ka mbetur këmba në Aruba, disave në tunelin e Belës

21:33 : 22/07/2026

Skandali me KEMP-in, gruas paraplegjike i hiqet pagesa sepse nuk bëri skanerin

21:21 : 22/07/2026

VIDEO/ Publikohet momenti i aksidentit te TEG-u ku humbën jetën dy persona

20:59 : 22/07/2026

Çmimi i naftës po rritet në heshtje

20:51 : 22/07/2026

Identifikohen dy viktimat e aksidentit te TEG-u /Emrat

20:39 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomgrandpashabetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabet