• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetëvritet Olsi Ibro, zhvati mijëra qytetarë përmes mikrokredive

10:25 : 20/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Olsi Ibro, i cili ishte në kërkim për skandalin për mikrokreditë është vetëvrarë.

Sipas njoftimit të shkurtër, policia bën me dije se 45-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga nga lartësia e një pallati në ndërtim në Tiranë.

“Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”- njofton policia.

Olsi Ibro

Kjo ngjarje ndodh një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive Micro Credit Albania dhe “Final”. Olsi Ibro ka qenë drejtues i studios ligjore ADCA, e cila ka qenë gjithashtu pjesë e skemës së mashtrimit, dhe dorëzimit të pronave të qytetarëve kredimarrës në dorë të përmbaruesve privatë.

Pamjet nga pallati në ndërtim ku u vetëhodh Olsi Ibro, ngjarja pak metra larg banesës së tij:

Lexo edhe:

Qytetari denoncon abuzimin: Dy gjoba në të njëjtën ditë dhe orë për të njëjtin parkim

“Po shkatërrohet Tirana!”/ Urbanisti: Ndërtimi i pakontrolluar, një gabim në kufijtë e krimit

  • Kush është Olsi Ibro?

Olsi Ibro është konsideruar si ‘Sudja’, ‘Vefa’ apo ‘Xhaferri’ i kohëve moderne. Ai ka mashtruar rreth 100 mijë qytetarë nëpërmjet skemave të mikrokredive dhe përmbarimit të ngritura prej tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ibro ka qenë drejtues i studios ligjore ADCA, e cila ka qenë gjithashtu pjesë e skemës së mashtrimit, dhe dorëzimit të pronave të qytetarëve kredimarrës në dorë të përmbaruesve privatë. Kurse bashkëshortja e tij, Elda Ibro ishte administratore e “Micro Credit Albania”.

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar kuotat dhe asetet/aktivet (pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, tituj pronësie etj) të Micro Credit Albania dhe Final.

Gjithashtu Prokuroria ka dhënë masën e arrestit të shtëpisë për bashkëshorten e tij Elda Ibro. Dyshohet se çifti Ibro kanë transferuar drejt Francës, shuma të mëdha parash, që janë përfituar përmes skemave të mashtrimit, dhe vjedhjes së qytetarëve. Ndërkohë që në pranga ka rënë ortaku i Ibros, Arben Meskuti.

Elda Ibro ka qenë ortakja e vetme e kompanisë MCA, e cila është themeluar në Maj të vitit 2014, ndërkohë që më pas operaoi dhe në tregun e blerjes dhe ekzekutimit të kredive me probleme nga institucione të tjera bankare dhe jobankare.

Olsi Ibro nga ana tjetër ka qenë drejtues i studios ligjore ADCA, e cila ka qenë gjithashtu pjesë e skemës së mashtrimit, dhe dorëzimit të pronave të qytetarëve kredimarrës në dorë të përmbaruesve privatë.

Nga hetimet e Prokurorisë ka rezulatuar se, Micro Credit Albania ndërvepronte me institucionin jo-bankar Final dhe zyrat përmbarimore Zig, Flash dhe Star me pronarë një grup personash të lidhur me njëri-tjetrin.

  • Skandali i mikrokredive në SPAK 

Deri tani për mashtrimin me mikrokreditë, gjykata në maj 2024 ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”: Elda Ibro, Jorsida Dervishi, Alketa Tanushi e Kejda Seferi, ndërsa në burg janë: Arben Meskuti, Aldo Daka, Albert Gega dhe Edmond Mato, në kërkim ende Alban Kote.

Në 30 maj 2024 Prokuroria e Tiranës sekuestroi afro 10 milionë euro në llogaritë bankare të dy shoqërive të mikrokreditit dhe të nëntë personave, administratorë dhe përmbaruesë nga institucione të mikrokrediti dhe disa shoqërive të përmbarimit.

Tashmë çështja është në SPAK dhe gjithçka pritet të dalë në shesh.Më 30 maj 2024 Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë dhe dërgoi në SPAK dosjen.

  • Skema e mashtrimit

Sipas Prokurorisë shoqëritë ‘Micro Credit Albania’ dhe ‘Final’ kanë ngritur skemë mashtrimi për të zhvatur qytetarët. Prokuroria thotë se MCA, Final dhe ADCA kanë përndjekur e u kanë ushtruar presion kredimarrësve.

Nga hetimet, rezultoi se shoqëritë tregtare MCA dhe Final, në bashkëpunim me Shoqërinë ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, por edhe me ndihmën e një eksperte vlerësuese, duke pasur që në fillim të ushtrimit të aktivitetet të tyre (aktivitetit të  blerjes dhe mbledhjes së kredive të këqija) mendimin unik kriminal, kanë krijuar së bashku një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve që aktualisht përllogaritet në miliona Euro.

Shoqëritë dhe personat nën hetim në mënyrë abuzive kanë:

Përdorur të dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve/debitorëve pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme (numrat e telefonit, të vetat apo të familjarëve dhe të dhëna të gjendjes civile, punësimi etj);

Përdorur presionin psikologjik dhe përndjekjen e  debitorëve dhe familjarëve të tyre nëpërmjet  telefona të vazhdueshme( dhe jo vetëm) me qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të kredive;

Përdorur gënjeshtrën që konsistonte në përllogaritjen e një detyrimi të fryrë dhe pa asnjë bazë ligjore;

Sekuestrimin e llogarive bankare në kundërshtim me ligjin dhe tej minimumit jetik, madje dhe pa ndonjë afat kohor;

Kryer sekuestrimin e pronave të paluajtshme në mënyrë jo proporcionale me detyrimin e mbetur; dhe

Kanë “shitur/kaluar” në pronësi të MCA,  pasuritë e paluajtshme të debitorëve apo shtetasve të tjerë në ankande  fiktive me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave, prona të cilat janë vlerësuar në mënyrë fiktive.

Të gjitha veprimet e sipërcituara janë kryer me qëllim për të shtrënguar dhe detyruar debitorët për të marrë kredi të reja me vlerë principial të fryrë dhe me interesa shumë të larta, duke gënjyer që po “ristrukturojnë të vjetrën” apo për të paguar detyrime në vlera të fryra që nuk mbështeteshin në vlerat fillestare të urdhrave ekzekutues të dala nga gjykatat.

Si rrjedhojë shoqëritë MCA dhe Final kanë përfituar të ardhura dhe pasuri të paligjshme, të cilat ua kanë vjedhur dhe zhvatur qytetarëve, që përllogariten në 10-tra milion Euro sipas mënyrës së sipërcituar, para  dhe prona të cilat i kanë investuar apo përdorur në aktivitete të tjera.

Etiketa: krimmikrokrediOlsi IbropallatqeveriaskandaliTiranevetevritet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetari denoncon abuzimin: Dy gjoba në të njëjtën ditë dhe orë për të njëjtin parkim

16:52 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Po shkatërrohet Tirana!”/ Urbanisti: Ndërtimi i pakontrolluar, një gabim në kufijtë e krimit

16:00 : 26/06/2025
BOTA

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

13:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

Vlorë/ IKMT aksion te “Uji i Ftohtë”, prish pilotat e Moisi Lazajt të hedhura në tokë publike (VIDEO)

11:38 : 26/06/2025
AKTUALITET

Kaloi semaforin me portokalli, arrestohet shoferi që përplasi 3 të miturit me monopatina (EMRI)

10:14 : 26/06/2025
AKTUALITET

Bylykbashi: Pas shkëlqimit fshihet një qeverisje grabitqare, korruptive e lidhur me krimin

21:56 : 25/06/2025
Para

Fier/ 32-vjeçari plagos me thikë nusen e xhaxhait

TË GJITHA

Qytetari denoncon abuzimin: Dy gjoba në të njëjtën ditë dhe orë për të njëjtin parkim

16:52 : 26/06/2025

Operacioni “Çekani i Mesnatës”, gjenerali amerikan zbulon detaje nga sulmi i SHBA-së në Iran

16:49 : 26/06/2025

VIDEO/ Plas grushti mes 3 vajzave në Vlorë, kapen për flokësh për një vend parkimi

16:45 : 26/06/2025

FOTO/ Kush është 25-vjeçari shqiptar që u vra nga biznesmeni italian gjatë grabitjejes

16:43 : 26/06/2025

Zyrtare/ Ronaldo vijon karrierën te Al Nassr, firmos kontratën e re

16:39 : 26/06/2025

Me audio dhe video/ Kush janë 6 rrëfimet e Alibejt që SPAK refuzon t’i lëshojë në gjyqin e “Plumbit të Artë”

16:27 : 26/06/2025

Tiranës i sos durimi, mesazh Jarmounit: Gjej ekip për t’u shitur!

16:16 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com