• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

S’na intereson Beleri i grekëve, por i yni

09:53 : 16/07/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI

Nga Andi Bushati

Fredi Beleri nuk u prit si një hajdut votash, i liruar përkohësisht, por si një hero i helenizmit në Athinë. Që në daljen nga burgu i Fierit, ai u rrethua nga mikrofonët e gazetarëve të ardhur posaçërisht, u shoqërua nga një makinë me tagra CD e ambasadës, u ndoq nga dhjetra media në aeroportin “Elefteros Venizellos” dhe pati një takim special me kryeministrin Mitsotakis, të cilit i’u dhanë notat e mbrojtjes minoritetit grek në vendin tonë.

Natyrisht, që përmasat e këtij manifestimi, sa të bujshëm aq edhe pompoz, nuk janë të pafajshme. Ato janë menduar si një lloj karshillëku ndaj Tiranës zyrtare dhe si një lloj demostrimi force përkundrejt Edi Ramës, që preferoi të zgjidhte karrigen e shtrenjtë të kryebashkiakut të Himarës, përpara marëdhënies që kishte ndërtuar prej vitesh me homologun e tij të djathtë grek.

Natyrisht, të konceptuara si të tilla, ato mund të kenë prekur në tela sedrën nacionaliste të asaj pjese të shqiptarëve që mëkohen prej muajsh me portretin e pjesmarrësit në masakrën e Peshkëpisë, me atë të dhunuesit të flamurit tonë kombëtar, apo atë të idhtarit të Vorio Epirit. Por, historia e deputetit europian Fredi Beleri, i bardhë për disa e zi për të tjerë, i zgjedhur tashmë me votat e një vendi tjetër, nuk është një çështje shqiptare. Ne mund të na vijë keq që ai do të shkojë drejt Strazburgut, mund të mos jemi fare dakord me arsyet që e shpunë atje, mund të rrudhim buzët me karshillëkun që nga bëhet nga Athina, por në fund të fundit, këto janë aspekte që, së pari, i interesojnë një qeverie, dhe një populli tjetër. Ekzagjerimi i fqnjëve me “Fredy-n grek”, as nuk duhet të na errësojë sytë, as nuk duhet të na ulë ndjeshmërinë për atë që kemi parë këto 14 muaj, me Belerin, qytetar shqiptar.

Pikërisht në këto momente që zyrtarët grekë po celebrojnë “heroizmin” e tij, ne duhet ta shohim atë si lakmuesin e demokracisë sonë të çalë. Ish kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, është prova më ulëritëse për drejtësinë tonë të kapur politikisht. Administrata shqiptare nuk e lejoi atë, të marrë detyrën për të cilin e votuan zgjedhësit e 14 majit. Një zinxhir militantësh të infiltruar në “drejtësinë e re”, nuk e liruan as gjysëm ore për t’u betuar. Gjykata e Durrësit, ajo e Posaçme, më pas ajo e Lartë dhe ajo Kushtetuese, luajtën ping-pong me njëra tjetrën, për të zbatuar porosinë e Edi Ramës: “Mos më lejoni mua të bisedoj me një gagaç”. Ato shkuan dhe më tej, duke vepruar si ushtarë të bindur, për të krijuar iluzionin që Rama përsëriste ndërkombëtarisht, se ishte drejtësia dhe jo qeveria, ato që e mbanin peng Fredi Belerin.

Lexo edhe:

Tërmet me magnitudë 6.1 shkund Kretën, paralajmërimi për cunam

PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë?

Sot, me plot gojën njerëzit e Ramës mund të thonë: “tani që e kishte në dorë administrata politike atij i’u dha menjëherë leje, por, për sa kohë vendimi i tij nuk pati marrë formë të prerë dhe dritën jeshile duhet ta ndizte një prokuror, kjo gjë e ishte pamundur”. Sado fëmijënore të duket kjo alibi, ajo i shërben mbështetjes së tezës së kryeministrit, se nuk ka qenë në asnjë çast ai, që qëndroi pas një procesi farsë, të denjë për diktaturat më të egra.

Njësoj si më vërtetimin e tezës se, për inceneratorët dhe koncesionet në shëndetësi, kumbullat hahen pas shpinës së Ramës edhe këtë radhë SPAK-u dhe një varg i gjatë gjykatësisht, provuan se janë aty për të shërbyer si vegla të propagandës së udhëheqësit.

Ky është konkluzioni i trishtë i kësaj dite, që i vuri kapak një kalvari të turpshëm për shtetin tonë të së drejtës.

Pas inskenimit me dëshmitarë të remë, të paguar nga policia; pas një procesi ku u pranuan prova të manipuluara; pas një SPAK-u që mban të fshehura vendimet e gjykatave dhe këtyre të fundit që zhvillojnë seanca ku pengohet ballafaqimi i fakteve; përdorimi i drejtësisë si alibi se qe ajo vetë dhe jo partia, që e pamundësuan zbatimin e vullnetit të zgjedhësve, që përmbyllja më e shëmtuar e një historie turpi.

Lejimi i Belerit për të marrë avionin Tiranë – Athinë – Strazburg ishte tallja e fundit me të gjithë ne. Prandaj, përpara se të mërzitemi apo të revoltohemi me pritjen madhështore që fqinjët po i bëjnë deputetit të tyre, ne duhet të hapim sytë për fatin që i rezervuam kryebashkiakut tonë. Gafurrja greke apo nacionalizmi i një pjese të politikës së tyre, nuk mund të shërbejnë më si gjethe fiku, për të fshehur një histori që dëshmon instalimin e një shteti policor tek ne. Fatkeqësisht për të parë këtë na shërbeu sadopak edhe minoritari Beleri./Lapsi

Etiketa: Andi BushatiburgosjeEdi RamaFredi BelerigrekëveGreqiheroheroizmiHimaralejeParlamentin Europianyni

Lajme të lidhura

RAJONI

Tërmet me magnitudë 6.1 shkund Kretën, paralajmërimi për cunam

08:31 : 14/05/2025
AKTUALITET

PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë?

17:59 : 13/05/2025
AKTUALITET

Logu: Qeveria dhe DHL në shkelje të rëndë, të hetohen 53 mijë zarfe të dyshimta nga Greqi

16:43 : 13/05/2025
AKTUALITET

Shpërblimi elektoral, masakrohet gjelbërimi i Liqenit Artficial për koncertin e Noizy-t

13:29 : 13/05/2025
AKTUALITET

Burimi: Rama njësoj si Putin, nuk lejon të zhvillohen zgjedhje të lira

22:11 : 12/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ PSD fiton Vaun e Dejës, PS forcë e tretë! Rama kërcënoi kryebashkiakun: Mos luaj me dy porta

19:20 : 12/05/2025
Para

Deklaratat e Dumanit, Paloka: Këta intelektualë fshehën Inceneratorin që nuk e sheh njeri

TË GJITHA

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

10:28 : 14/05/2025

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

09:49 : 14/05/2025

Përfundon numërimi për kandidatët në Vlorë/ Gjiknuri “tërmet” tek PS, ja kush i merr mandatet

09:37 : 14/05/2025

Partitë e reja hapin për herë të parë një dritare drejt Parlamentit

09:18 : 14/05/2025

Këmbimi valutor 14 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

09:07 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com